Me shkas: Katolicizmi është feja e stërgjyshërve tanë

Opinione

Me shkas: Katolicizmi është feja e stërgjyshërve tanë

Nga: Agron Shabani Më: 23 tetor 2023 Në ora: 16:41
Autori Agron Shabani

"Robinson Kruso" duke u bërë mik, si dhe duke vënë raporte të shkëlqyera me atë "Nomadin fisnik" të Daniel Defosë, kishte fituar mbështetje dhe simpati të shumta ndër qarqet e ndryshme fetare, kulturore, politike dhe artistike të kontinentit plak.

Monteskiun, ndërkaq, me anë të "Letrave Persiane", do ia mundësonte edhe një të padituri ose parsimuari që të vështronte dhe analizonte asokohe në mënyrë kritike mbi të metat dhe strukturën e atëhershme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike të kontinentit plak.

Imagjinoni ose paramendojeni veç për një çast ose moment të vetëm heroizmin dhe sakrificën personale (individuale) dhe familjarë të Ramush Haradinajt për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e Kosovës!

Imagjinoni ose paramendoni për një çast ose moment të vetëm "figurat supreme" ose "madhështore" që i "zotërojnë" ose "komandojnë" sot edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me "gjëmimet e motit ose bubullimat e qiellit"!

Kokat e përulura, të nënshtruara që nuk i prenë kurrë tehu i shpatës së zgjatur të pushtuesve ose sundimtarëve të ndryshëm.

E sidomos kokat e përulura (nënshtruara) ose fare boshe, ku zgjatet ose shtrihet qafa e tyre jo kurrizorë, poshtë krahut të së cilës prehën tabelat e ligjeve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë.

Ata sot i keni ministra, deputet, ambasador, diplomat, biznesmen, afarist (oligark), themelues ose drejtor agjencish të lajmeve, analist, shkrimtar, publicist, moderator, ligjërues ose profesor universiteti, krye spiun ose shefa të inteligjencës kosovare dhe të ngjashme.

Kjo mund të ndodhë vetëm në shtetet ose shoqëritë pseudo moderne ose neoliberaliste (si Kosova etj.) ku e bukura, e vërteta, sublimja dhe madhështorja, bëhen konkubine ose kurtizane të "industrisë propagandistike", e sidomos asaj politike, diplomatike, mediale ose propagandistike.

Kundërshtare të shkencave politike, si dhe të çfarëdolloj teorie dhe praktike shkencore, humaniste ose metaestetike që krijon vlera, parime, postulime dhe sisteme moderne ose bashkohore.

E sidomos në Kosovë, ku ato çfarë mendohen, thuhen dhe shkruhen për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e Kosovës, shpeshherë janë shumë larg nga realiteti, funksioni dhe ndikimi i tyre real ose substancial (esencial) në jetën e njerëzve ose qytetarëve shqiptar ose kosovar, në ndërgjegjen dhe vetëdijen e tyre shtetërorë, nacionale, politike, historike, ushtarake (luftarake), fetare, kulturore, patriotike etj.

Ndonëse, ky ndikim ose funksion penetron dhe interferon në mënyrë ekzakte, apo të shtrembëruar, edhe në mendimin dhe opinionin e njerëzve ose qytetarëve, dhe i cili anasjelltas ka ndikime, reflektime ose influenca të shumta eksterne ose eksplikative, duke iu përshtatur në një masë të madhe ideologjisë sundimtare ose dominuese.

Se këndejmi, po të kishte një gram ose miligram nderë ose moral në shtetin, pushtetin, popullin (elektoratin), politikën dhe diplomacinë e Kosovës, e sidomos në disa media të shkruara ose elektronike: Nuk ka qenë dashur të paragjykohen, skematizohen, demonizohen ose satanizohen një grup intelektualësh dhe patriotësh shqiptarë nga Komuna e Deçanit, të cilët kanë shprehur vullnetin ose dëshirën e tyre për t'u kthyer në fenë e moçme.

Feja katolike është feja e stërgjyshërve tanë. Ndërkaq, vëllezërit dhe motrat tona shqiptare të fesë katolike i kemi për hasret.

U mor vesh se e gjithë filozofia politike, diplomatike, gazetareske, analitike ose publicistike, janë një akt, stil, takt, talent ose art i gjuhës, dialogut, komunikimit....Diçka që na drejton drejt afrimit dhe kooperimit me të tjerët, si dhe me njëri tjetrin.

Çdo mendim i madh fillon me një fjalë, ide, teori, metaforë, adiaforë, alegori...

Mendimtarët e mëdhenj janë shpeshherë edhe komunikues, dialogues ose oratorë supremë ose kulminant, por, nganjëherë, raporti ose marrëdhënia mes mendimit, shkrimit, gjuhës ose komunikimit, mund të shfaqet konfliktuale, kontradiktore, banale ose fataliste.

Ndaj, mu për këtë fakt, filozofët, sociologët, psikologët dhe politologët e specializuar dhe kompetent, bëjnë prova, duke folur ose shkruar për politikanët ose kulturoret e ndryshëm, derisa i gjejnë ne gaf, ose i fusin në brendinë ose vetveten (egon) e tyre normale dhe racionale.

Këtë stil ose këtë traditë dydrejtimëshe, insubordinuese, kontemplative, komprehensive, komplementare, suplementare ose superlative, mund të hasim edhe tek Kanti, Hegeli, Niçëja, Shopenhauri, Dekarti, Spinoza, Poperi, Loku, Platoni, Chomsky, Ruxher Boshkoviçi, Pushkini, Lomonosovi...dhe deri tek filozofia ose pedagogjia e rreptë (strikte) e Aristotelit.

Sikur po jetojmë në pikëtakimin ose pikë kalimin ndarës në mes botës së vjetër klasike, romantike, idealiste ose realiste dhe "botës moderne" materialiste dhe surrealiste të kaosit dhe anarkizmit.

Bota jonë shqiptare (e sidomos ajo kosovare) sikur po tkurret dhe zventohet. Sidomos hapësira jetësore ose gjeografike e shqiptarëve.

Ndërkaq, shkenca dhe teknika ose teknologjitë e larta perëndimore ose kapitaliste, akoma janë të pakapshme dhe të paarritshme ose të paprekshme, imagjinare ose fiktive për shqiptarët ose popujt e vegjël.

Kush mund t’i kuptojë aventurat e fundit të gjenetikës, astrofizikës, astrobiologjisë etj..?

Kush mund t’ia shpjegojë sot ato popullit ose profanit ?

Shkenca dhe teknika (teknologjia) e lartë ushtarake (luftarake), petrokemike, biokimike, farmaceutike, molekulare, nukleare ose atomike, në instancë të fundit, nuk komunikojnë më fare me ne.

Ndërkohë që shkrimtarët, artistët, filozofët, socio psikologet dhe politologët, sikur janë të paaftë ose të pa fuqi, për t'i bërë të kapshe dhe t ‘kuptueshme shkencën dhe tekniken në një kohë kur shkenca dhe teknika, shkëlqejnë dhe lulëzojnë nga futurizmi, imagjinata dhe fantazia.

U mor vesh se edukata dhe kultura e lartë shkencore dhe humaniste, vazhdimisht sikur kanë humbur ose falimentuar përballë cinizmit, injorancës ose përbuzjes së skajshme të aristokracisë dhe borxhezisë së lartë industriale, teknologjike ose makro kapitaliste.

Për çfarë shërbejnë atëherë arti, kultura, letërsia, gazetaria, publicistika, shkenca (filozofia), politologjia, politika ose diplomacia, nëse nuk na bëjnë me racional, me human ose me njerëzor?

Në të kundërtën, ato e bëjnë të kanosur (rrezikuar) qenien, materien, krijesën dhe ekzistencën tonë individuale dhe kolektive.

Në Kosovë njerëzit çdo ditë jetojnë me pasiguri individuale dhe kolektive në kontekstin e njohur objektiv dhe subjektiv...S’ka gjë më të ankthshme dhe me stresuese se kjo për njeriun e sotëm shqiptar ose kosovar.

Në anën tjetër ndërkaq, zbulimet ose teknologjitë e reja ushtarake (luftarake), kimike, biologjike, bakteriologjikë, mikroskopike, mikroçipike dhe të tjera, e rrezikojnë seriozisht jetën, qetësinë, intimitetin, dinjitetin, ekskluzivitetit dhe autenticitetin e secilit veç e veç.

Teknologjitë e reja, sikur i shkurtojnë, thjeshtëzojnë, konektojnë, vibrojnë, detektojnë (deshifrojnë) dhe robotizojnë madje, edhe shpirtin dhe mendjen (logjikën) ose intelektin tonë. Na bëjnë të pa ndjenja dhe të pashpirt....Dhe, kjo është "blasfemi industriale ose teknologjike"! Apo...?!

Tek e fundit, kush jam unë, kush je ti, kush jemi ne, apo kush jeni ju me i zgjidhur çështjet ose problemet e moçme fetare dhe kulturore të shqiptarëve....?!

E sidomos luftën e përgjakshme në mes Hamasit ose Izraelit, e cila nuk ka asgjë të përbashkët me luftën fetare.

Në Palestinë ka edhe katolikë e jo vetëm mysliman...Edhe Jezu Krishti ka lindur në Palestinë. Trus e mos ia fut kot!

Imagjinoni një botë futuriste, inkarnative, ataraktive ose interaktive ku neurokirurgjia, neurokimia ose neurobiologjia astrale, interstelare ose galaktike, mundohen të na shpjegojnë edhe "gjuhën e Zotërave ose Perëndive" së bashku me gjuhën e alienve ose jashtëtokësorëve....!?

Ndërkaq, ne shqiptarët e shkretë, akoma nuk i njohim dhe kuptojmë 'gjuhën e lartë hyjnore ose profetike' të disa "intelektualeve dhe patriotëve të pazbuluar" të cilëve nuk pëlqen fare nëse dikush ka vendosur të kthehet në fenë e moçme katolike. .

Në të kundërtën, siç e kam cekur ose potencuar shpesh, përdorimi më i bukur i fjalëve, nganjëherë janë hosteni, metafora, humori, elokuenca ose heshtja, nëse nuk kemi asgjë të mençur, konkrete ose relevante për të shkruar ose për të thënë.

E sidomos kur e shihni dhe vërtetoni se 'patriotizmi fetar' i dikujt" ua largojnë (tretin) apetitin e bukës, duke ua humbur edhe albuminet, kaloritë, vitaminat ose lëngjet e trupit.

Në Kosovë populli i atjeshëm me tepër janë fetarë ose laik, se sa të kualifikuar, auditorial ose audicional.

Ndërkaq, politologjia, filozofia, sociologjia dhe psikologjia e përgjithshme analitike dhe ajo politike, pos tjerash, na mësojnë ose bëjnë të ditur edhe mbi suficitet dhe deficitet e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, strategjike, gjeopolitike, protokollare, diplomatike, akustike, semantike, semiotike, motorike, simbolike, fetare, kulturore, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj.

Ashtu siç i kemi edhe pengesat ose vështirësitë e ndryshme si amnezioni dhe retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomaci, fobia, paranoja, frika, depresioni, tensioni, sugjestioni, inkubacioni, mutacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional, distinksioni, imagjinata, fantazia, anomia, anomalia, afazia (sëmundja e rëndë e të folurit si pasojë e problemeve mendore ose psikoorganike etj.), narkolepsia, skizofrenia, idiopatia dhe të tjera.

Jam i bindur në besimin se forca, fuqia ose madhështia e shpirtit të njeriut, gjithmonë rritët ose shumëzohet në përpjesëtim me forcën ose fuqinë e mendjes ose intelektit të tij.", do thoshte Friedrich Neitzsche.

Në të kundërtën, enët e zbrazëta dhe kokat (mendjet) boshe, gjithmonë bëjnë (lëshojnë) zhurmë të madhe, ose ushtojnë më shumë.

Ofendimët ose fjalët e renda janë veç kob dhe fukarallëk i madh.

Apo, kur të diturit, të mençurit, të merituarit, trimat, intelektualët dhe patriotët, ikin ose zbresin nga skena, atëherë të marrët, te paditurit, anti-heronjtë, klounët, të ligjtë, horrat dhe maskarenjtë e ndryshëm, ngjitën në skenë. (Heinrich Heinne)

U mor vesh se forca ose fuqia e të së ligës, të së keqes, iracionales dhe groteskes, nuk kanë rezultuar kurrë me asgjë tjetër, përveçse me ikjen ose braktisjen e shpirtit të mendimit dhe intelektit të lartë njerëzorë.

Kultura e mendjes dhe komunikimit, gjithmonë duhet të jetë në shërbim të zemrës, shpirtit, trupit ose shëndetit të njeriut, thonë psikologët.

Kështu është edhe në fe (religjion), art, letërsi, informim, gazetari, politikë ose diplomaci etj.

Bukuria, dashuria dhe profecia, janë ambiciet kryesore të artit, ndërsa qenia, materia, krijesa, ekzistenca, forma, përmbajta ose struktura e përgjithshme e tërë asaj që është ashtu siç është, intenca, qëllimi dhe ambiciet kryesore të studiuesit, krijuesit ose artistit.

Për Theodot Adornon "tërësia është false" ose artificiale. E sidomos ajo shqiptare ose kosovare, e cila mbështetët ose bazohet në zhbërjen ose shuarjen e gjithëçkafës për asgjë.

Arsyeja e kontraditore e kësaj "formule",mendoj se qëndron tek një konceptim i gabuar dhe tepër modest i ideologjisë shtetrore, nacionale, fetare, kulturore dhe politike, që e redukton atë në reflektim ideologjik të status quo-së, dhe nuk i jep kurrë të drejtë impulsit të kundërt të reagimit që përmban kultura, ose ideologjia e lartë shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, materiale, fetare, kulturore, historike, dialektike, ekzistencialiste etj.

Është pra, teza e kulturës si ideologji e përbashkët shtetrore, nacionale ose politike, në vështrimin e parë, si teori borgjeze, skllavopronare ose feudaliste, e dhunës ose shfrytëzimit (eksplatimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit.

Mbase, si çdo fjalim i ashpër kundër gënjeshtrës së palës tjetër antropologjike, antropolitike, antropofetare ose antropokulturore e cila, ka një tendencë të dyshimtë për tu transformuar nga ana e saj si kualitet ose ideologji e lartë shtetërorë, nacionale ose politike. Dhe, kjo është shumë e rrezikshme, hipotetike, reaksionare dhe anakronike për Kosovën dhe shqiptarët.

Se këndejmi, në shtetet dhe shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste, edhe atëherë kur aspekti primar është përçimi dhe artikulimi i çdo vlere, resursi, potenciali dhe fenomeni njerëzor, shoqëror (qytetar), politik, diplomatik, fetar, kulturor, shtetëror, nacional, institucional, funksional, konstitucional, ushtarake (luftarak), shkencor, intelektual, profesional ose humanist -përmes ndërmjetësimit të njohur gazetaresk (medial) ose publicistik: Duhet pasur parasysh faktin se eksperienca kolektive e opinionit publik, shpeshherë mbështesin një vetëdije dhe ndërgjegje të tjetërsuar dhe de legjitimuar.

E tërë kjo si duket ka ardhur si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën ose llupën e një "dialektike" identitare, autoritare dhe totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit publik, politik ose diplomatik, reduktohet ose përkthehet në favor të masës ose sasisë konsumuese. Dhe, ku përmes subjektit të ndërlikuar ose komplekseve të transformimit, transferimit ose bartjes së edukatës, kulturës, shkencës, politikës sè lartë ose diplomacisë në natyrën dhe karakterin e njohur të personave ose individëve të ndryshëm pushtet mbajtës ose politikë: Edhe shtresat e larta ose kategoritë qendrore të shtetit dhe shoqërisë, përkthehen në kategori sociale ose sociale.

Duke menduar në narrativin (narracionin) dhe fuqinë e munguar nxitëse, kreative dhe stimuluese të elitës së munguar shkencore, intelektuale, fetare, kulturore, politike ose diplomatike në Kosovë, e cila do duhej të shquhej dhe karakterizoheshin me një shpirt të pasur hulumtues, reflektues dhe humanist, si dhe me metoda të njohura studimi, shqyrtimi, eks­perimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize të kualifikuar, komplementare, suplementare, intelektuale, profesionale dhe inteligjente.

Me fjalë tjera, shihet qartë se shumica e politikanëve të Kosovës dhe Shqipërisë, kanë ardhur nga të njëjtat blloqe (kampe), detëra, oqeane, anije ose borde të ndryshme politike, konceptuale ose ideologjike, e kryesisht nga ato majtiste, revolucionare, bolshevike, proletare ose internacionaliste: Por, tani i kanë puçur ose bërë bashkë, duke i përplasur, vërvitur ose lëkundur në themel, valët e reja, dallgët dhe stuhitë e ndryshmit.

Në këtë prizëm sipas politologjisë, epistemologjisë dhe antropologjisë politikë: Mediat e shkruara dhe elektronike, kanë bërë shumë për neuropsikiatrinë ose psikologjinë klinike, duke dhënë pamje, imazhe, fragmente, mesazhe dhe prova të mjaftueshme dhe relevante mbi "pacientët e lartë" institucional, funksional, politik ose diplomatik, si dhe duke i bërë popullin ose elektoratin e atjeshëm të varur prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat