Testi PISA në Kosovë

Opinione

Testi PISA në Kosovë

Nga: Milazim Maraj Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 06:46
Milazim Maraj

Përsëri Kosova në fund të listës së shteteve që testuan arsimin e tyre. Shqipëria diçka më mirë, por jo kënaqshëm. Çka po ndodhë? Çka duan shqiptaret?! Pas daljes së rezultateve të testeve behën debate, profesionale dhe jo profesionale. Por asnjëherë nuk behën debate shkencore që do të përcaktonin masa të duhura, të domosdoshme. Nuk përcaktohen masa, por të gjitha këto debate përfundojnë me kërkimin e fajtorit jashtë vetës së fajtorit, jashtë partisë në pushtet diku dhe jashtë institucioneve përgjegjëse në zinxhirin e arsimit nga maja piramidës deri në nivelin (0). Inspektorati i arsimit është pa kompetenca të mjaftueshme për vendimmarrje, pastaj drejtësia është njëri nder faktorët inert dhe shumë i pa përgjegjshëm.

Nuk ndjenë përgjegjësinë për këtë gjendje në arsim. Strukturat në arsimin e Kosovës kanë probleme jo vetëm të nxjerrin arritje sa më të larta të dijes nga arsimi por në përballimin e luftës politike e cila është mjaftë e pa mëshirshme dhe e pa kujdesshme për dëmet që i sjell ardhmërisë së popullit të vet. Numri i nxënësve po bije. Pra nuk është fare problem numri i madhe i nxënësve në shkolla. Problem është përkushtimi dhe profesionalizmi në mësimdhënie. Kontrolli i vazhdueshëm dhe përgjegjësia në punë. Aktivizimi i strukturave në arsim dhe përgjegjësia e tyre për në punë. Llogaridhënia që fare nuk është e përshtatshme dhe intensive.

Nuk u aprovua ligji për pensionimin e parakohshëm të mësimdhënësve që nuk janë më në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk mund të japin më kontributin që kërkohet. Mungesa e trajnimeve të pa ndërprera dhe kontrolli i vazhdueshëm i ngritje s cilësisë në arsim dhe efektit të trajnimeve. Humbja e orëve të mësimit është jashtë kontrollit. Mbajtja profesionale o orëve është e pa kontrollueshme. Dështimi në arsim është dështim i ardhmërisë tonë. Një komb me ardhmëri të dështuar është i dënuar me shuarje. A ndjeni përgjegjësi për këtë fakt? Simptoma të kësaj gjendje kemi mjaftë. Shpërngulja dhe humbja e shpresës në shtetin e vet është shumë e çartë. Humbja e dëshirës për të mësuar dhe për të ditur.

Humbja e dashurisë për atdhe është pasojë e arsimit të dobët. Ti bëjmë një pyetje vetes; A mund të integrohemi kështu në BE dhe në nivel të shteteve të përparuara në Botë? Qeveritarë, Deputet, Kryetarë të Komunave, asamblist, drejtor të institucioneve, që u dhamë besimin mos na tradhtoni! mos na preni në besë! Kjo që po ndodhë me arsimin tonë, është fundosje me shpejtësi të tmerrshme. Trokitni në ndërgjegjen tuaj, ne jemi ata që u zgjodhëm, ne ju besuam, nga të ardhurat tona ju pasuroheni ndërsa kombin tonë të lashtë, të kulturuar, me vlera të larta për terë botën ju po e fundosni pa përgjegjësi, pa mëshirë dhe pa turp. Shqiptaret vuajtën mjaftë nga të huajt, mos i bëni ju të vuajnë përsëri nga ju do të thotë nga vetja e tyre. Mallkimi i shqiptarëve do të u zënë atëherë kur nuk mund të përmirësoheni dhe as kërkoni falje.

12.12/2023

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat