Pa u kualifikuar unanimisht e me arsye Lista serbe si organizatë terroriste, paqe, siguri dhe zgjidhje të qëndrueshme në veri nuk mund të ketë

Opinione

Pa u kualifikuar unanimisht e me arsye Lista serbe si organizatë terroriste, paqe, siguri dhe zgjidhje të qëndrueshme në veri nuk mund të ketë

Nga: Hafiz Shala Më: 22 tetor 2023 Në ora: 21:25
Autori Hafiz Shala

Me eliminimin e domodoshëm të Listës serbe nga skena politike, Vuçiqit i pamundësohet ndikimi mbi serbët e veriut si kusht i kyçjës së tyre në institucionet e Dardanisë.

Situata e sigurisë në veriun e vendit, por jo vetëm, ende duhet konsideruar e brishtë pa marrë parasysh një qetësi artificiale me mundësi të përsëritjës në momentin e përshtatshëm për Serbinë, ani pse jo të masave të gjëra duke treguar jo stabilitet në veri kur po ushtrohet presion ndaj palëve.

Sepse, planet djallëzore të Serbisë gjithnjë janë si alternativë e saj me ndihmën e shteteve mike sikurse Franca me kuislinget shqipfolës të tipit të Edi Ramës.

Është indikative arritja e Macronit me vonesë në Tiranë në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë i cili, “me arsye u vonua” por, megjithatë arriti.

Dekorimi i shkrimtarit Ismail Kadare në prezencën e Macroni dhe deklarata e tij rreth Dardanisë tregon qartë se Edi Rama në vlugun e tij për ta ndarë Dardaninë dhe kryer obligimet ndaj Vuçiqit dhe Macronit, nuk lë guri pa lëvizur duke e pasur pas vetën edhe opozitën dardane.

Ajo, pra, Serbia, për ta destabilizuar Ballkanin Perëndimor përmes veprimeve dhe akteve terroriste hibride duke e mos pasur guximin për një agresion me përmasa të gjëra duke e pasur parasysh shtimin e forcave paqeruajtëse të KFOR-it si obligim i ruajtjes së kufijve respektivisht tërësisë territoriale të Republikës së Dardanisë sipas Rezolutës 1244 të OKB-së.

Dhe, fatbardhësisht, këtë janë duke e bërë në mënyrën më të duhur në bashkërendim me policinë e Dardanisë.

Qëndrimi i duhur, i vendosur dhe i përkushtuar i SHBA-ve në këto momente, vërtetë kruciale që, marrëdhëniet dhe bashkëpunimi më pushtetin aktual po zhvillohen si asnjëhere më parë.

Në këtë mënyrë, koordinimi, bashkërenditja më SHBA-të në momentet e krizës në Lindjen e Mesme, është ndihmesë për t’u koordinuar edhe në përkrahjen mikut të përbashkët shtetit të Izraelit, i cili bafasisht u sulmua nga organizata terroriste e Hamasit. Hamasi në koordinim me Hezbollahun nga Libani me direktivat e Shtetit Islamik Iranit, po shkakton viktima të pafajshme civile nga të dyja palët, posaqërisht fëmijë të cilët, nuk është më në pyetje se a janë Izraelit apo Palestinez, janë fëmijë, siç u deklarua edhe Presidenti Biden. Ai shkoi në Izrael i cili, në shenjë të shuarjes së krizës, mundësisë së ofrimit të ndihmave humanitare ndaj civilëve dhe hapjes së korridorëve për ta ndaluar fluksin e refugjatëve të cilët, për të shpëtuar jetët të pafajshme, mund t’ia mësyjnë kudo që mund të gjejnë strehim të sigurt.

Për fatëkeqësinë e paqes dhe qetësisë jo vetëm në vendin e krizave aktuale, por edhe tentim krijimit të krizave të reja, takimi i treshes luftënxitëse, Putin, Xi, Vuqiq në Pekin, është një sinjal dhe paralajmërim për Evropën, por edhe SHBA-të e posaqërisht për Aleancën Verio Atlantike, NATO-n, se duhet të forcohet në aspektin u fuqisë ushtarake. Para së gjithash, krijimi i një uniteti duke e pasur parasysh dallimet dhe përcaktimet e disa shteteve evropiane të rreshtuara në anën e Rusisë siç është Serbia dhe Hungaria por, edhe hezitimi në heshtje i disa shteteve sikur Franca të cilat në momente të caktuara, vërehen se, duke tentuar qe t’i realizojnë disa nisma të mëhershme siç është rasti me Presidentit e Francsës Emmanuel Macron duke tentuar qe ta ri-aktualizojë çështjen e ndarjes së Veriut në bashkëpunim të ngushtë dhe të fshehtë më Kryeministrin Shqiptar, Edvin Kristaq Rama, njëri ndër iniciatorët në bashkëpunim me Vuqiqin dhe Thaçin që për fatin e keq të tyre, me ndihmen dhe qëndrimin e qartë e të prerë të SHBA-ve, u ndalua dhe u pa mundësua.

I papranueshëm dhe i padurueshëm veprimi i Edvin Kristaq Ramës i cili, hapur e pa kurrfarë turpi, rreshtohet fuqishëm në anën e armikut, tani agresorit të 24 shtatorit i cili vetëm me presionin e brendshëm të forcave progresive shqiptare nga të dy anët e kufirit, u detyrua që shumë zbehët ta gjykoj agresionin diverzanto-terrorist nga ana e Serbisë.

Ky njeri, është në krye të Kolonës së 5-stë, në bashkëpunim të ngushtë me opozitën e çoroditur dardane, të korruptuar, të shantazhuar dhe e pasuruar përmes vjedhjes së shtetit dhe popullit që, me çdo kusht dhe mënyrë po tentojnë që ta pengojnë udhëheqjen aktuale, Kryeministrin dhe Presidenten të cilët po i qëndrojnë në mënyrë stoike, pengesave, presioneve dhe shantazhëve jo vetëm nga jashtë por edhe nga brenda në momentet më kritike për sigurinë e vendit dhe sigurimin e mjeteve financiare për të përmirsuar gjendjen sociale të shumë kategorive, posaqërisht të policisë. Ata të cilët nuk i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, po e demtojnë rimëbëkëmbjen dhe fuqinë ekonomike vetëm për ta penguar këtë Qeveri duke punuar pa ndërprerë që ta largojnë nga pushteti në momentet e krizës në aspektin e sigurisë. Ani pse janë të vetëdijeshem se populli ua ka dhënë verdiktin e merituar ne zgjedhjet e fundit, ama të ardhshmet do të jenë me fatalitet për opozitën.

Kjo bie sikur ai babai e nem rëndë birin e llastuar duke i thënë: “të bëftë zoti kahre, kur të jesh ma së ngushti”. Këtë sjellje vetëm armiku i përbetuar ta dëshiron.

Prandaj, rreshtimi i opozitës krahas Edi Ramës me qëllim për ta forcuar frontin opozitar i cili, në vend se ta akuzojë Vuqiqin, mikun e tij, ky, i del kundër Albin Kurtit, që nuk është në pyetje rivaliteti politik por, dallimi në mes tyre në aspektin, nacional e moral kombëtar dhe angazhimet rreth interesave të shteteve dhe kombit në tërësi.

Fama e Albin Kurtit në mbrojtje të interesave të Republikës së Dardanisë dhe kundërvënia publike ndaj të deleguarve evropian si anës të agresorit, Serbisë dhe vendosmëtia e tij që mos t’u nënshtrohet atyre presioneve, bashkëpunimi me mikun historik e të sinqertë SHBA-së, i vuri në siklet opozitën, e la nën hije Edi Ramën i cili, përkrahet vetëm nga Driton Bazo-Viqi, tregon rejtingun e tij rreth përkrahjës gjithë-shqiptare. Kjo sepse, shihet si i vetmi i cili, me vendosmëri dije, guxim dhe përkushtim, është i gatshëm t’i mbrojë interesat jo vetëm dardane por gjithëkombëtare.

Ky, pra Edi Rama, është duke e parë se po shkon drejt greminës se pa fund, duke tentuar që mos të jetë i vetëm, ofron, ndihmon, i lartëson të gjitha ata të cilët janë të komprometuar e të zhytur në keqpërdorime, abuzime, pasurime dhe, më e rrezikshmja, tradhtia si veti vetshkatërruese gjithëkombëtare. Ky, është pajtuar më këtë veti dhe jo rastësisht mund të konsiderohet njëri ndër bashkëpunëtoret më armikun shekullor Serbinë prandaj njëherit edhe krye-tradhtari i të gjitha kohërave gjatë gjithë historisë sonë kombëtare.

Për fatkeqësinë tonë shoqërore e gjithë kombëtare, jemi në krizën më të madhe sepse, në të gjitha nivelet e organizimeve, parlamentare, shoqërore, politike e shtetërore, është krijuar një ndasi dhe përçarje ekstreme e cila ka marrë përmasa shqetësuese duke mos vërejtur një ndërprerje përderisa të pastrohen nga individë të cilët kanë hyrë në veprime komprometuese siç janë, korrupsioni, pasurimi i jashtëligjshëm marramendës që nuk do të jenë në gjendje ta arsyetojnë para organeve hetuese, prokuroriale e gjyqësore të pa kapura siç ka ndodhur në të kaluarën ku, aferat më ekstreme korruptive, përgjegjësitë ende mbesin të pa ndëshkuar.

Si pasojë e lidhëshmërisë së ish pushtetit me këto organe dhe paniku se, me një drejtësi të pastër, gjërat mund të dalin në shesh e pasuria t’u konfiskohet, më së miri tregon rasti i zgjdhjes së Prokurorit të Shtetit i cili, i shantazhuar nga ata që e kanë vendosur në atë post për t’i heshtur edhe sot këto dukuri, ai apo dikush në ëmer të tij, e shantazhojnë Presidenten duke i kërkuar që ta dekretoj apriori atë.

Qëndrimi i vendosur dhe i paluhatshëm me të drejtë i Presidentes, i ka çmendur hajdutet e shtetit të cilët janë në gjendje qe të bashkëpunojnë me dreqin e aftë keqin vetëm ta shpëtojnë pasurinë e vjedhur të cilën, po ta konfiskojnë, opozitës do t’ua ndalin lotët e krokodilit opozitës për policinë dhe beneficionet të cilat me të drejtë iu takojnë, do t’i zgjidhnin menjëherë.

Hulumtojeni Pabllo Escobarat shqipfolës dhe konfiskojani pasurinë si atij të veriut të cilit, për habinë nuk ia paskan vërejtur vilën marramendëse edhe kur shëtiteshin nëpër liqenin e Ujmanit në barkat më shkrojna çirilice të lejuara nga Pabllo Escobari alias, krye-terroristi Millan Radojqiq i cili, sipas udhëheqësve të atëhershëm shtetëror e qeveritar, ky na paska qenë kryesori i cili ka “vrer e kthjellë” në pjesën veriore, shpesh edhe me vizita reciproke, herë në vilën e tij e herë në kabinetet presidenciale e qeveritare.

Disa nga këta ish udhëheqës, kategorisht e mohonin takimin me të dhe vizitat shtëpiake, që doli gënjeshtër dhe mashtrim. Por, po të kishim prokuror çfarë nuk i patëm e po tentohet që t’i kemi, nuk kanë nevojë me humbë shumë kohë për të marrë hapa konkret. Rrjeti, shumë shpejt do të zbulohet ndërsa, armiqësitë do të zvogëlohen deri edhe të zhdukjen e tyre.

Korrupsioni, si mjet i pasurimit marramendës, vërtetë po na del dukuria më e rrezikshme në të gjitha shoqëritë e posaçërisht në ato me demokraci, drejtësi, prokurori e gjyqësi në momentet e tranzicionit dhe konsilidimit.

Për fatkeqësinë tonë dardane dhe jo vetem, një masë e konsideruar të ish pushtetarëve dhe të tanishmit ende në pushtet, apo në krye të partive politike të cilët më së shumti shesin moral, është i madhë dhe i pa ndeshkuar.

Shoqëritë në të dy anët e kufirit, nuk duhet heshtur sepse, atëherë edhe do të konsiderohen pjesëmarrës në këto dukuri shkatërruese për vendin e në rëndë të parë për rininë të cilës ua hëngren ardhmërinë.

Rinia intelektuale në të gjitha nivelet duhet të ngritet duke mos ra pre e shantazheve apo premtimeve të atyre të cilëve u rrezikohen beneficionet të cilat i kanë përvetësuar, disa nga ata edhe duke u thirrur në UÇK-në “si arsye e pasurimeve dhe përfitimeve” të cilat nuk iu takojnë ndërsa, në anën tjetër i ofendojnë ushtarët, invalidët dhe luftëtarët e vërtetë në vijat e para të frontit, në rëndë të parë, heronjtë dhe martiret të cilet edhe i lanë në harresë ata që përfituan në emër të luftës së lavdishme, heroike të UÇK-së, mburrja, nderi dhe krenaria e kombit, në krye më Familjen Jashari dhe bijtë e tyre, Ademi , Komandant Legjendar dhe Hamëz Jashari, qe ishin kushtrimi më fuqishëm për tërë shqiptarët kudo që ishin se si luftohet e sakrifikohet për liri.

Kur udhëheqja aktuale shtetërore e Dardanisë, me qëndrimin e tyre të pa luhatshëm, të guximshëm dhe para së gjithash takimet me burrështetas e përfaqësues tjerë ndërkombëtar, mjetet e informimit, bisedat, intervistat dhe takimet qoftë edhe jo formale, e dhanë një pasqyrë të vërtetë rreth shtetit dhe udhëheqësit të Serbisë gjenocidale e në vazhdimësi agresioniste, duke e mundur atë dhë duke e sjellë në pozitë komprometuese ashtu siç e meriton dhe më të disfavorshme në arenë gjeopolitike ndërkombëtare në një pozicion kompromitues duke e sjellur në një situatë në të cilën asnjëherë më parë nuk ka qenë.

Por, vend për relaksim nuk ka, duhet të krijohet një koncensus për çështjet kombëtare dhe gjithëkombëtare duke bashkëpunuar me mikun tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si garantuesi më i sinqertë dhe i sigurt, për të gjitha marrëveshjet e arritura me pjesëmarrjen direkte të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat