Fundi apo fillimi i fundit të ëndrrave të djegura dhe iluzioneve serbo-jugosllave?

Opinione

Fundi apo fillimi i fundit të ëndrrave të djegura dhe iluzioneve serbo-jugosllave?

Nga: Agron Shabani Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 16:57
Autori Agron Shabani

"Nganjëherë duhet prekur, njohur dhe shijuar fundin e ferrit ose mjerimit individual dhe kolektiv, për t'i zbuluar, njohur, prekur, shijuar;, zbuluar ose identifikuar yjet e dritës (agut) ose fillimit tonë.", do thoshte dikur Dr. Savka Dapçeviç-Kuçar, intelektuale, politikane dhe patriote e shquar kroate.

Politikanët dhe mediat e Kosovës,me në fund, do jenë të detyruar patjetër të zbresin spiralen e dhunës, terrorit, komplotit, shantazhit, konspiracionit, de konspiracionit dhe luftërave të ndryshme speciale, psikologjike, subverzive, propagandistike dhe të tjera mbi "luftën ose konfliktin e pashmangshëm në mes Kosovës dhe Serbisë" që ndodhë, përditë ose vazhdimisht në imagjinatat ose fantazitë e ndryshme objektive dhe subjektive të Albin Kurtit, Aleksandar Vuçliçit, e qatipëve të tyre.

UÇK-së nga toka dhe forcat ajrore të Natos nga qielli: Njëherë e përgjithmonë i kanë shporrur (zhdukur) frikën së bashku me muzgujt e intelektit njerëzorë ose hijet e lugatëruara të mesjetës në ato hapësira.

Lufta në Kosovë ka përfunduar në vitin 1999....Dhe, Serbia e ka humbur atë luftë.

Kosova dhe shqiptarët në luftën e tyre çlirimtare dhe heroike- kundër Serbisë kriminale, gjakatare, terroriste, imperiale, kolonialiste, hegjemoniste dhe ekspansioniste, i kanë shpalosur dhe dëshmuar para botës forcën (fuqinë), guximin, vitalitedtin, patriotizmin, heroizmin dhe sakrificat e tyre sublime, mitike, biblike etj.

Ndaj, "lufta e re në mes Kosovës dhe Serbisë" mund të ndodh ose ekzistoj vetëm në imagjinatat ose fantazitë e atyre që e kanë mohuar, prolonguar dhe paragjykuar dikur luftën UÇK-së.

Politika dhe politikërja e Kosovës si duket kanë probleme të rinjohjes, zbulimit ose rikujtueses.

U mor vesh se në mungesë shteti dhe lirie shtetërorë dhe nacionale për shumë shekuj dhe dekada: Në atë vetmi, mjerim ose izolim të imponuar, populli, liderët ose politikanët shqiptar ose kosovar, shpeshherë ose vazhdimisht e kanë ngrënë, kafshuar, mashtruar, plaçkitur ose shqyer njëri tjetrin dhe vetveten e tyre!

Kjo për faktin se në themel të marrëdhënieve ose raporteve personale, interpersonale, politike, partiake, pushtet mbajtëse, karieriste, profiteriste dhe të tjera të liderëve ose politikanëve kosovar, vazhdimisht kanë dominuar ose ambivaluar shantazhi, komploti, linçimi, konspiracioni, de konspiracioni, arroganca, cinizmi, injoranca, urrejtja, xhelozia, mosbesimi (ateizmi) i ndësjellë ose reciprok, kretenizmi, padituria, nebuloza, stupiditeti, mediokriteti, skihzofrenia, idiopatia, amnezioni, indolenca, apatia, animoziteti, amorozitei (amoraliteti), korrupsioni, stratifikacioni, karriera, pasuria e pandershme dhe e paligjshme, trafiku ose kontrabanda institucionale dhe funksionale, frika latente ose permanente nga hakmarrja,, fataliteti, kompleksët e njohura të Edipit, gjegjësisht, inferioritetit ose makiciozitetit e kështu me radhë...Dhe, jo aspiratat ose interesat e larta të kombit dhe atdheut.

E sidomos atëherë kur preheshin fatet e njerëzve, popujve (kombëve) dhe shteteve të ndryshme së bashku me "tabelat e ligjeve" të ndryshme historike, gjeografike, ushtarake, politike, sociale, ekonomike etj. Ai trend ose "standard" vazhdon edhe sot.

Ndryshe nga kjo, edhe drafti ose "modeli i moderuar" i asociacionit (republikës serbe) në Veriun e Kosovës ose Mitrovicasi, është prodhim ose derivat i politikës dhe diplomacisë së asgjësë për asgjë.

Kosova dhe shqiptarët, tani e afro dy (2) dekada ndodhën në "shallterin" ose paradhomën (koridorin) e pritjes, për t'iu bashkangjitur të të ashtuquajturit "kompozicionit të përbashkët" të UE-së.

Nuk futët apo, nuk inkuadrohet Kosova në BE-s, pa i dhënë ,ose pa i falur edhe shumëçka (blanco)-Serbisë në atë mënyrë që edhe Serbia të ketë hise, licedncë dhe moniopol në pronën, pasuritë, vlerat dhe resurset e njohura të Kosovës dhe shqiptarëve.

Shtoja këtu edhe paragjykimet, paranojat ose parafytyrimet e ndryshme fetare (religjioze), kulturore dhe të tjera të disa shteteve perëndimore ndaj shqiptarëve mysliman etj....

"Dy narkotikët më të mëdhenj të Perëndimit janë: Alkooli dhe Krishterimi"., do thoshte dikur Friedrich Nietzsche.

Seneka i shquar dikur do i pyeste të tjerët me këto fjalë: Ju lutem më thoni se ç’do të thotë, apo ç’ kuptim ka për ju ndershmëria?, ç’të mira sjell ajo dhe ku e ka strehën ajo? Në trup, në mendje, në zemër apo në shpirt...?

Ndaj, gjithnjë sipas pyetësorit të lartpërmendur të filozofit ose mendimtarit të madh romak, duhet pyetur lidershipin e njohur të UE-së si më poshtë: Zonja dhe zotërinjtë të nderuar,

Ju lutem shumë, na thoni ose na tregoni më konkretisht ne të tjerëve se ç’ kuptim kanë për ju dhe ç’të mira sjellin "lufta, heroizmi, sakrifica, patriotizmi, ndershmëria, edukata, kultura, arsimimi, emancipimi, disiplina, morali dhe karakteri i njohur shtetërorë dhe nacional...?!

Ku e kanë strehën ose çatinë e përbashkët "edukata, kultura, arsimimi, emancipimi, morali (ndershmëria), karakteri dhe disiplina e njohur fetare, kulturore, shtetërore, nacionale, funksionale, institucionale, konstitucionale, politike, diplomatike, ligjore, administrative dhe juridike"?! Në trupin tuaj, në barkun (stomakun) tuaj, në xhepat tuaj, ne teprinë serbe, në zemrën, shpirtin, origjinën, gjenet, gjakun, palcën, limfën ose ADN-n e tyre, në "logjikën" ose "trurin" e tyre, në familjen ose farefisin e tyre, apo....?!

Nuk ndjehem i obliguar të besoj se i njëjti Zot i cili na ka pajisur me shqisa, ndjenja, arsye, logjike dhe intelekt, ka për qëllim qe ne të heqim dorë nga përdorimi i tyre maksimal ose optimal.( Galileo Galilei)

"Udhëtoni dhe mos i tregoni askujt. Përjetoni një dashuri të vërtetë dhe mos i tregoni askujt, jetoni të lumtur dhe mos i tregoni askujt, bëhuni të fortë e të suksesshëm dhe mos i tregoni askujt, sepse njerëzit e paditur, njerëzit e ligj, xheloz, nebuloz, demagog dhe hipokrit, zakonisht i mbysin ose shkatërrojnë gjërat e bukura dhe të lumtura. "( Një mendimtar i shquar arab.)

Janë disa gjëra të cilave secili njeri i mençur iu frikësohet: Stuhisë së detit, natës pa hënë, fundit të gotës, zemërimit të gruas, urtësisë së trimit dhe heroit, guximit të ushtarit, durimit të besimtarit dhe heshtjes së një lideri ose politikani të ditur, profesional dhe inteligjent., thonë kështu analët dhe kronikat e ndryshme.

Kemi vuajtur, pësuar dhe sakrifikuar aq shumë ne shqiptarët në rrugën e gjatë të çlirimit (lirisë) dhe pavarësisë shtetërore, nacionale dhe politike. Janë sakrifikuar shumë breza ose gjenerata të tëra.

Mrekullia e tërë kësaj maratone ose odisejade të gjatë dhe kaq të mundimshme qëndron në faktin se falë Zotit të Madh e Falënderues, falë luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së, si dhe përpjekjeve tjera biblike dhe titanike të popullit (kombit) , si dhe elitës së dikurshme intelektuale dhe patriotike, si dhe falë SHBA-s, B. Madhe, Gjermanisë, NATO ose Perëndimit, i mbijetuam dhunën, terrorin, gjenocidin, etnocidin, urbanocidin, kulturocidin dhe masakrat serbe së bashku me muzgujt ose hijet e lugatëruara të mesjetës.

Kosova dhe shqiptarët sot janë të lirë (çliruar) nga zgjedha dhe tirania serbe, por jo edhe nga imagjinata oseë fantazia e tyre primitive, mesjetare ose arkaike.

Ironia e tërë kësaj të arriture epokale dhe historike, ndërkaq qëndron në faktin paradoksal, reaksionar dhe anakronik, sipas të të cilit, Kosova dhe shqiptarët, sikur i harruan shumë shpejt luftën e lavdishme dhe heroike të UÇK-së!

U harruan madje edhe angazhimin dhe kontributin kolosal dhe titanik i SHBA-së, NATO ose Perëndimit për Kosovën dhe shqiptarët.

Sikur u harruan madje edhe konceptet, idealet, vizionet dhe parimet e njohura oksidentale ose perëndimore së bashku me misionin, narrativin dhe testamentin e njohur kontemplatv, komprehensiv, komplementar, suplementar, intelektual, inteligjent dhe patriotik që përkon me periudhat e njohura të Humanizmit dhe Renesansës në fazat e brilimit ose shkëlqimit të tyre me të madh.

'Njeri, beso në 'dekalogun' ose 'urdhëresën e pestë' si dhe në vetveten tënde objektive dhe subjektive dhe mos i vrit kurrë kohën dhe ëndrrat tua!", tha dikur i dituri ose i mençuri.

Në fakt, krizat, acarimet ose konfliktet e ndryshme në Kosovë ose rajon (Ballkan),sikur janë të ndërlidhura edhe me qarqet, strukturat, koniunktura, nomenklaturat ose elitat e ndryshme politike, diplomatike, ushtarake, strategjike, gjeopolitike, financiarë, tregtare, ekonomike dhe të tjera të shteteve ose fuqive kryesore të UE-së, NATO ose Perëndimit.

Ironia tjetër është fakti së i ashtuquajturi "shteti i thellë" ose dubioz së bashku me forcat e ndryshme borxheze, skllavopronare, feudaliste, retrograde, egocentrike, diabolike, reaksionare, anakronike, paranormale, para politikë dhe të tjera, mund të dominojnë me Kosovën dhe shqiptarët, duke përfituar nga situatat ose "status quotë" e ndryshme.

Ndonëse, as rilindja ose ringjallja shqiptare, asnjëherë nuk ishte e plotë, veçse e pjesshme ose sipërfaqësore.

Se këndejmi, edhe globi dhe kontinenti ynë po kalojnë një cikël të ri sfidash ose krizash serioze e besa madje edhe dramatike ose apokaliptike.

Lufta shkatërrimtare dhe apokaliptike në Ukrainë, i ka ndryshuar globin dhe kontinentin tonë njëherë e përgjithmonë.

Kontinenti plak sot po mbyllet ose izolohet nga jashtë, dhe po tkurrët ose ngushtohet nga brenda, ose brenda kornizave të tij burokratike, administrative, juridike, teknokratike, politokratike etj.

Nuk ka patur asnjëherë një mbyllje të tillë kontinentale, gjeografike, politike, administrative ose juridike si sot.

Ndërkohë që e gjithë filozofia politike dhe diplomatike, janë një akt, stil, takt, talent ose arti i gjuhës, dialogut, komunikimit....Diçka që na drejton drejt afrimit dhe kooperimit me të tjerët, si dhe me njëri tjetrin.

Çdo mendim i madh fillon me një fjalë, ide, teori, narracion, metaforë, adiaforë, alegori...

Mendimtarët e mëdhenj janë shpeshherë edhe komunikues, dialogues ose oratorë supremë ose kulminant.

Por, nganjëherë, raporti ose marrëdhënia e njohur mes mendimit, shkrimit, gjuhës ose komunikimit, tek shqiptarët shfaqet konfliktuale, kontradiktore, banale ose fataliste.

Ndaj, mu për këtë fakt, filozofët, sociologët, psikologët dhe politologët e specializuar dhe kompetent, bëjnë prova, duke folur ose shkruar për politikanët ose diplomatët e ndryshëm ditor ose periodik, derisa i gjejnë ne gaf,, dhe i fusin në brendinë ose vetveten (egon) e tyre, dhe i bëjnë për veti. Kuptohet si miq ose klientë të tyre.

Këtë stil ose këtë traditë dydrejtimëshe, insubordinuese, kontemplative, komprehensive, komplementare, suplementare ose superlatuve, mund të hasim edhe tek Kanti, Hegeli, Niçëja, Shopenhauri, Dekarti, Spinoza, Poperi, Loku, Platoni, Chomsky, Ruxher Boshkoviçi, Pushkini, Lomonosovi...dhe deri tek filozofia ose pedagogjia e rreptë (strikte) e Aristotelit.

Bota jonë shqiptare së bashku me hapësirën tonë jetësore, etnikë, shtetërore, nacionale ose gjeografike, sikur po tkurrën, cungohen, ngushtohen dhe reduktohen përditë.

E sidomos kultivimin ose blerjen marramendëse ose astronomike të spermës së kalit, magarit (gomarit) ose shtazëve (bishave) tjera, për të lindur ose krijuar "meshkuj ose burra të fortë"....!?

Kush mund t’ia shpjegojë sot ato popullit ose profanit ?, do pyeste njeriu shqiptar.

Për çfarë shërbejnë atëherë arti, kultura, letërsia, gazetaria, shkenca (filozofia), politika ose diplomacia, nëse nuk na bëjnë me racional, me human ose me njerëzor?

Në të kundërtën, ato e bëjnë të kanosur (rrezikuar) qenien, materien, krijesën dhe ekzistencën tonë individuale dhe kolektive

Nuk është aspak e lehtë të jetosh me ankthin dhe stresin e përditshëm të një jete institucionale, funksionale, politike dhe diplomatike të ndodhur diku në mes krimit, dënimit, mashtrimit dhe fasadës.

Ç ‘është e vërteta, edhe pse Vjosa Osmani, Albin Kurti, Glauk Konjufca, Donika Gërvalla dhe të tjerë, janë udhëheqës të institucioneve dhe dikastereve të njohura shtetërore, nacionale, politike dhe diplomatike në Kosovë: Shefat nën hije, apo shefat e shefave të politikës dhe diplomacisë së Kosovës janë Veton Surroi së bashku me klikat, klanet ose tarafët e tij në "Koha net" dhe gjithandej.

Plus fobia dhe paranoja e njohur kundër UÇK-së....!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat