Kuptimi semantik i fjalës “tradhtar”

Opinione

Kuptimi semantik i fjalës “tradhtar”

Nga: Skender Mulliqi Më: 22 tetor 2023 Në ora: 12:48
Skender Mulliqi

Asnjë thënie tjetër, sot nuk është më shumë në qendër të vëmendjes edhe në kuptimin semantik se fjala, “tradhtar”. Janë shumë shkaktarë, duke filluar nga ato më banalet të manipulimeve, dhe keqpërdorimeve në opinionin e gjerë publik.

Disa po “promovojnë” armiq të së drejtës dhe të shtetit, deri në atë masë të dekadencës antropologjike, e cila po na dërgon në shkatërrim. Në shoqërinë e sotme globale fjala “tradhtar” është berë diçka e tepruar. Sa jemi të lidhur dhe punojmë për vendin dhe popullin aq edhe jemi atdhetarë apo tradhtarë. Nese mbetemi pezull të shprehem ashtu, nëse nuk marrim obligime, madje as morale për shtet si qytetarë të këtij vendi, atëherë nuk kemi peshë dhe as vlerë.

Nga qasja jonë karshi familjes, atdheut, varet se a do të mbesim vetëm mall për shitje, apo vlera të mëdha shoqërore e kombëtare. Shteti dhe kombi nuk janë mall për shitje në pazar! Kjo është gjëja më tragjike, që mund t’i ndodhë një kombi. E kemi pru në pyetje identitetin tonë, kemi degraduar në brendi si shoqëri. Janë degraduar në mënyrë të pashembullt edhe të drejtat tona elementare, është vu në ankand edhe liria jonë personale. Po humbet edhe njerëzorja brenda nesh.

Interesat primitive personale po promovohen në krye të jetës politike – shtetërore, si ekzemplar intelektual dhe dinakëri politike… Ideja globale e shoqërisë ka tretman krejt tjetër si në formë ashtu edhe në brendinë e saj. Vlerat njerëzore merren si kriteri bazë në relacion të ekzistimit të botës njerëzore. Shqiptarëve iu duhet përqafimi i vlerave civilizuese, e jo antivlerave dhe koncepteve politike dehumanizuese autokratike. Na duhen horizonte të reja në planin politiko-kulturor, jo margjinalizimi i etikës morale, dinjitetit dhe traditave të mira, të cilat i kemi, e shumë po i humbim.

Çka është tradhtia? Sipas shumë filozofeve pa ndihmën e normave dhe zakoneve njerëzore, edhe tradhtia bëhet faktike, e cila pastaj rrënon çdo të drejtë zakonore, duke pru në pikëpyetje edhe sigurinë e popullit, si vlera më sublime e tij. Tradhtia ka filluar të bëhet formë e epidemisë. Kjo çka po ndodh me neve është e çuditshme. Po e shesim lirë emrin dhe lirinë?! Kjo është kur fytyra po del pas prapanice?! A ka mundësi që fytyra jonë të kthehet kah njerëzorja shumë e humbur…? Sigurisht se po…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat