Diçka nga studimi ose hulumtimi antropologjiko - epistemologjike i luftërave ose konflikteve të ndryshme

Opinione

Diçka nga studimi ose hulumtimi antropologjiko - epistemologjike i luftërave ose konflikteve të ndryshme

Nga: Agron Shabani Më: 19 tetor 2023 Në ora: 09:40
Agron Shabani

Siç dihet, nën parullat ose sloganet e njohura "Bellum Sacram" (lexo: "Lufta e Shenjtë"), "Bellum Iustum"( "Lufta e Drejtë") dhe kështu me radhë: Filluan luftërat mesjetare të kryqëzatave.

Në këtë kontekst të përgjithshëm kontestual dhe konstelacional, u zhvilluan tetë (8) luftëra ose beteja të përgjakshme (mesjetare) të kryqëzatave, me viktima dhe pasoja të shumta njerëzore, materiale, fetare, kulturore dhe të tjera.

Lufta ose beteja e parë e kryqëzatave filloi në vitin 1O96 dhe zgjati deri në vitin 1O99. Lufta e dytë e kryqëzatave filloi në vitin 1147 dhe zgjati deri në vitin 1149, e treta nga viti 1189-1992, e katërta nga viti 12O2-12O4, në vitin 1112 u zhvilluar lufta e djemve ose kryqtarëve të ri kundër arabëve ose myslimanëve, nga viti 1217 deri ne vitin 1221, u zhvillua lufta e pestë e kryqëzatave, me 122O-1228- lufta e gjashtë e kryqëzatave, nga viti 1248-deri në vitin 1254-lufta e shtatë e kryqëzatave, dhe nga vitin 127O filloi lufta e tetë e kryqëzatave e cila thuhet se vazhdoi deri në mbylljen ose përfundimin e luftës së gjatë njëqind (1OO) vjeçare 1337-1453 ose 1457, kur thuhet se ra ose u pushtua edhe Konstantinopoja (Stambolli i sotëm) dhe kështu me radhë. "Bellum Omnium Contra Omnes" (lexo: lufta e të gjithëve kundër të gjithëve!)

Ndonëse, pa e harruar këtu edhe luftën e gjatë 1OO vjeçare çlirimtare dhe heroike të kroatëve-kundër turqve osmanlinj (1493-1593) së bashku me luftërat, betejat dhe fitoret e lavdishme epokale dhe monumentale të kryetrimit dhe krye heroit të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut kundër ushtrisë turke dhe të tjera.

Se këndejmi, nga historia ose historiografia e përgjithshme botërore, pos tjerash mundemi të mësojmë edhe mbi luftën e Trojës në vitin 1194-para Krishitit, mbi luftën e njohur greko-persiane nga viti 443-deri në vitin 449-para Krishtit, luftën e njohur të Peloponezit (492-4O4-para Krishtit), luftën e Korintit (395-387 para Krishtit), Diadosin dhe luftëtar e gjata të Sirisë (nga 323 deri në vitin 241-para Krishtit), luftën e parë iliro-romake (nga viti 229 deri në vitin 228-para Krishtit), luftërat ose kryengritjet e njohura të robërve (skllevërve) nga viti 136 e deri në vitin 71-para Krishtit, luftërat e grekëve dhe galëve (nga vitit 58 deri në vitin 51-para Krishtit), luftërat e Batonit -kundër Romakëve (nga viti 9 deri në vitin 6 para Krishtit), luftërat e gjata mesjetare në mes Frankëve dhe Langobardëve (754-773), lufta e njohur e SHBA-së për pavarësi (1775-1783), luftërat revolucionare në Francë (1792-18O2), lufta e Argjentinës dhe Brazilit (1825-1829), lufta e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe për Kanadanë (1812-1814), lufta e SHBA-së dhe Meksikës (1846-1848), luftërat e gjata ruso-turke, lufta e njohur italo-turke (1911-1912), luftërat ballkanike (1912-1913), Lufta e Parë Botërore (1914-1918), Lufta e Dytë Botërore (1941-1945) dhe kështu me radhë.


Me fjalë tjera, historia mbi luftërat ose konfliktet e ndryshme ushtarake, vazhdon jetë aktuale që nga Antika e largët (e hershme) dhe deri me sot.

Ndërkohë që idetë, konceptët, doktrinat dhe teoritë moderne ose bashkohore mbi luftërat e ndryshme në kohë dhe hapësire, kanë filluar të aplikohën, zbatohën dhe të bëhen valide në shekullin XVIII (18) dhe XIX (19) -me rastin e zbulimit dhe përdorimit të municionit ose armëve të zjarrta (pushkëve, topave, tankeve etj.) si dhe të ngritjes ose promovimit të armatave ose ushtrive të mëdha dhe të fuqishme shtetërorë dhe nacionale gjithandej kontinentit dhe globit tonë. Duke i përfshitë ose nënkuptuar këtu edhe idetë, konceptët, doktrinat ose teoritë e njohura ushtarake ose luftarake të K. Von Klauseëitzit, A. H Jomminit, L. Von Ranckes, Xh. Sorelit, Ë. Paretit dhe të tjerëve së bashku me shtrirjen ose zgjerimin e luftërave të ndryshme nga niveli lokal ose rajonal (regjional), në nivel botëror ose interkontinental etj. E sidomos në shekullin XX (2O) kur ndodhën ose u zhvilluan edhe dy luftërat e mëdha botërore si pasojë e luftërave ose konflikteve të ndryshme lokale, rajonale ose regjionale.

Aty i kemi edhe shkencat ose njohuritë e njohura ushtarake ose luftarake si: taktika dhe strategjia ushtarake ose luftarake, aftësia ose shkathtësia e njohur operative, morali, përvoja, tradita dhe historia e njohur ushtarake ose luftarake, gjeografia dhe topografia, teknika e njohur ushtarake ose luftarake, balistika, kibernetika, teknika dhe mekanika e përdorimit së eksplozivit dhe municionit luftarak ose ushtarak, doktrinën dhe teorinë e njohur civile ose qytetare, politikën, filozofinë, sociologjinë dhe psikologjinë e njohur ushtarake ose luftarake, andragogjinë, pedagogjinë dhe akademitë ushtarake, intendancën dhe prapavinë ushtarake ose luftarake, finansat, ekonominë dhe logjistikën ushtarake ose luftarake, mjekësinë (medicinën), epidemiologjinë, neuropsikiatrinë dhe kirurgjinë e njohur ushtarake ose luftarake, oftalmologjinë ose otorinolaringologjinë, udhëheqjen politike dhe diplomatike në kohë lufte dhe paslufte etj.

Ndaj, nisur nga faktorët e mësipërm, duket se e tërë etika, politika, politologjia, psikologjia, sociologjia, filozofia, epistemologjia dhe antropologjia luftarake ose ushtarake, mund të kenë kuptim vetëm nga përgjigjja që mund të ipet mbi zhvillimet , fenomenet ose proceset e lartpërmendura.

U mor vesh se pikëpamjet, idetë, teoritë, konceptet, idealet dhe vizionet e ndryshme mbi luftën, lirinë, drejtësinë dhe barazinë shtetërorë, naciinale, politike, historike, gjeografike, fetare, kulturore etj., kanë pësuar ndryshime esenciale ose substanciale pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkaq, në periudhat e ndryshme të Humanizmit dhe Renesansës, si dhe të Revolucioneve të njohura në Angli, SHBA-së dhe Francë: U afirmua ideja dhe teoria e njohur mbi të drejtën hyjnore dhe natyrore ose universale për liri dhe pavarësi të gjithë, barëshme shtetërore dhe nacionale.

Me liri, drejtësi dhe barazi, duhet kuptuar një koncepcion të caktuar të jetës së përbashkët, përkatësisht të organizimit të bashkësisë shtetërore, nacionale, politike ose diplomatike, sipas asaj që secilit individ i mundësohet të zërë vendin që i takon në pajtim me natyrën, karakterin, dëshirat dhe aftësitë e tij intelektuale dhe profesionale, i cili në të njëjtën kohë e siguron mirëqenien e shtetit dhe shoqërisë si tërësi.

Mbase, përmes një koncepti esencialist ose substancialist në kuptimin e qytetarit ose njeriut politik si ‘cityoen’ ose ‘burgerosi të lirë dhe kompetentë’.

Kjo mbase është një formulë e njohur shkencore ose politologjike ku pajtimi, mirëqenia dhe harmonia e preferuar midis popujve e shteteve, janë tërësisht të mundshme?

Një nga të drejtat bazike të secilit njeri, popull ose shtet veç e veç, përveç lirisë, është edhe e drejta për të pasur mundësi për të fituar, siguruar, mbrojtur, fituar dhe avancuar

atë liri.


Ndryshe nga kjo, nuk bëhet dhe s'fitohet sot lufta me parulla ose pamflete të ndryshme mesjetare" cius regio, eius religio"! Besoj fort se jo.

Në luftën, kampionatin ose maratonën e njohur të lirisë dhe pavarësisë së gjithmbarshme shtetërore, nacionale dhe politike: thonë se të urtit, të diturit dhe të mençurit ose intelektualët e vërtetë, ndoçën yllin e dritës e lirisë individuale e kolektive, dhe shkëlqyen duke e braktisur idenë për t´u bërë “dikushi” ose “dikushat” mbi fatkeqësinë ose kurrizin e thyer ose lakuar të kombit dhe atdheut.

Në këtë frymë, ne mund t’i urojmë të urtit, trimit dhe të diturit jetë të gjatë dhe shumë suksese të reja në botën ose karrierën e tyre nën lutjet dhe sloganet e njohura: Qofshi gjithmonë të lumtur, faqebardhë dhe mendje pjellore!

Sikur po jetojmë në pikëtakimin ose pikë kalimin ndarës në mes botës së vjetër klasike, romantike, idealiste ose realiste dhe "botës moderne" materialiste dhe surealiste të kaosit dhe anarkizmit.

Bota jonë sikur po tkurret dhe zventohet.

Shkenca dhe tekniknologjia e lartë ushtarake ose luftarake, janë bërë të pakapshme, imagjinare ose fiktive.

Shkenca dhe teknika, sikur nuk komunikojnë më fare me ne.

Ndërkaq, intelektualët, krijuesit, artistët, filozofët, sociopsikologët dhe politologët, sikur janë të paaftë ose të pa fuqi, për t'i bërë të kapshme dhe t ‘kuptueshme shkencën dhe tekniken në një kohë kur shkenca dhe teknika, shkëlqejnë dhe lulëzojnë nga futurizmi, imagjinata dhe fantazia.

Kultura e lartë shkencore dhe humaniste, vazhdimisht sikur ka humbur ose falimentuar përballë cinizmit, injorancës ose përbuzjes së skajshme të aristokracisë dhe borxhezisë së lartë ushtarake (luftarake) dhe politike.

Ndaj, për çfarë shërbejnë atëherë arti, kultura, letërsia, gazetaria, publicistika, shkenca (filozofia), politologjia, politika ose diplomacia, nëse nuk na bëjnë me racional, me human ose me njerëzor? Shtrohet pyetja. Në të kundërtën, ato e bëjnë të kanosur (rrezikuar) qenien, materiren, krijesën dhe ekzistencën tonë individuale dhe kolektive.

Lufta e përgjakshme dhe shkatërrimtare në mes Hamasit dhe Izraelit, lufta në Ukrainë etj...edhe njëherë t'i sjellin ndërmend fjalët e njohura të gjeneralit, strategut dhe komandantit të njohur arab të "Dinastisë Fatimida", Sulltan Salajdinit kur tha:" Qielli është qefini i tokës, ndërsa varret e të rënëve dhe viktimave të pafajshme, janë "ftytët e luftës"!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat