Obstruksionet e opozitës Parlamentare në Kosovë kanë bllokuar 350 milionë euro?!

Opinione

Obstruksionet e opozitës Parlamentare në Kosovë kanë bllokuar 350 milionë euro?!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 17 tetor 2023 Në ora: 09:37
Autori Ismail Muçiqi

Papërgjegjësia dhe mjerimi nuk kanë fund. Deputetët e opozitës në Parlamentin e Republikës së Kosovës ka kohë që për shkak të inateve, tendencave dhe formave tjera destruktive, po e pamundësojnë Ratifikimin e Marrëveshjeve me institucionet e Bashkimit Evropian për realizimin e fondeve për projektet e ndryshme në Republikën e Kosovës. Kjo sjellje është për çdo kritikë për deputetët e partive politike të cilët po e shkelin me dy këmbët rregulloren e Parlamentit dhe Kushtetutën e Kosovës.

Deputeti i Parlamentit i cili ka marr137 votën e popullit dhe ka bërë betimin para Kushtetutës ka obligim, njerëzorë dhe ligjorë që ti kontribuojë vendit ne te gjitha aspektet zhvillimore. Shteti i Kosovës dhe demokracia të funksionojnë në bazë të parimeve Kushtetuese duke i kontribuar vendit dhe qytetarëve për zhvillimin e gjithmbarshëm shoqërorë ekonomik, duke i dhënë prioritet zhvillimit te Demokracisë.

Për fat të keq Parlamenti i Kosovës është shndërruar në një teatër komedie i cili po degradon çdo vlerë të kulturës së komunikimit në marrjen e vendimeve. Është e pajustifikueshme opstrukcioni (bllokada), mos pjesëmarrja në mbledhjet e Parlamentit duke e pamundësuar forumin për ti ratifikuar marrëveshjet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës për thithjen e 350 milionë eurove për ti ndihmuar Kosovës.

Kjo mendësi e njerëzve të cilët e mbajnë emrin e deputetit të cilët me veprimet e tyre e dëmtojnë Kosovën nuk duhet të gëzojnë asnjë përkrahje apo respekt nga qytetarët pavarësisht se cilës parti i takojnë. Se deri kur do ti vazhdojnë kalkulimet për interesa personale, karrieriste, te deputetët e Parlamentit të Kosovës duke i bllokuar proceset zhvillimore mbetët të shihet. Kjo sjellje abnormale po i irriton qytetarët e Kosovës të cilët përditë e më shumë po e shfaqin pakënaqësinë ndaj punës së Parlamentit të Kosovës.

Akuzat dhe kundër akuzat në foltoren e Parlamentit ndërmjet grupeve Parlamentare dhe të individëve të caktuar kanë kaluar çdo kodë, dhe normë të etikës intelektuale të atyre që e përfaqësojnë popullin. Andaj qytetarët e Republikës së Kosovës duhet ta ngrisin vetëdijen kolektive duke reaguar, dhe distancuar nga këta deputetë të cilët po e mbajnë peng Institucionin e Shtetit i cili u themelua me kontributin e shumë gjeneratave, që dhanë çdo gjë për lirin dhe Pavarësinë e Kosovës. Kosova nuk e meriton një Parlament të këtij soji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat