Jo vetëm edhe në sytë e botës fitojnë kriminelët, mashtruesit dhe përdhunuesit e votës

Opinione

Jo vetëm edhe në sytë e botës fitojnë kriminelët, mashtruesit dhe përdhunuesit e votës

Nga: Dedë Preqi Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 12:42
Dedë Preqi

Nuk na befason «fitorja» e Vuçiqit, në zgjedhjet e fundit të parakohshme Parlamentare të Serbisë, edhe pse nuk do të ishte një fitore e mirëfilltë për popullatën e këtij vendi, kur opozita dhe masa e madhe e kësaj popullate kërkojnë anulimin e tyre, duke e mos pranuar rrezulltatin nga keqpërdorimet dhe parregullsitë që kanë ndodhur gjatë votimeve.

Megjithatë bëhët fjalë për manipulimet me votues të pa identifikuar dhe falsifikimet me votat e tyre në favor të Vuçiqit, duke e sjellë partinë e tij në një avantazh dhe fitore të shumicës, që nënkupton hapësirën e pafund të prirjes së njeriut kontravers me shembuj dhe vepra tragjike.

Kush do i bashkohet fitores së Vuçiqit, vetëm ata të cilët janë një zë i veçantë dhe i pa artikuluar me vullnetin e popullit, që i hasim edhe në këtë kohë dhe shekull të njerëzimit «modern», të cilët akoma e kanë në gjak dhe në gjenet e tyre luftën dhe gjenocidin ndërnjerëzor, siq janë bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, si presidenti i «Republikës serbe « të Bosnjes dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, dhe kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiç.

Duke marrë opinionet e shumë analistëve të botës demokratike, poashtu edhe profesorëve të njohur ndërkombëtar, si edhe opinionet e mikut tonë amerikan dhe profesorit universitar z.Daniel Server, i cili fitoren e Vuçiqit, e quan jo ligjitime, dhe ky rrezulltat «nuk është shenjë e mirë» për marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë, kur në krye të shtetit serb kemi një udhëheqës të njëjtë dhe pasardhës të diktarit Millosheviq.

Dhe shumë analistë të tjerë, si edhe ata serb, që komentojnë zgjedhjet e fundit dhe fitoren e Vuçiqit, në Serbi, japin opinione interesante dhe të veçanta, duke theksuar se, edhe sikur të kishte fituar opozita në këto zgjedhje, asgjë nuk do të kishte ndryshuar, sepse të gjitha rrugët e politikës serbe dhe të Serbisë, qojnë në një drejtim, apo të Serbisë së madhe, të cilët po mundohen dhe e kanë të planifikuar ta kopenzojnë humbjen e Kosovës.

Dhe sa i përketë marrëdhënieve me Kosovën, kjo Serbi, me këtë politikë dhe mentalitet, mbetët e njëjtë, kur edhe në një konferencë të fundit pas zgjedhjeve deklaron Aleksandër Vuçiq, duke thënë se nuk do ta njeh shtetin e Kosovës, dhe kundërshton hapur Marrëveshjen e Ohrit dhe Aneksin për zbatimin e kësaj marrëvshje edhe pse BE, dhe SHBA, e thojnë të kundërtën, se kjo marrëveshje është një obligim dhe detyrim në mes palëve.

Kështu, njeriu e ka vështirë të kuptojë në fillim se ç’farë është ai vetë, dhe të mendoj se a është edhe vetë si qenje e botës normale, që do të thotë të jetë i lidhur me botën e lirë dhe përballë saj, apo në të kundërtën e asaj, edhe kafshët janë qenje, por njerëzit për dallim nga këto qenje e kanë pamjen, kulturën, karakterin, sjelljet dhe aktivitetin e vet njerëzor pak më ndryshe.

Cilën domethënje dhe mbresë na lë neve sot qëndrimi i Serbisë dhe politika e saj në krye me Vuçiqin, e cila është protagoniste dhe regjisore e veprave tragjike në Ballkan, e veprave makabre dhe ç’njerëzore, dhe në arritjet e saj për të pasur sa më shumë hapësirë dhe pushtet, si diçka e përllogaritur të kënaqet me arritjet e veta, të fituara me dhunë, me shtypje dhe me lufta të përgjakshme ndaj popujve jo serb, për krijimin e një Serbie të Madhe.

Receptet e tilla e kanë një përgaditje të posaqme nga ASHAS, me ndihmën e Kishës Ortodokse serbe, si një përbërje kimike, që përzihet gjithherë në politikat e shtetit serb, ku do i shtohen edhe disa melmesa tjera, sikur janë politikat e Rusisë, dhe e Kinës, për ta ndezë konfliktin dhe destabilizuar Ballkanin perëndimor.

Por, nuk do të thotë se historia domosdo duhet të përseritet edhe njëherë, sepse bëhët fjalë për një realitet të ri në këtë botë, në mesin e saj ka ndryshuar edhe Kosova me imazhin e saj, e cila sot është e pavarur dhe sovrane, dhe tani për tokat e veta duhet ti bëjë llogaritë vetë në bashkërënditje dhe përkrahje të miqëve ndërkombëtar në krye me SHBA-të, dhe aleatët e saj.

Serbisë dhe këtij llojit të Vuçiqit me bashkëpunëtorët e tij, nuk u bëjnë përshtypje, që Serbia do bëhët anëtare e BE-së, apo e misionit të NATO-s, nëse heq dorë nga interesat nacionale të popullit të vet serb, dhe sikur ndjehet e turpëruar, nëse i pranon mëkatet e veta para botës, siq është pranimi i gjenocidit në Srebrenicë, Kosovë dhe Vukovar, dhe t’u kërkohet falje, si një gjest human e i drejtë njerëzor.

Edhe Evropa me politikat e saj të neglizhuara dhe jo serioze ndaj zgjidhjes së çështjes së Kosovës me Serbinë, sikur do të ishte e pa aftë dhe dështake në këtë rrol, sepse me një organizim dhe përkushtim më të mirëfilltë dhe në bashkëveprim me vendet anëtare të saj, nuk do ta linte Kosovën, në këtë gjendje të pa sigurtë dhe lirinë e saj pezul e të izoluar në rajon.

Zgjidhja e çështjes së Kosovës me Serbinë, është vetëm dialogu demokratik, ku ndër të tjera ky dialog duhet të shfrytëzohet me urtësi, maturi e guxim, dhe në këtë kontekst për t’a realizuar këtë dialog, duhet përveq BE-së, domosdoshmërisht të ndërmjetësohet nga SHBA-të, në mënyrë që ky dialog të mos dështojë apo të shterpojë si i tillë, dhe shumë pak duhet të mirremi me përshtypjet që dalin nga bota serbe e Vuçiqit dhe të tjerëve.

Prandaj, edhe fokusi i kryeministrit Kurti, është për një marrëveshje dhe dialog paqësor, që edhe Serbia, ta kuptojë realitetin e ri në Kosovë, edhe pse është vështirë të përkthehet në një marrëveshje paqësore me Serbinë, që këtë vend të agresuar mund ta drejtonte brenda kornizave të caktuara, apo brenda një kapitulli që nënkupton njohjen reciproke, poashtu duke shpresuar se përmes miqëve ndërkombëtarë dhe SHBA-ve, do të përmbyllët ky kapitull i hidhur dhe monoton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat