Si po funksionon sistemi bankar në Kosovë?

Opinione

Si po funksionon sistemi bankar në Kosovë?

Nga: Ismail Muçiqi Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 20:55
Ismail Muçiqi

Në bazë të dhënave, Bankat komerciale të cilat funksionojnë në Republikën e  Kosovës gjatë vitit të kaluar kishin një fitim marramendës mbi 100 milionë euro. Në emër të Sistemit Bankar në Kosovën e pasluftës u hapën një numër i Bankave komerciale të cilat prioritet dhe qëllim kryesor kishin profitin duke e ngritur shkallën më të lartë të komatave në dëmë të bizneseve dhe qytetarëve. 

Mjerisht këto filjala bankare të cilat punojnë në Kosovë në bazë të politikës ekonomike, financiare janë shndërruar në “lloj perandorie financiare”. Qytetarët e Kosovës vite me radhë u dëmtuan në aspektin financiarë duke u detyruar të marrin kredi me kamata astronomike. Kështu shumë biznese nuk arritën të mbijetojnë për shkak të kredive me kushte të papërballueshme për njerëzit e këtij vendi. Këto Banka përditë e më shumë janë duke i reduktuar edhe burimet njerëzore për të përfituar sa më shumë për veten e tyre. Në Prishtinë tani më janë mbyllur edhe shumë pika të cilat ishin duke punuar më parë duke ua vështirësuar shërbimet qytetarëve të cilët janë të lidhur me skemat pensionale, invalidore dhe kategorive tjera të cilëve transferet u bëhen përmes këtyre bankave. Shtrohet pyetja? Cili është roli i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Ky institucion bankar si duket nuk qanë hallin fare për vështirësitë qe po përballën qytetarët, për uljen e shkallës të komatave (apo të fajdeve) të cilat i kanë goditur dhe varfëruar qytetarët. Banka Qendrore e cila ka obligim të monitoroj punën e bankave komerciale që veprojnë në Republikën e Kosovës si duket është jashtë rrjedhave të funksionimit të këtyre bankave të cilat po korrin profit në dëmë të qytetarëve te këtij vend.

Duhet theksuar se nga themelimi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në krye të këtij institucioni janë zgjedhur individ me libreza partiake të cilët kanë pasur sjellje burokratike duke u shërbyer klaneve që lidhen me interesat financiare, biznesore e deri ato partiake. Nuk na kujtohet ndonjë rast që Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka sanksionuar apo ua ka marr licencën ndonjë banke e cila i ka shkel rregullat apo ligjet në dëmë të qytetarëve.

Është mësë e nevojshme që Institucionet e Shtetit Parlamenti i Kosovës, Qeveria që sa më parë ta trajtojnë situatën në sistemin bankarë të Kosovës duke kërkuar reforma sa më të thella për ta ndryshuar gjendjen në këtë sektor i cili nuk u ndëshkua asnjëherë. Për këtë janë përgjegjës të gjithë ata që ishin në krye të Bankës Qendrore të cilët asnjëherë nuk u përballen me problemet serioze që i krijuan bankat komerciale në dëmë të bizneseve dhe të qytetarëve përmes politikës diskriminuese financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat