Një opozitë e dobët pa sens e shije, as dreqi e i biri nuk i bie në fije

Opinione

Një opozitë e dobët pa sens e shije, as dreqi e i biri nuk i bie në fije

Nga: Dedë Preqi Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 08:29
Dedë Preqi

Parlamenti i Kosovës, nuk mund të krahasohet me një arë kallamoqi ku kemi «argat shati» që mihin misrin dhe dikush prej tyre si më mëntori u rrie përballë dhe u thotë, a jeni lodhë, a keni etje, poashtu edhe Memli i PDK-së, i ngjanë një skenari të tillë, kur i thotë kryeministrit Kurti, në fjalimin e tij të mllefosur e të dalldisur, kryeministër a ke etje, a don me u flladitë, kjo i bie sikur kyeministri gjendet në prani të « argatëve » të kollomoqit, e jo në një Kuvend, që qajnë hallet e popullit dhe shtetit.

Sikur po veprohet tërë ironi e nxitim dhe përpiqemi të qajmë përpara me vrull situatën e pa këndshme të krijuar nga rrethanat e luftës dhe pasojat e rënda në vazhdën e saj, dhe si shoqëri e dalë nga këto rrethana kemi vënë re se, përmbushja e detyrave tona nuk është e mjaftueshme edhe shpesh herë me gabime e dështime, por më e keqja do të ishte, nëse në vend të përpjekjeve për përmirësimin e gabimeve dhe dështimeve, e shfrytëzojmë kohën dhe tërë energjinë tonë duke ia lënë fajin njëri-tjetrit.

Kuptohet se kurgjë nuk rrie në një vend, sepse gjërat zhvillohen dhe ndryshohen në mënyrë të vazhdueshme dhe në çastin kur diçka e arrinë kulmin e të keqës dhe të mbrapshtës, ajo fillon të bjer ashtu sikur e parasheh edhe ligji i ritmit në veprim, sepse ka një realitet në këtë botë, që vepron dhe vazhdon t’i nxjerr gjërat në shesh, por më rëndësi është që të mësojmë diçka të frytshme nga këto përvoja, që të ndihemi më të sigurt në të ardhmën.

Uniteti në mes SHBA-ve, dhe BE-së, shihet qartë se janë si dy krihet e një fuqie ndërkombëtare që Kosova, duhet të bie në ujdi për shumë çështje si edhe për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si çështje kyçe për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, duke pasë parasysh një bashkëpunim dhe kordinim të tillë, edhe qeveria e tanishme me kryeministrin Kurti, tregon interesimin dhe përkushtimin e saj ndaj një normalizimi të marrëdhënieve me palen serbe, duke rënë në ujdi edhe me bashkësin ndërkombëtare që Asociacioni i komunave serbe të formohet, por në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e saj, që nuk cënon dhe denigron interesat dhe intigritetin e teritorit të shtetit të Kosovës.

Kryeministri Kurti, në seancën e Kuvendit, të thirrur nga opozita, që të raportojë situatën dhe çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sikur ishte i rrethuar me kritika të ashpëra, të cilat nuk ishin të frenuara fare, që shpërthyen me fyerje e sharje nga më të ulëtat dhe të një niveli primitiv, nga liderët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, drejtuar kryeministrit, duke e quajtur si tradhëtarë, e të pa aftë dhe fjalë të tjerë, të cilat nuk e kishin nivelin e kritikës së qëlluar, por ishin sjellje irituese dhe fyese ndaj një kryeminstri, vetëm se ua ndali « tagjinë » dhe keqpërdorimet dhe keqmenagjimet ndaj këtij populli dhe shteti me qeverisjen e tij.

Raporti i kryeministrit Albin Kurti, në Kuvendin e Kosovës, kishte të bëjë me sqarimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilin ia kishin propozuar diplomatët perëndimor, dhe sipas kryeministrit akoma nuk është i pranuar dhe nënshkruar një draf-tstatut i tillë, dhe marrëveshjet vitit 2013-15-një dokument i tillë nuk vjen në pyetje, sepse për të realizuar një marrëveshje të tillë nuk do të ishte kundërshtuar fare nga pala serbe, siq po e kundështon Vuçiqi, propozimin e sotëm të palës së Kosovës, që Serbisë i bëhët e qartë, se nuk do të ketë shkëmbim teritoresh, dhe ardhmja e serbëve të Kosovës, është bashkëjetesa e tyre në Institucionet brenda kufijve dhe ligjeve të këtij vendi.

Një lloj përçmimi të pa kursyer ndaj një përsoni që nuk do ta meritonte një urrejtje të tillë dhe aq të sëmuarë, sidomos ishin fjalët e Memlit të PDK-së, në Kuvend, që kishin një retorikë të rëndë me një zhargon fjalësh të rrugëve, të nxituara dhe të pa kripura fare, të cilat shpërthenin nga një zjarr përbrenda, që nuk dinte si t’a shuante gjithë atë mllef të akumuluar ndaj kryeministrit Kurti, dhe në mes këtyre broçkullave të pa kripura i drejtohet disa herë kryeministrit, se nuk do të ndryshonte dot kurrë, sepse unë e njoh edhe më herët, se ky njeri ka prirje për madhështi, dhe se po mundohet të përgjasojë në Thaçin e Rugovën, por nuk do të ia arrijë kurrë, që kjo i bie, sikur një mësues i dobët, që u mëson fëmijëve të njëjtat përralla të rrëfyera njëzet vjet më parë, pa asnjë ndryshim, por në të njëjtën mënyrë, sepse edhe fëmijët e dinë fare se kush ishin ata që presidentit historik ia kurdisën kurthat, duke ia rrezikuar edhe jetën nga atentatet ndaj tij, edhe për t’a likuiduar.

Kryeministri Kurti, në Kuvend, e kishte për detyrë të jep një sqarim për draft-statutin që ia kishin propozuar diplomatët evropian në bashkëpunim me atë amerikan, një Asociacion, siq e quanin ata të balancuar dhe në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës, që nuk mund të quhet « zajednicë » apo Asociacion një etnik, megjithatë sipas BE-së, përmbajtja e këtij propozimi duhet të jetë sekrete dhe jo publike, apo të jepen më shumë detaje njëherë përnjëherë.

Dhe që në fillim të takimit me emisarët evro-amerikan, kryeministri u tha se Kosova, në rend të parë si prioritet të veçantë ka nevojë për siguri të kufirit me Serbinë, dhe Serbia, pashmangshëm duhet të ndëshkohet për sulmin e fundit të 24 shtatorit, të këtij viti, të cilin e dënoi edhe bashkësia ndërkombëtare deri më tani (me fjalë) , që po të ndodhte një lloj terrorizmi i tillë në një vend tjetër, apo në Serbi, Kosova do të bëhëj kryetema e botës dhe do ta shpallnin këtë vend si vend « terrorist ».

Dhe ku qëndron ai tipari i një imazhi të keq që po e krijon opozita në krye me PDK, LDK dhe AAK, që sipas këndvështrimit të çështjeve shumë të rëndësishme, sikur kjo opozitë po e humb kuptimin e vet opozitar në shumë aspekte, sidomos në ecurinë e zhvillimit të marrëdhënieve me palën serbe, e cila shpeshherë radikalitetin dhe kërcënimet e Serbisë dhe Vuçiqit, në veri të Kosovës, kjo opozitë e përkthen në rivalitet të kundërt me qeverinë, duke e lënë qeverinë aktuale dhe kryeministrin Kurti, si fajtor për një rrezikim të tillë që i kanoset Kosovës, që në realitet si asnjëherë tjetër sikur këtë herë nuk ka funksionuar ligji dhe shtrirja e sovranitetit në tërë veriun e vendit tonë.

Ndër të tjera, janë disa Marrëveshje ndërkombëtare, që nuk po votohen dhe aprovohen nga opozita, të cilat janë të një rëndësie shumë të madhe për ekonominë dhe energjinë e këtij vendi, me çrast kemi vërejtje dhe reagime të shumta edhe nga vendet e Quintit, duke iu referuar opozitës, si një iniciatore e dobët e një bojkotimi të këtij procesi, që mund ti sjellin Kosovës, miliona përfitime, dhe në të kundërtën miliona humbje, sikur që po vepron kjo opozitë aktuale, përshkak të kryeneqësisë dhe inateve politike, duke krijuar drejtpërsëdrejti me vetëdije dëme dhe humbje të mëdha këtij vendi dhe këtij populli, i cili popull shpesh herë mbetët pa koment, sepse është duke u parë një lloj tragjizmi që po ia shpallim dhe shkakëtojmë në një mënyrë vetëvetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat