“Zjarr vënia” e drejtësisë

Opinione

“Zjarr vënia” e drejtësisë

Nga: Hisen Berisha Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 12:36
Autori Hisen Berisha

Mirë që me datë 20 Nëntor 2023, Albulena Haxhiu - Ministrja e Drejtësisë, u mor në pyetje nga hetuesit e krimeve të rënda në Policinë e Kosovës, po Instituti i Mjekësisë Ligjore pse të digjet?! Aty, me sa di unë, ruhen raportet e ekspertizave dhe mostrat e ndryshme për shkaqet dhe mënyrën e vdekjeve, përfshi të vrarët por edhe identifikimin e trupave të pa identifikuar të të vrarëve në luftë dhe jo vetëm.

Të më ndjejnë familja, por aty duhet të ishin edhe raportet e autopsisë së Adem Jasharit dhe familje se gjërë të tij. Edhe mostrat e rastit Dehari po ashtu, të cilat i shpëtuan zhdukjes nga një frigorifer i hedhur siç u tha nga Ministrja e dyshimtë. Po pse u dogj tani se?! Sa raport/dëshmi krimesh u zhdukën? Sa raste penale do të mbyllën tani, në mungesë të provave, që duhet të jenë djegur aty?!

Po shpresoj të jenë djegur vetëm zyrat, e jo ndonjë vend special ku ruhen këto raporte/dëshmi, siç po “kukatë” me të drejtë Dr. Arsim Gërxhaliu. Kërkoj që në një afat të shkurtë kohor të raportohet çka ka humbur pas zjarrit. Veç FBI mund ti bjerë në fije kësaj “zallamahie”! Djegia e institutit tani, vjedhja e mostrave të Astrit Deharit më herët, tregon se mbrapa sulmit terrorist në institucione para vitit 2019 dhe vetëvrasjes se Astrit Deharit, janë forca të mëdha të fshehta të nëntokës së krimit edhe politik, me gjasë të lidhura me pushtetin aktual, dhe me ato forca që kanë ndikuar ta sjellin në pushtet, me qëllim të rrënimit të shtetit dhe të eliminimit të forcave patriotike dhe shtet formuese. Ishim mirë në një demokraci të brishtë që po ndërtonim, ç’na u desh të rikthejmë neo - komunizmin dhe metodat komunistë të shtet zhbërjes?!

Pak vuajtëm mbi 50 vite ketë regjim, që na e dogji shpirtin, historinë, e lëre më institutet e dëshmitë e krimeve të kriminelëve të të gjitha llojeve dhe kohërave?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat