Pse po i “djeg” Vlora Çitakut sa herë që përmendet Hashim Thaçi?

Opinione

Pse po i “djeg” Vlora Çitakut sa herë që përmendet Hashim Thaçi?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 12 nëntor 2023 Në ora: 15:32
Hashim Thaçi dhe Vlora Çitaku

Çdo herë që ish padroni i saj Hashim Thaçi përmendet për bëmat e tija jo të mira, ish vartësja e tij e ndjen obligim t'i del në mbrojtje. Sigurisht Vlora Çitaku ende e ndjen obligim falënderimi ndaj Thaçit për emërimin e saj ambasadore e Kosovës në Uashington pa ndonjë përgatitje të theksuar siç e kërkon përfaqësimi i shtetit në kryeqendrën më të rëndësishme të botës.

Me një zotërim të dobët të gjuhës angleze dhe servilizimit ndaj Thaçit, Vlora Çitaku nuk është se shquhet për ndonjë aftësi të veçantë. Ndaj, nuk rresht se shprehur admirimin për Thaçin kudo që i jepet rasti.

Së fundit, Vlora u tërbua pse kryeministri Albin Kurti duke folur në një panel në Forumin e Paqes në Paris, ka përmendur ish-presidentin Hashim Thaçi për idenë e shkëmbimit të territoreve. Konkretisht Kurti u shpreh :“Ka pasur homolog edhe në Kosovë nga një prej paraardhësve të mi, sepse në atë kohë është parë si një rregullim i shpejtë, korrigjim i shpejtë midis liderëve autoritarë që flasin për popullin si familjet e tyre dhe shtetet si prona private”, besoj se çdo njeri në Kosovë e di se Thaçi synonte të realizonte këtë ide. Reagimi i nënkryetares së PDK-së, më tepër është dhimbje ndaj Thaçit se sa ndaj të vërtetës.

Sipas Vlora Çitakut përmendja e Thaçit nga ana e Kurtit "është një turp që vetëm sa e shpërfaq vogëlsinë e kryeministrit aktual dhe cektësinë e rezultateve të qeverisjes së sotme.

Presidenti Thaçi nuk ka mundësi t’ia kthejë sepse është në paraburgim duke mbrojtur UÇK-në”.

Infantile kjo deklaratë nga dikush që mëton se është intelektuale, e paqëndrueshme dhe krejtësisht jo profesionale. Së pari të gjithë e dinë tentativën e Thaçit për shkëmbim të territoreve të cilën ai e quante korrigjim. Dhe së dyti, Kurti nuk e sulmon Thaçin për atë që akuzohet në Hagë, por për diçka që është përtej saj dhe të cilën ai vet e ka pranuar. Pavarësisht se Vlora nuk kishte pse të reagonte për diçka të njohur botërisht, e kuptueshme reagim instiktiv nga ana emocione e saj karshi njeriut që e ngriti nga asgjëja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat