LDK, ndërgjegje e artikuluar e aspiratës kombëtare për liri dhe pavarësi!

Opinione

LDK, ndërgjegje e artikuluar e aspiratës kombëtare për liri dhe pavarësi!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 15:54
Autori Fatmir Bajraj

Konteksti historik, prodhoizh brezin i cili përmes LDK-së, artikulojë qartë dhe guximshëm kërkesat nacionale si imanencë, dhe nxori n' ballë të asaj lëvizje nacionale, LDK-në, dhe emëruesin e eminencës, elitës për kauzën së lirisë, liderin e pakontestueshëm historik, prijësin e palëkundur të asaj lëvizje nacionale, Kryetarin e parë të LDK-së dhe të Republikës së Kosovës, vizionarin dhe arkitektin e pavarësisë së Kosovës, Atin themeltar të shtetit të Kosovës, presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova.

LDK, levizje mbarëkombëtare, e formuar nga elita intelektuale nacionale e Kosovës në kohë kruciale të thyerjeve të mëdha globale, pikërisht në kohën e rënies së sistemit komunist dhe ideologjisë së luftës së klasave dhe diktaturës së proletariatit në njërën anë, si dhe në kohën kur erërat e ndryshimeve radikale në botë dhe n'veçanti në bllokun socialist, me piemont BRSS dhe rënien e Murit të Berlinit me 3 tetor 1989, si konsekuencë, LDK-ja doli n' sipërfaqe në Kosovën e veshur nga Autonomia e 74-së, dhe me një sistem të instaluar serbo-sllav; të shtypjes, persekutimit dhe represionit fashist nga ana e regjimit të egër & barbar të Milllosheviqit.

LDK-ja, lindi si nëvojë imediate e gjendjes së mjeruar të shqiptarëve të Kosovës nën regjimin e egër dhe shtypës serbo-sllav mbi Kosovën dhe shqiptarët, si dhe, si përgjigje adekuate rrethanave të reja në mbrojtje dhe avancim të drejtave të mohuara dhe të nëpërkëmbura nacionale dhe kushtetuese në ish Jugosllavin "AVNOJ"-ane.

LDK, si një nga subjektet e para pluraliste post-komuniste dhe nacional-demokratike në ish Jugosllavi dhe me gjerë, dhe e para në Kosovën e shtypur dhe të robëruar, për rreth një dekade, ishte Lëvizja Politike Kombëtare e Kosovës rreth së cilës ishte koncentruar shumica absolute e popullsisë vendore dhe ishte kthye në gjenerator të artikulimit të aspiratës dhe kërkesave të Kosovës për liri dhe të drejta kombëtare.

Veprimi i saj politik ishte slogani i trinomit ekskluziv dhe autentik: Liri, Pavarësi dhe Demokraci.

Bartëse kryesore e proceseve politike të Kosovës në kohën e çintegrimit të ish Federatës Jugosllave dhe orientuar fillimisht në politikën aktive paqësore dhe më vonë, edhe në atë të rezistencës së armatosur, leva këto që fuzioninin njëra tjetrën në realizimin e kauzës nacionale për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur.

LDK dhe projekti nacional i Presidedentit historik Rugova!

Në kontekstin historik, gjeopolitik dhe gjeostrategjik, Presidenti historik Rugova dhe LDK, përmes projektit nacional të koordinuar me partneret strategjik dhe kryesisht me Amerikën si partner jetik dhe strategjik, u punua për një Kosovë të pavarur dhe demokratike, të hapur ndaj Shqipërisë dhe Serbisë, me garanca për serbet lokal, si dhe të integruar në BE, në NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të.

Gjatë dekadës së parë LDK-ja kishte orientuar aktivitetin dhe angazhimin politik përmes sistemi paralel në këto projeksione:

- Ruajajën e substancës nacionale të shqiptarëve të Kosovës,

- Internacionalizimin e çështjes së Kosovës, dhe

- Përgaditjën për një përballje të mundshme dhe t' pashmangshme me rezistencë të armatosur kundër armikut shekullor.

LDK-ja, gjatë dekadës së parë, në gjendje të okupimit klasik, sfidoj regjimin e Millosheviqit me padëgjueshmëri qytetare, duke mbajtur dy palë zgjedhje parlamentare dhe presidenciale si dhe organizoj një sistem të sofistikuar paralel me një Qeveri në ekzil si mundësi organizimi dhe mosnënshtrimi ndaj regjimit të pushtuesit.

LDK, ishte pjesë kruciale-aktive e luftës për liri, përkatësisht e UÇK-së dhe e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe n'bashkpunim dhe ndihmen e Amerikes në krye të NATO-së, preku lirinë dhe çlirimin e Kosoves me 12 qeshor 1999!

Deri në vitin 2006, në krye të LDK-së dhe të Republikës së Kosovës, ishte presidenti historik Rugova, i cili i fitoi të gjitha zgjedhjet parlamentare e lokale të organizuara nga Administrata Ndërkombëtare në Kosovë.

Pas shkuarjes në amshim të Presidentit Rugova, LDK-ja humbi primatin në skenën politike të vendit, "falë" zbrazëtisë që la lideri historik, dhe për pasojë, edhe ndarjes së partisë më se tri herë, fakt ky që dëmtoi LDK-në dhe vet Kosovën.

Pas shpalljes së Pavarësisë me 17 shkurt 2008, në procesin e shtetbërjes dhe shtet ndërtimit, LDK-ja ishte forca politike serioze dhe e pakapërcyeshme në të gjitha proceset fundamemntale të zhvillimit dhe integrimeve perëndimore dhe veri-atlantike.

LDK, duke sakrifikuar nga vetja, dhe duke u ngritë mbi interesat partiake dhe ato të pushtetit, gjatë gjithë këtyre viteve, ishte koperative, bashkëpunuese dhe dorëlirë për partneret qeverisës vendor, duke lëshuar pushtet partnerëve me t' vetmin qellim; hapjen rrugë dhe shtyrjen para të proceseve në dobi të shoqërisë dhe shtetit.

LDK, si anëtare e PPE-së, përkatsisht si parti e dajthtë dhe me orientim euro-perëndimor, asnjëherë në bashkëqeverisje dhe dy herë në drejtim të Qeverisë së Republikës së Kosovës me ish Kryeministrin Mustafa dhe më pas edhe me Kryeministrin Hoti, nuk shquhen sikur tjerët për krim, korrupsion dhe nepotizëm siç ishte rasti me tjerët dhe tani me binomin Kurti & Osmani, përkundrazi...!

LDK, edhe pse e dëmtuar nga kundërshtarët politik, edhe nga vrasjet e veprimtarëve dhe funksionarëve të saj partiak e shtetëror, asnjëherë nuk tentoj të ndërhyj në pushtetet e ndara me Kushtetutë dhe në kundërshtim me Ligjet pozitive të vendit.

LDK, fryma dhe filozofia e saj Rugoviane, mbërthen dhe ngërthen në vete tre breza në mbi tri dekada të cilët i japin kuptim dhe dimension gjithëpërfshirës dhe përafrues, breza të cilët fuzionojnë njëri tjetrin dhe së bashku bëjnë kalanë koherente dhe kohezive të suksesit për vete dhe vendin.

LDK, pamedyshje si Levizje nacionale dhe me pas si subjekt politik i organizuar dhe i strukturuar mirë, është një aset unik nacional, dhe të tjerat janë leva t' saja.

LDK është e vetmja lëvizje gjithëkombëtare pas Lidhjes shqiptare të Prizrenit, e cila mori mbi supe fatin e kombit dhe të atdheut në një kontekst dhe konstelacion gjeopolitik mjaft delikat dhe sfidues, dhe e cila ia doli mbanë bashkë me qytetarët e Kosovës dhe aleatet strategjik, duke përmbush gati nëv tërësi projektin nacional të shqiptarëve të Kosovës, për Kosoven shtet sovran dhe demokratik.

Vendi i LDK-së dhe i Presidentit historik Rugova, në analet e historisë kombëtare, është i praruar dhe në piadestal, pa të cilën, historia e Kosovës, fati i shqiptarëve në përgjithësi dhe i Kosoves n'veçanti, nuk do ishte ky që kemi sot.

LDK, është ideja, arsyeja dhe fakti sublim i Kosovës shtet i lirë dhe demokratik, Ati themeltar i të cilit është, presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat