Top tri skandalet e pas luftës: Koalicioni i “Zanzi –barit”, afera “Pronto” dhe rrahja e policëve nga djemtë e Adem Grabovcit

Opinione

Top tri skandalet e pas luftës: Koalicioni i “Zanzi –barit”, afera “Pronto” dhe rrahja e policëve nga djemtë e Adem Grabovcit

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 17 nëntor 2023 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Në Kosovën e pasluftës janë të shumta skandalet politike, mirëpo duhet veçuar tri skandale që për nga përmbajtja shpjegojnë katapultimin e shtetit përballë pazareve të LDK-së dhe PDK-së në drejtësi.

Si skandali numër një, duhet veçuar atë që njihet si skandali i “Zanzi Bar-it”, ku në nëntor të vitit 2009 në barin e natës “Zanzi”, zëvendës-kryeministri i asaj kohe Hajredin Kuqi lajmëroi zëvendëskryeministrin tjetër nga ana e LDK-së Ramë Manaj se LDK do të përjashtohej nga koalicioni me PDK-në.

Ndonëse po në “Zani-bar” u krijua koalicioni mes këtyre dy partive kryesore, e që rezultoi të ishte gabim pasi nuk solli asgjë të mirë për vendin. Kjo shpjegon se koalicionet bëheshin në kafene në formë të pazareve.

Derisa edhe afera tjetër, edhe për nga përmasat e saja, edhe kryesore, është afera "Pronto" në vitin 2013. Në këtë aferë ishin të përfshira biseda ndërmjet Adem Grabovcit dhe Hashim Thaçit, Sami Lushtakut dhe Adem Grabovcit dhe Vlora Çitakut dhe Adem Grabovcit, pastaj Kadri Veseli dhe të tjerë. Çka të gjithëve ju ka mbetur në mendje pa dyshim, është kur aso kohe kryeministri Thaçi lajmërohet në telefon me shprehjen “Pronto”, mirëpo kjo aferë zbardh më së miri kapjen e shtetit.

Në këtë aferë ku u përfshinë krerët më të lartë të shtetit u shpërfaq fytyra e vërtetë të shtetit të kapur.

Derisa skandali tjetër ka si personazh djemtë e Adem Grabovcit. Konkretisht djemtë e tij në vitin 2013 rrahin deri në alivanosje një polic të Kosovës, pasi ishin ndalur për tejkalim shpejtësie në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë. Djemtë e ish pushtetarëve ishin mbi çdo ligj, nuk njihnin kufi, si të tillë ishin produkt i prindërve të tyre.

Këto tri skandale janë më të theksuara edhe në aspektin e opinionit, ndonëse ka edhe të tjera me fund tragjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat