Stop shitjes së motrave tona shqiptare në Shqipëri për dhëndurët serbë në Serbi

Opinione

Stop shitjes së motrave tona shqiptare në Shqipëri për dhëndurët serbë në Serbi

Nga: Rexhep Torte Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 14:06
Autori Rexhep Torte

Serbia gjenocidaledhe armikja shekullore e kombit shqiptar tashmë më shumë se 20 vite është duke e zbatuar projektin e saj anti kombëtar shqiptar për tu infiltruar dhe depërtuar ne mënyrë tinzare në Shqipëri nëpërmjet dhëndurëve serbë, të cilët nga Shqipëria e Veriut tashmë kanë blerë mijëra motra tona katolke shqiptare duke paguar nga 2-5 mijë euro për secilën.

Këto mijëra motra tona katolike shqiptare nga Shqipëria e Veriut të martuara për serbë orthodoksë në Serbi, tashmë kanë lindur dhe janë duke lindur mijëra djem e vajza surrogatet shqiptaro-serbe.

Këto martesa kanë bërë që në Shqipëri të vijnë për vizita mijëra serbë si “miq” dhe anasjelltas mijëra anëtarë të familjeve katolike shqiptare nga Shqipëria gjithashtu si “miq” po i vizitojnë vajzat e tyre të martuara për dhëndurët ortodoksë serbë në Serbinë gjenocidale.

E tërë kjo ka krijuar një mundësi ideale për depërtimin e heshtur të Serbisë gjenocidale anti shqiptare në Shqipëri, që domosdo bart në vete edhe rrezikun e indoktrinimit në frymën ortodoksë ekspansioniste serbe-sllavo-ruse të këtyre familjeve katolike shqiptare që i kanë të martuara vajzat e tyre për dhëndurët ortodoksë serbë në Serbi.

Kjo doktrinë asimiluese i dhe e rrezikshme anti shqiptare serbe, është dashur të ndërpritet e ndalohet moti, e jo të lejohet të lulëzojnë zyrat ndërmjetësuese të shkozave nga Shqipëria, të cilët janë mashtruesit kryesorë të këtyre martesave të motrave tona të katolike shqiptare me dhëndurët ortodoksë serbë.

Ky është një projekt serb anti kombëtar shqiptar tejet i rrezikshëm, in filtrues, depërtues dhe asimilues ndaj kombit shqiptar, projektit i hartuar nga Akademia e Shkencave e Serbisë gjenocidale që nga pushteti gjenocidal anti shqiptar i kriminelit Sllobodan Millosheviq, e që po vazhdon edhe në ditët e sotme pa u penguar e ndaluar nga akush në Shqipëri.

Të rikujtojmë së shumë se gjysma e trojeve dhe e kombit shqiptar ende kanë mbetur jashtë shtetit amë Shqipërisë, dhe dëshirat e shpresat tona kombëtare shqiptare janë që gjeostrategjik botërore doemos do ta sjellën ujin te mulliri autokton shqiptar për t’i bashkuar tërë trojet dhe kombin shqiptar.

Serbia gjenocidale është i vetmi pushtues që edhe sot e kësaj dite pas gjenocideve shekullore po e kërcënon Kosovën, Luginën e Preshevës, Shqipërinë dhe mbarë kombin shqiptar.

Me këtë rast nuk duhet lënë në harresë edhe Greqinë okupuese të Çamërisë shqiptare dhe pretendimet greke për t’i gllabëruar edhe sot 11 kilometrat e Detit Jon që i takojnë Shqipërisë.

Kombi është komb, ndërsa besimi fetar është përcaktim individual

Në Kosovë më 20 tetor 2023 mediat informuan për themelimin e një Lëvizje për braktisjen e Fesë Islame nga shqiptarët myslimanë dhe për konvertimin e dhjetëra shqiptarëve myslimanë në Fenë Katolike.

Dalja publikisht e kësaj Lëvizje në Kosovë për braktisjen e Fesë Islame është bërë në kohë të gabuar dhe më qëllime dashakeqe.

Sot në botë është e vështirë të gjesh shtet me një Lëvizje të tillë, e cila në shekullin e 21 kërkon dhe propagandon publikisht që popullata ta braktisën fenë në të cilën ndodhet e të kalojë në një fe tjetër.

Kjo për vetë faktin se është e drejtë e secilit ta zgjedh besimin e tij fetar që e preferon, sepse për një gjë të tillë askush nuk e pengon, ndaj edhe ky pompozitet propagandistik, sjel shumë dyshime lidhur me mundësinë e korruptimit me p para të majme të këtyre njerëzve nga Kisha Katolike në Kosovë.

Shpallja e një Lëvizje të tillë për braktisjen e Fesë Islame në kohën kur Kosova po ballafaqohet me rrezikun nga Serbia gjenocidale edhe pas 24 viteve në liri e pavarësi, kur shqiptarëve u nevojitet një unitet mbarë kombëtar edhe fetar nuk është aspak qëllimmirë.

Harmonia midis besimeve fetare te shqiptarët është një vlerë që duhet ruajtur dhe respektuar në të mirë të kombit shqiptar.

Feja myslimane, katolike dhe ortodokse që të tria janë besime fetare që kanë ardhur nga jashtë dhe nga të huajt.

Sipas statistikave afër 90 përqind e besimtarëve shqiptarë i takojnë Fesë Islame dhe këtë harmoni nder fetarë te shqiptarët duhet respektuar në të mirë të kombit shqiptar dhe se besimi fetar nuk duhet assesi të identifikohet me kombin.

Edhe Judaizmi edhe krishterimi edhe Feja Islame, e pranojnë se në botë ekziston vetëm një Zot Krijues. Kështu shkruan në librin me titull “Dialogu shekullor i Islamit dhe Krishterimit, polemikë midis Hans Kyng-teolog i famshëm katolik dhe Sejjid Husein Nasër-dijetar mysliman që është zhvilluar në Shkollën teologjike të Harvardit në vitin 1984.

Sejjid Husein Nasër-Profesor i studimeve islamike në Univeritetin George Uashington, thotë se “çdo mysliman beson që çdo gjë që bëjmë në këtë botë, do të ndikojë mbi ne në rastin e vdekjes si dhe në botën tjetër”.

Zoti Krijues fillimisht e ka shpallur Teuratin, por kur ka vërejte se predikuesit e Tevratit kanë bërë devijime, atëherë e ka shpallur Ungjillin, dhe kur ka vërejtur se edhe në Ungjillin janë bërë devijime, atëherë Zoti Krijues para 16 shekujve e ka shpallur Kuranin Hyjnor, ku nuk mund të bëhet asfarë ndryshimi.

Pas vdekjes së Profetit Muhamed, të cilit Zoti Krijues ia shpalli Kur’anin, në Fenë Islame u paraqitën sekte të ndryshme për ta marrë primatin e Fesë Islame.

Feja Islame duhet vlerësuar vetëm mbi bazën e Kur’anit Hyjnor dhe se çdo udhëzim tjetër që është në kundërshtim me Kur’anin është devijues.

Zoti Krijues Kur’anin Hyjnor nuk e ka shpallur vetëm për arabët, por e ka shpallur si udhëzim për tërë njerëzimin, pa marrë parasysh, etninë, ngjyrën dhe racën e njerëzve.

Secili që e lexon Kur’anin Hyjnoir, do të kuptojë se në këtë libër hyjnor nuk ka asgjë të keqe për njerëzimin, por ka vetëm udhëzime për respekt brenda familjes, farefisit, respekt midis njerëzve në shoqëri, për tolerancë, solidaritet dhe mëshirë mbarë njerëzore.

Nuk duhet të lejojmë që motrat tona shqiptare katolike të martohen me serbë orthodoksë

Serbia gjenocidale çdo ditë është duke e rritur numrin e blerjeve të motrave tona të katolike shqiptare në Veri të Shqipërisë për dhëndurët serbë.

A mundet Lëvizja për braktisjen e Fesë Islame ta pengojë dhe ndalojë këtë nismë të rrezikshme të Serbisë gjenocidale ndaj kombit shqiptar?!

Dalja publikisht ditë më pare në Kosovë e për braktisjen e Fesë islame është bërë në kohën e gabuar dhe me qëllime të gabuara.

Kjo tregon se kjo Lëvizje për braktisjen e Fesë Islame ka vepruar fshehurazi dhe me dashje po përpiqet që t’i ndihmojë përçarjes kombëtare shqiptar dhe me këtë i ndihmon edhe Serbisë gjenocidale, pikërisht tani kur në Kosovë nevojitet më shumë se kurrë një unitet i fuqishëm kombëtar shqiptar dhe fetar për t’i penguar planet ogurzeza të Serbisë për ta okupuar Kosovën dhe Shqipërinë dhe mbarë trojet shqiptare.

Besimi fetar është çështje individuale dhe çështje e lirisë dhe e bindjes individuale, dhe nuk ka patur dhe as që ka nevojë që themelimi I Lëvizjes për braktisjen e Fesë Islame të propagandohet me kaqë eufori dhe pompozitet.

Vetë mënyra propaganduese bombastike e kësaj Lëvizjeje për braktisjen e Fesë Islame, tregon se qëllimet e kësaj lëvizje nuk janë në interes të kombit shqiptar, por përkundrazi i shërbejnë përçarjes së kombit shqiptar, për ta dobësuar unitetin e tij.

Kjo Lëvizje dhe ky grup për braktisjen e Fesë Islame janë manipuluar e mashtruar nga persona të cilët nuk ia duan të mirën kombit shqiptar.

Kjo lëvizje dhe ky grup për braktisjen e Fesë Islame nuk ka menduar me mendje të shëndoshë, nuk ka menduar se çfarë përfundimi do të ketë, nuk ka mënduar se sa do të mund të ndikojë te shqiptarët e Fesë Islame?!

Mashtrim dhe rrenë e kulluar janë deklaratat e këtij grupi të Lëvizjes për braktisjen e Fesë Islame kur thuhet se në xhamitë predikohet vetëm arabisht.

Sipas Kur’anit, falja e namazit kryhet vetëm në gjuhën arabe, ndryshe namazi nuk pranohet nga Allahu i Madhërishëm. Ndërsa të gjitha ligjëratat në xhami kryhen në gjuhën shqipe.

Në Tiranë, Shkup e Prishtinë shtëpitë botuese kanë botuar në gjuhën shqipe Kur’anin, Shriatin, Mevludin dhe qindra libra tjerë kuranorë nga dijetaret më eminentë të Fesë Islame.

Çdo përpjekje për shkatërrimin e harmonisë së tre besimeve fetare te shqiptarët, do të thotë Lëvizje anti shqiptare. Kombi shqiptar ashtu siç u ka mbijetuar me shekuj tentimeve asimiluese, do tu mbijetojë edhe kësaj here. Sot gati gjysma e njerëzimit i takon Fesë Islame, që do të thotë se Feja Islame gjithnjë mbi bazën kuranore po shënon rritje.

Shtylla kurrizore e Fesë Islame është Kur’ani Hyjnor, çdo gjë tjetër që bie ndesh me Kur’anin Hyjnor dhe dukuritë negative që vërehen në Fenë Islame siç janë radikalizmi, korrupsioni dhe propagimi i sekteve të ndryshme, duhen kritikuar, korrigjuar e ndaluar, dhe për këtë duhet gjetur mënyra efektive brenda umetit Islam si edhe mënyra ligjorë.

Ditë më pare mediat informuan se në Spanjë priftërinjtë kanë abuzuar seksualisht me 200 mijë fëmijë të katolikë. Për këtë dukuri abuzive negative në kishat katolike viteve të fundit ka reaguar edhe Papa i Vatikanit.

Vite më pare mbi bazën e rrëfimeve të misionarëve katolike, mediat raportuan edhe për abuzimet me misionarët nga priftërinjtë katolike në kishat katolike nëpër botë.

Ta kuptojmë mirë dhe qartë se sot Feja Islame është kundër çdo martese të motrave tona të krishtera shqiptare me dhëndurët ortodoksë serbë.

Feja Islame sot është mburojë e fuqishme e këtij invazioni ortodoks tinëzar serb në Shqipëri për tu infiltruar dhe për ta okupuar në mënyrë Shqipërinë?!

Ajo që është më e rëndësishme dhe që kombi shqiptar duhet ta ruajë si sytë e ballit, është toleranca mes besimeve fetare te shqiptarët qofshin myslimanë katolikë e ortodoksë.

Bashkëjetesa me respekt të ndërsjellë mes myslimaneve, katolikëve dhe ortodoksëve te shqiptarët është virtyt i ruajtjes së kombit unik shqiptar, si shembulli i vetëm në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat