Franca në vitin 1999 e ndau veriun, prandaj e kemi drojën ndaj Presidentit Macron, që i doli mendimi “i pa kontrolluar” rreth liberalizimit te vizave

Opinione

Franca në vitin 1999 e ndau veriun, prandaj e kemi drojën ndaj Presidentit Macron, që i doli mendimi “i pa kontrolluar” rreth liberalizimit te vizave

Nga: Hafiz Shala Më: 18 tetor 2023 Në ora: 15:18
Autori Hafiz Shala

Për Edvin Kristaq Ramen, 24 shtatori nuk ndodhi prandaj, Aleksandër Millosheviqi miku i tij në një mënyrë u amnistua nga ai.

Historikisht Franca është aleate e Serbisë, por edhe e Rusisë në disa etapa. Tani, kur Evropa rrezikohej nga Rusia putiniane, iu desh të strukej në kuadër të NATO-s ama, përkrahjen, simpatinë dhe animin kah Serbia nuk mund ta fsheh.

Me Marrëveshjen e Kumanovës në vitin 1999 pas dëbimit të forcave ushtarake, paramilitare dhe ato mercenare në anën e Serbisë, para se të përcaktohen forcat paqeruajtëse të KFOR-it, në mënyrë ultimative kërkoi që pjestarët e KFOR-it francez të vendosen në veriun e Mitrovicës.

Dardanet e kujtojnë terrorin e KFOR-it francez ndaj dhunës së ushtruar duke mos i lejuar shqiptarët e veriut të kthehen në shtëpitë dhe banesat e tyre.

Mbeten refugjatë sot e kësaj dite në jug jo më pak se 20.000 qytetar.

Pjesë e këtij skenari, ishte edhe Hashim Thaçi i cili në përcjelljen e forcave franceze të KFOR-it, iu premtoi shqiptarëve se do të kthehen në shtëpitë e tyre, duke iu drejtua” besoni në udhëheqjen tuaj”. Kjo ishte politika juaj e atëhershme të cilën e realizuat përmes argatëve tuaj të atëhershëm të cilët sot gjendën në Gjykatën e Hagës nën akuza të rënda, gjithnjë duke shpresuar se do të dalin të pafajshëm. Por, ky akt tradhtie ndaj atyre qytetarëve, mbetet i pashlyer, pas se cilës ndodhen vrasjet makabre të fëmijëve shqiptar duke ua ndërsyer qentë endacakë të cilët nga frika u hodhën në lumë dhe kurrë më nuk dolën të gjallë.

President Macron, kjo ndodhi para ushtarëve tuaj “paqeruajtës” dhe askush deri sot nuk e mori përgjegjësinë.

Mos u befaso z. Macron kur ua përkujtojmë këto vepra të cilat serbet e veriut të inkurajuar nga politika franceze e asaj kohe u trimëruan dhe vepruan të pa penguar.

Atëhere, i keni pasur argatët e juaj e sot, e keni argatin tuaj të Serbisë dhe Rusisë i përkrahur edhe nga opozita dardane te cilin e konsiderojnë si udhëheqës të suksesshëm të Kolonës së 5-stë kundër Kryeministrit Kurti dhe udhëheqjes aktuale të cilin, në mënyrë figurativ pa i përmend emrin, thotë se, “po vepron sikur Hamasi” duke përdorur popullin për t’u mbrojtur”.

Nga kush po mbrohet Albin Kurti apo, nuk po mund ta durosh politikisht kur në “Air Albania” brohoritej emri i tij krahas atij të Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Albin Kurti, me fakte iu kundervu politikave diskriminuese, anuese, nënçmuese dhe përdhosëse të disa qarqeve evropiane duke e injoruar luftën për liri dhe pavarësi duke anuar hapur në anën e Serbisë ne procesin e dialogut pra, në anën e agresorit të atëhershem vitit 1998/99, kundër dhe në anën e agresorit të 24 shtatorit të vitit 2023.

Z. President Macron, ju e akuzuat Aleksandër Millosheviqin se pse nuk e dënoi aktin, e them unë, si tentim invadimi e nuk i kërkuat ta dënojë kryeterroristin dhe krye-organizatorin Millan Radojqiq, në bashkëpunim të plotë me kryetarin e Serbisë të cilin as 24 orë nuk e mbajti në burg që i bie se, nëse Vuçiqi e dënon aktin, ai do te konsiderohet si “bashkëpunues” ne procesin e dialogut, nuk do të sanksionohet dhe, fajin kujdestar kryesor, do ta bartë Albin Kurti pasi, sipas juve “nuk po i mban fjalët”.

Kryeministri Kurti, e pranoi Marrëveshjen e Brukselit, atë të Ohrit dhe, ishte i gatshëm që t’i nënshkruaj të dyja, ndërsa, miku i juaj Vuqiq i refuzoi.

Nuk me befason edhe aq shumë miku i juaj Edi Rama kur, ne vend se t’i dal krah Dardanisë aty ku ka të drejtë, ai, tenton ta luan rrolin e “personit kyç” duke menduar se, “mbajtja e Samitit të Procesit të Berlinit është meritë e tij”.

Ky tentim kualifikimi qoftë edhe nga ju, ne vete përmban rreziqe për Republikën e Dardanisë sepse, me ketë “meritë” të cilën mendoni t’ia atribuoni atij, ai, ashtu edhe siç po sillet, do të veprojë kundër interesave të qytetarëve dhe shtetit të Dardanisë.

Pasi ky ishte edhe bashkëideator dhe bashkëiniciator i ndarjes së veriut bashkë me Aleksandër Millosheviqin dhe Hashim Thaçin, pasi e humbi shansin që këtë ide ta çojë deri në fund pasi, në ndërkohë, Prokurori SHBA-ve Jack Smith, ia ndërpreu rrugën për Uashington DC për ta përfunduar këtë ide në zyrën Oëall të ish Presidentit të atëhershem Donald Trump, sa po duket i ka mbetur obligim ndaj Aleksandër Millosheviqit që ketë ide ta qojë deri në fund?!

Insistimi i juaj z. President Macron rreth formimit të Asociacionit se duhet kryer apriori, ani pse Presidentja znj. Osmani është dakorduar më SHBA-t se së bashku do ta paraqesin dokumentin bazë vetëm sipas Kushtetutës në fuqi, më lë përshtypjen se me ketë formë, nuk jeni të kënaqur, pasi, sipas meje, ende mendoni se ajo pjesë duhet t’i dhurohet Serbisë.

Presidentja është dakorduar me SHBA-në që asociacioni të mos ketë kompetenca ekzekutive, duke eliminuar çdo mundësi të ndarjes së asaj pjese të territorit.

Ju, nuk më befasoni pasi mendoni interesat në kuadër të atyre gjeopolitike por, Kryeministri shqiptar të cilit i ka humbur besimi kur është në pyetje çështja e Dardanisë, që e ka vërtetuar me deklaratat e tij skandaloze kur deklaronte se, “veriu është i askujt”, se veriun duhet ta marrë nën kontroll KFOR-i, se, për zgjidhjen e problemit Dardani-Serbi, duhet të thirret Konferencë Ndërkombëtare qe i bie sipas tij se Republika e Dardanisë duhet të trajtohet si objekt e jo si subjekt, ka ngritur shqetësimet e shqiptarëve. Prandaj, paternalizmi i tij, është i rrezikshëm dhe i papranueshëm jo vetëm për dardanet por edhe për tërë kombin në përgjithësi.

Këmbëngulja e tij rreth Ballkanit të hapur që ishte interesi i pastër i Serbisë për të dominuar në Ballkan, fatbardhësisht vdiq.

Si kundërpërgjigjje e kësaj, falë politikës së ish Kancelarës Angela Merkel e tani edhe Shollc të cilës iu bashkëngjitët edhe ju, u zëvendësua me Procesin e Berlinit qe, sadopak ishte zgjidhje më e pranueshme për të dyja palët.

Edvin Kristaq Rama, me asnjë veprim, jo qe nuk tregoj edhe interesimin më të vogël për Republikën e Dardanisë por, ai, po ia “gërryen dheun” edhe ashtu të dobët ndër këmbë për t’u dukur para Evropës si “ i moderuar, bashkëpunues dhe progresiv”.

Isha shumë i befasuar me Kryetarin e Këshillit Evropian i cili gjatë diskutimit të tij në Samit kur deklaroi: “duhet t’i harrojnë aventurat e të së kaluarës, nga të dyja palët”, që i bie se, shqiptarët, duhet ta harrojnë gjenocidin serb nda tyre të vitit 1998/99, duke i përfshirë edhe 1620 fëmijë të vrarë e të masakruar, 1600 te pa gjetur plagë që rënkon për ditë ne zemrat e më të dashurrve të tyre.

Kryeministri Shqiptar, i respektuari dhe i adhuruari nga ju dhe zotërinjtë e Evropës, nuk e ka respektin e bashkëkombësve të tij. Ai injorohet dhe refuzohet sepse, kurrë nuk i kërkoi mikut tij Aleksandër Millosheviqit, as të pendohet e lëre më të kërkoj falje dhe as që e dënoi në mënyrë meritore agresionin e 24 shtatorit ndaj shtetit sovran ashtu siç e kërkon edhe rregulla kur një shtet rrezikohet dhe ende është nen rrezik të një agresioni te ardhshëm.

Zotëri të Evropës, vizita e Aleksandër Millosheviqit në Kinë në të njëjtë ditë bashkë me Putinin, unë mendoj se dërgon një sinjal të qartë për juve dhe Perëndimin në përgjithësi se, Serbia, nuk shkëputet nga Rusia tani edhe nga Kina e cila sjell njëherit edhe mesazhe të qartë kërcënues se, po tentuat të më bëni presion çfarëdolloji qoftë ai, ja, shikoni kush qëndron, pas meje.

Lufta e hapur e iniciuar nga sulmet e Hamasit ndaj Izraelit ku rrezikohet paqja në botë, nuk ka dyshim se pas këtyre, qëndron Irani nën përkrahjen nën hije të Rusisë, Kinës, Koresë së Veriut, qoftë edhe Serbisë si furnizuese me armatim të llojeve të ndryshme të Hamasit dhe Hezbollahut si edhe aleatet e tyre.

A nuk është ky kërcënim i hapur ndaj paqes në botë?!

Pse për të ruajtur paqen në botë, barrën duhet ta mbajë populli shqiptar i Republikës së Dardanisë, për të satën gjatë gjithë historisë, duke bërë lëshime ndaj Serbisë dhe duke na u imponuar koncesione sipas kërkesave të pa drejta nga ju deri të vendosja e masave( sanksioneve) ekonomike duke e përdorur firmën më brutale, sipas Gandit se, terrori më i madh ndaj njerëzimit, është skamja pra, presioni ekonomik, në ketë rast ndaj viktimës, Dardanisë duke e ledhatuar agresorin, Serbinë.

Në ketë mënyrë, po e leni hapur mundësinë edhe për ndonjë agresion të rinj nga Serbia.

Detyrimisht duhet të mbrohemi, pa marrë parasysh çmimin sepse, përtej atdheut nuk ka ma shpërngulje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat