Qeveria e as populli i Dardanisë, nuk duhet lejuar e as pranuar, një Dayton të dytë të dështuar rreth Asociacionit - “Autonomisë”

Opinione

Qeveria e as populli i Dardanisë, nuk duhet lejuar e as pranuar, një Dayton të dytë të dështuar rreth Asociacionit - “Autonomisë”

Nga: Hafiz Shala Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 10:15
Autori Hafiz Shala

Nëse këmbëngulet rreth një “Autonomie” që mundëson deklarimin e njëanshëm të pavarësisë dhe pastaj t’i bashkohet Serbisë, të shkohet në Referendum gjithë-popullor

Përderisa opozita po i përkrah të gjitha llojet e kërkesave sociale, atëherë, të organizohen demonstrata gjithë popullore për kthimin dhe konfiskimin e pasurisë së vjedhur nga populli, përmes se cilës sadopak të zbutën këto kërkesa, ani pse të arsyeshme. A kemi buxhet për t’i zgjedhur të gjitha këto?

Miroslav Lajçak, pasi pesëshja ka marrë vendim që mos të publikohet draft dokumenti rreth Asociacionit-Autonomisë, duhet t’ua komunikojë përpos Kryeministrit edhe partive opozitare, sepse po e akuzojnë Kryeministrin se po e mban fshehtë siç mendojnë ata.

Kjo sepse, me të drejtë kërkojnë të jenë të informuar, pasi, unë mendoj, njëherit se ky draft-dokument duhet të shkojë së pari në Parlament e pastaj në Gjykatën Kushtetuese, që mos të jetë, as në vullnetin e as në përgjegjësinë e Kryeministrit, sepse, për këtë definitivisht duhet të vendosin deputetët.

Bashkësia Ndërkombëtare, nëse duan zgjidhje të drejtë, le të lëshohen sadopak në historinë e themelimit të shtetit serb i cili qëndron në mbi 2/3- tat e territorit të saj në trojet shqiptare, duke i përzë me dhunë e gjenocid me pretendime se mund të vazhdojë edhe më tej më perkrahjen e Evropës, larg qoftë edhe të Amerikës sepse, si komb dhe si popull assesi nuk mund t’i pranojmë vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër të vitit 1878.

Nëse mendohet se gjoja përkohësisht të vendosen marrëdhënie afatshkurtra Dardani-Serbi, atëhere, zgjidhja përfundimtare jo fort larg, fatkeqësisht, do të përfundojë me luftë.

Populli i Dardanisë i cili, rënkon nga plagët ende të njoma, vrasjet e masakrimet të popullatës civile, të 1432 fëmijëve dhe mbi 20 mijë femra të dhunuara, me gjithë brengën dhe rrezikun e situatës së pa sigurisë dhe mundësia e një lufte gjeopolitike më përmasa katastrofale, iu lutem, mos kërkoni përseri nga ne që të pranojmë falje territoresh dhe atë pjesën më vitale dhe ekzistenciale të popullit të Dardanisë.

Veriu, kurrë nuk do t’i dorëzohet Serbisë me çfarëdo kushti e me çfarëdo çmimi.

Vendimin definitiv për këtë, mund ta merr vetëm populli përmes deklarimit në Referendumin gjithë popullor.

Çdo presion mbi Qeverinë dhe mbi Parlamentin, nuk do të pranohet. Prandaj, ky vendim, nuk mund definitivisht t’u lihet as Deputetëve të cilët, nga praktika e deritanishme, shpesh kanë dështuar. Të gjithë e dimë se për çka bëhet fjalë.

Nëse Qeveria, respektivisht udhëheqja aktuale të cilën e kam përkrah, nëse ka njohuri apo rezerva se, përmes një Asociacioni-Autonomie, mund të rrezikohet tërësia territoriale, nuk jam në anën e tyre dhe, të askujt kushdo-qoftë ai sepse, toka e Dardanisë nuk iu takon vetëm atyre por, së pari, atyre që e dhanë jetën dhe e flijuan tërë familjen për liri që, populli, rinia dhe fëmijët më në fund, të jetojnë të lirë e assesi nën tutorin e Serbisë, armik i yni shekullor.

Pa njohje defakto dhe dejure me dokumente të nënshkruar nga Serbia, nuk ka pranim rreth “obligimit” për themelimin e Asociacionit-Autonomisë, obligim të cilin e ka pranuar ish udhëheqja shtetërore nën, kushedi të çfarë presioni apo shantazhimi, e sot po i vuajmë pasojat e këtyre gabimeve më pasoja katastrofale për të ardhmen dhe funksionimin e shtetit të Dardanisë.

Pse, kanë hyrë në obligime ndërkombëtare për çështje të brendshme sepse, ky lloj organizimi për pakica është dashur të zgjidhet në marrëveshje me pakicën serbe sikur edhe me të gjitha pakicat tjera të cilat, askund në rruzullin tokësor nuk i gëzojnë të drejtat të cilat i kanë të rregulluara me standardet sipas Kushtetutës në fuqi.

Me lejoni që nga frika e mashtrimeve, gënjeshtrave, ndërskamcave, hamendjet, dyshimet dhe, në fund qëllimet dhe synimet e Serbisë në periudhat afatgjata, ajo, është në gjendje të “zbutet” nga ujku në “lepur” vetëm për t’ia arritur qëllimeve të saj.

Ajo që më brengos në këto momente është se, për ta “bind” Evropën dhe SHBA-të, e shihni se, gjoja e ka ndërruar udhëheqjen e Listës serbe duke deshtë të tregoj se, Serbia “nuk do te dirigjoj më me ta”, pastaj, ndërrimi i tabelave nga KM në RKS, që sipas informatave që i dëgjova sot, deri më tani, i kanë konvertuar deri në 655 sosh, është një kurth krahas atyre të tjerave.

Mua, kjo më frikëson sepse, ajo sillet dhë “lëshon pe” vetëm për t’ia arritur qëllimit kryesor e ajo është të fomulojë dokument përmes të cilit, një ditë veriu i Mitrovicës të deklarojë pavarësinë dhe bashkimin me Serbinë, që është synimi kryesor, më ndihmën e miqve të saj, Rusisë, Kinës edhe të disa shteteve mike evropiane të cilat historikisht ishin dhe janë në anën e Serbisë.

Shikojeni njëhere retrospektivën e ngjarjeve që nga viti 1999 e deri sot, analizojeni dhe, kam frikë se do të vini në përfundimin zhgënjyes por, kjo, nuk na amniston që ato gabime t’i përserisim tani kur duhet ta përfundojmë sagën e “ bisedimeve paqësore”, edhe kur ato udhëhiqën nga dy përfaqësues në emër të Evropës të cilët vijnë nga dy shtete mos-njohëse. A nuk flet kjo mjaftueshëm se, edhe në vazhdim, mund të jemi të mashtruar e të shantazhuar përmes presioneve, politike, diplomatike e ekonomike.

Masat-sanksionet, ende na rrinë mbi kokë sikur shpata e Demokliut dhe atë vetëm neve si viktimë dhe të disciplinuar, ama, jo edhe në infinit, ndërsa, ndaj Serbisë, ato nuk ekzistojnë. Qëllimi, sipas tyre, ta shkëputin nga Rusia. Këtë, mund ta bëjnë Amerika dhe Gjermania nëse i vejnë sanksione ekonomike dhe në atë mënyrë i krijojnë probleme të shumta sociale.

Vetë ardhja e Mirosllav Lajçak në vizitë të pa paralajmëruar e më parë të dakorduar, thotë gjithçka e shumëçka por, sa dukët, jo në të mirën tonë. Ndoshta, Kryeministri edhe i ka thënë JO të keqes e këtë duhet ta dinë edhe partitë opozitare e mos të sillën në Parlament sikur në cirkus në mënyrën dhe fjalorin më banal, thuaja se, po diskutohej për prodhimtarinë e lakrave në rrafshin e Dukagjinit, që, nuk po e nënçmoj assesi.

Opozita ashtu çfarë është siç thoshte populli “as hairi i turkut, e as sherri i shk...”, por, për të krijuar probleme mjafton edhe kjo e cila po tregohet shumë zemërgjerë dhe qan me lot krokodili për të gjitha të cilët po demonstrojnë rreth të ardhurave, që mund të ketë gabime dhe, nëse, e shikojmë gjendjen sociale dhe standardin aktual në Republikën e Dardanisë, të gjithë qytetarët duhet të ngritën në demonstrata në shenjë pakënaqësie me nivelin e standardit por, sa është buxheti.

E kam përshtypjen se, partitë politike po manipulojnë dhe nxisin edhe më tepër të gjitha nivelet e të pakënaqurve, me theks të veçantë kur bëhet fjalë për Njësinë Speciale pas ati veprimi brilant në mbrojtje të atdheut, të gjendën nën maska në demonstratë para Qeverisë. Ishte e rëndë, aspak e hijshme dhe shumë e dëmshme, që përmes këtij akti, në një mënyrë, më këto veprime, po i tregoni Serbisë se nuk e respektoni shtetin, largqoftë, një sulm i ngjashëm si ai i 24 shtatorit po i bie se ju nuk do t’i përgjigjeni thirrjes të cilës askush nuk i beson. Patriotizmin e keni treguar e askush nuk dyshon në këtë por, disi, veprimet nuk janë për momentin të qëlluara, por, që, lë të kuptohet se për qellim e keni ta rrëzoni Qeverinë duke iu bashkangjitur opozitës për të njëjta qëllime.

Kjo lë të kuptohet se disa edhe mund të jenë nën ndikimin e ish pushteteve dhe atyre që e kanë “mizën nën kapuç”, për t’i ikur përgjegjësive, shtetërore, korrupsionit dhe pasurimit përmes keqpërdorimeve të ndryshme.

A, nuk duket një ngjashmëri në mes të Serbisë dhe opozitës, disa mjeteve të informimit, analistëve, të lidhura me ta e të financuara kushedi nga cili burim, janë në një karshillëk kur, Serbia shpalli zgjedhje të jashtëzakonshme, opozita, në të njëjtën kohë kërkon në mënyrë ultimative zgjedhje të parakohshme duke e bllokuar punën e Parlamentit qe, në një mënyrë, edhe pozita filloj t’i përgjigjet me të njëjtën mënyrë duke mos iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve.

I njëjti qellim, e njëjta politikë opozitare është, të krijohet kaos, që, vetëm ende nuk ndodhi sikur në Shqipëri që opozita e injoruar nga Edi Rama i cili nuk iu lejon të hyjnë në Parlament, u detyruan të hyjnë përmes dritareve.

Opozita dardane kushtëzojë, me mos votimin e asnjë Marrëveshjeje, merreni me mend ndërkombëtare para se të shpallën zgjedhjet e parakohshme. Asnjë njeri normal, nuk e beson këtë kur kjo shkon në dëm të shtetit dhe kryetarit, duke e humbur rastin e përfitimi të grandëve me rëndësi jetike.

Sikur te kishim sindikata të pavarura e të pa kontrolluara nga partitë politike duke u shndërruar në mashën e tyre, ata, do të duheshin të bashkëpunonin me popullin, me bazën e organizatave sindikale, ndërsa, sindikatat gjithmonë janë në “luftë” Qeverinë për arritjen e qëllimeve dhë kërkesave sindikale që është e drejtë dhe në interes të punëtorëve.

Tani, kur flasim për dallimet sociale të cilat janë shumë të mëdha, në mes të kategorive të ndryshme shoqërore, a nuk është momenti që më në fund, të organizohen demonstrata gjithë- popullore më një kërkesë të veçantë dhe shumë domethënëse “me qellim të zbutjes sadopak të problemeve sociale, të kërkohet konfiskimi i pasurisë së krijuar në mënyrë të jashtëligjshme përmes formave të ndryshme, thjeshtë përmes hajnisë, t’i kthehet popullit se atij i takon”( e futa në thonjëza si citat).

Të gjithë ata të cilët janë të përfshirë në këto përfitime, as qe turpërohen kur dalin para masave të tubuara po thuajse janë të ndershëm, por, qe askush nuk iu drejtua atyre më këto kërkesa.

Po të kishim Prokurori të shtetit, do të iniciohet kjo çështje por, kush mund ta bëjë këtë, me siguri se jo ata të cilët për 20 vite, nuk e bënë këtë, që hajnia në Dhoma e Dëshmive, vjedhja 23 kilogramëve të arit e shumë skandaleve tjera të njohura për opinionin por të heshtura.

Shumë gjëra mund të vërtetohen sipas të thënave se nëse vetëm shikohen vilat, banesat, shtëpitë, këtu e në bregdetin shqiptar dhe paratë në bankat e huaja atje ku zakonisht i kanë të deponuara njerëzit e tillë, do të zbulohet diçka për të cilën do të mahnitet e tërë shoqëria. Ku ka tym ka edhe zjarr por, pse heshtë shoqëria.

Edhe ne në Dardani mund të ketë të ngjashëm me Pablo Escobarin në një shoqëri të varfër dikur kjo e Dardanisë e dalë e shkatërruar nga lufta.

Po të ndodhte kjo, këta që po u dalin krah edhe atyre që, duke i krahasuar me kategori tjera, dallimet janë shumë të mëdha dhe, besomani se do të armiqësohen me demonstruesit sepse do t’i preken në sedër.

Zatën, ky është edhe zavalli i opozitës e cila, duke u fshehë prapa iniciativave, takimeve të ndryshme të cilat i mbajnë për të treguar se janë gjallë, në fakt, është paniku i cili vërehet qartë.

Thuhet se, me konfiskimin e pasurisë së jashtëligjshme, mund të krijohet një e treta e buxhetit aktual të shtetit.

Korrupsioni, është bërë kategoria më e rrezikshme e çdo shoqërie kudo në botë sepse, përmes tij, jo vetëm që po pasurohen në mënyrë të jashtëligjshme qoftë edhe personalitete të larta shtetërore, ato po e rrezikojnë edhe rendin shoqëror. Merren vendime shumë të dëmshme qoftë edhe kundër interesave shtetërore.

Shoqëria dardane është deformuar dhe, vetëm një klasë politike e pastër, e dijshme, e vendosur dhe e guximshme, mund ta vë në binarë të rregullt. Nuk, është as lehtë e as e thjeshtë. Fatkeqësisht kemi devijuar në shumë aspekte dhe vërtetë jemi në rrezik.

Për ta përshkruar këtë më qartë se ku gjendemi si shoqëri dhe si komb, do të citoja një testament të heroit tonë kombëtar para vdekjes së, Gjergj Kastriotit-Skënderbeu i cili tha: “S’ka asnjë shtet aq të fuqishëm dhe aq të shëndoshë që të mos shembet kur i lëshon vendin mërive(inateve) dhe grindjeve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat