Hamasit të Serbisë, alias, grupeve diverzanto - terroriste, Brigada e Veriut, Mbrojtja Civile bashkë me Listën serbe, nuk mund t’u lejohet pjesëmarrja në zgjedhjet e lira në veri

Opinione

Hamasit të Serbisë, alias, grupeve diverzanto - terroriste, Brigada e Veriut, Mbrojtja Civile bashkë me Listën serbe, nuk mund t’u lejohet pjesëmarrja në zgjedhjet e lira në veri

Nga: Hafiz Shala Më: 15 tetor 2023 Në ora: 16:47
Autori Hafiz Shala

Policia e Dardanisë gjatë bastisjeve ende po zbulon arsenale të reja të armatimit. Por, përfaqësuesit e BE-së, Borrel e Lajçak, pa u marr me Serbinë- Vuçiqin si organizator, financues, trajnues e dirigjues, në tentim që ta amnistojnë vetën, Vuçiqin-Serbinë, po duan t’i kalojnë të gjitha procedurat rreth fakteve të zbuluara. Kjo me qëllim që të shpëtojnë veten dhe Serbinë nga përgjegjësia e sulmit terrorist ndaj shtetit sovran, duke vrarë e plagosur policë në detyrë dhe duke i përkrahur grupet terroriste me shpalljen një ditë zije në Serbi, ndërsa, Hamasi i Beogradit, Lista serbe të shpall tri ditë zie për terroristët.

Lista serbe, assesi nuk mund të regjistrohet si parti politike, nuk mund të funksionojë dhe të jetë pjesë e Parlamentit. Ky subjekt tërësisht është në duar të Aleksandër Millosheviqit si formacion destabilizues i Republikës së Dardanisë, qëllim afatëgjatë i së cilës si pjesë e strategjisë serbe, për defunkcionalizimin dhe desovranizimin e vendit.

Serbët e veriut janë në të njëjtën situatë sikur populli palestinez me Hamasin dhe ai Libanez me Hezbollahun të cilët, i kontrollon, shantazhon dhe i detyron të sillen sipas direktivave të tyre duke i urdhëruar që mos të largohen nga Gaza për t’u shërbyer atyre si mburojë e gjallë prapa popullatës së pa mbrojtur, e cila po i përjeton ferret sikur edhe ato të para 50 viteve.

Serbet e veriut, së pari duhet të lirohen nga ndikimi dhe dirigjimi nga Serbia, e cila po i përdor për interesa të saj për t’i arritur qëllimet ekspanzioniste. Prandaj, Lista serbe duhet të eliminohet dhe t’i pamundësohet veprimtaria e saj terroriste si parakusht për çfarëdolloj bisedimesh. Kjo do t'ia mundësonte qytetarëve serbë të veriut t’i votojnë përfaqësuesit e tyre legal e legjitim sipas votës së lirë pa kurfar presioni, kërcënimi, shantazhimi e korruptimi më dhunë për veprime sipas kërkesave të Beogradit.

Ajo që duhet të insistohet në zgjedhjet e ardhshme, kryetarët e tanishëm të komunave të konkurrojnë për nënkryetar dhe, ky të jetë parim dhe vendim politik që kryetarët e tanishëm ose ndokush tjetër të konkurrojë nga etnia shqiptare, të zgjidhen nënkryetar të 4 katër komunave në veri. Kjo, mund të jetë një garancion që te qeveriset se bashku duke e krijuar një ambient të perbashkët të qetë politik e demokratik duke i mbrojtur interesat e qytetarëve të të gjitha komuniteteve.

Mendoj se, Qeveria, duhet të organizojë takime me serbët e veriut duke e eliminuar Listën serbe dhe të dëgjohen kërkesat dhe ankesat e tyre. Duhet që hapur të diskutohet me ta se, çka nënkupton Asociacioni për ta, pasi ekziston ai i të gjitha komunave dhe, cilat janë temat apo brengat për të cilat ata janë të interesuar të sigurohen e që nuk do te mund t’i realizonin, permes Asociacionit ekzistues të Komunave në kuadër të Republikës.

Tanimë është i qartë qëllimi i Serbisë përmes Asociacionit të cilin e kanë imagjinuar ata, ishte, krijimi i një institucioni në kuadër të institucioneve vendimmarrëse, si një pushtet i tretë (një Republikë Serbe). Ani pse SHBA-të garantojnë se një ngrehinë e tillë në kundërshtim me Kushtetutën nuk do të lejohet, megjithatë, ata e kanë paramenduar se, një ditë kur ata t’i krijojn kushtet, veriun ta shpallin pjesë të Serbisë.

Në këto takime, haptas duhet t’u bëhet me dije se, Republika e Dardanisë është të gjithëve, pra edhe e tyre dhe çdolloj ëndërrimi për një krijesë tjetër në kuadër të shtetit ekzistues, është imagjinatë e rrezikshme, së pari, për vetë ata dhe familjet e tyre e pastaj edhe një situatë e pa sigurt për të gjithë.

Ata, pra, serbet e veriut, duhet të çlirohen nga Hamasi i Serbisë, grupet terroriste të tipit të ISIS-it të cilët janë në gjendje t’i terrorizojnë, shkatërrojnë pasurinë e tyre dhe vrasin familjen siç ishte rasti rreth sulmeve ndaj, policisë, mjeteve të informimit, qytetarëve të cilët nuk iu bindshin kërkesave të tyre deri edhe ndaj forcave të KFOR-it, duke i lënduar rëndë edhe skajshmërisht duke ua rrezikuar jetën deri të amputimi i këmbëve të ushtarëve hungarez.

Ky, pra, ka qenë një lloj paralajmërimi se po përgatitej sulm diverzanto terrorist ndaj shtetit sovran e që përfundoi me vrasjen e një polici, plagosjen e tre të tjerëve dhe vrasjen e tre terroristëve të hamasit të Serbisë.

Falë ndërhyrjes së KFOR-it dhe policisë shumë mirë të përegatitur për mos të gjuajtur në grupet terroriste u shmand numri i madh viktimave. Për këtë, Serbia është e vetëdijëshme, BE-ja, po ashtu prandaj, pse hezitohet që Serbia të shpallët fajtore për sulm të organizuar ndaj Dardanisë sipas direktivave të Putinit në bashkëpunim me Iranin me qellim të hapjes së një vatre tjetër krize në Ballkanin fragjil në aspektin e sigurisë ku Putini e sheh shansin e përshtatshem për një krizë seriozë krahas asaj shumë të rrezikshme ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, këta të fundit, të ndihmuar e sponziruar, ani pse Irani këtë publikisht e mohon, vërteta është ndryshe.

Ky planifikim nuk është i rastësishëm dhe i afatshkurtër pasi, plani i Putinit ishte dhe është të krijojë ndarje të re gjeopolitike botërore, duke zgjatur luftën në Ukrainë, duke përfituar përkrahësit e krizave, duke i përdorur vendet dhe grupet terroriste sikur Hamasin i cili edhe mund të jetë i furnizuar me armatim edhe nga Serbia.

Nëse iu kujtohet, Serbia ka bashkëpunuar ngushtë me Sadam Hyseinin duke i shitur armatim, duke i ndërtuear tunele dhe fortifikata për nevoja ushtarake. Dhe ajo që populli shqiptar i Dardanisë kurrë nuk e harron, helmimin e nxënësve dhe studentëve nga helimi i furnizuar nga Iraku i dozës së fuqisë efektive të përdorur ndaj kurdëve.

Evropa, ende shpreson që Serbinë ta tërheq nga kthetrat e Putinit që gjasat janë shumë të vogla. Në të vërtetë, Serbia, është duke u furnizuar me armatim edhe nga Kina qe paraqet rrezik shtesë për Ballkanin dhe rajonin e më gjerë.

SHBA-t, janë në rrugë të drejtë duke u inkuadruar më seriozisht në procesin e bisedimeve dhe në përkrahje të Dardanisë, ndërsa udhëheqja dardane si asnjëherë më parë është në bashkërenditje të pa rezervë. Prandaj, vetëm me kordinimin e plotë me SHBA-t, mund të arrihen qellimet tona të cilat njëherit janë edhe të Amerikës.

Unë mendoj se, nuk duhet te lejohet që ne Samitin e Tiranës me 16 tetor ku do të diskutohet rreth Procesit Franko-Gjerman në takimin e liderëve evropianë të tentohet të arrihet një marrëveshje ad'hok Dardani-Serbi. Kjo pasi, po tentohet që, Serbia të amnistohet nga masat e ashpra ndëshkuese dhe njëherit t’ua shpëtoj fytyrën përfaqësuesve evropian për njëanshmërinë ndaj dhe inkurajimin e Serbisë e cila diktonte kushtet dhe rrethanat, përparësitë dhe prioritetet që konsistojnë me dështimin e mosarritjes së një marrëveshjeje për të cilat pala dardane ra në dakord edhe në Bruksel dhe në Ohër, por të cilat Serbia i refuzoi duke u fuqizuar e që konsistoi me sulm terrorist në Banjskë.

Rama, me paraqitjen e tij para Deputetëve në Parlamentin Shqiptar, duke i kryer obligimet ndaj Vuçiqit për të cilat vetëm ai i di e ne vetëm mund të supozojmë, e kam drojën time se po do të luaj rolin e “lojtarit kyç” i cili, as nuk është e as nuk mund të jetë për shumë arsye, qe nga tentim ndarja e Dardanisë, sipas treshes, Vuqiq-Rama-Thaçi dhe kembëngulja e tij rreth Ballkanit të hapur i cili vdiq klinikishtë, këtijë njeriu, shqiptarët e Dardanisë dhe jo vetëm ata, nuk ia kanë besimin. Ky, për shqiptarët politikisht është i vdekur.

Prandaj, bisedimet ndërmjet Serbisë dhe Dardanisë, pas sulmit diverzanto - terrorist ndaj një shteti sovran dhe të pavarur, nuk mund të kenë rrjedha dhe dimenzione të njëjta dhe normale pa u kualifikuar akti i invazionit, pëgjegjësit, masat ndëshkuese ndaj agresorit dhe parimet themelore të, parapara me Procesin e Berlinit. Këto parime si, së pari njohja reciproke defakto e de jure dhe kushtet e respektimit dhe garantuesit e Marrëveshjes me sanksionet e parapara paraprakisht dhe, ato, ekonomike, politike dhe ushtarake.

Vetem në ketë mënyrë Serbia mund të detyrohet t’i zbatojë marrëveshjet ndërkombëtare e cila, e llastuar dhe e përkëdhelur nga Evropa, historikisht i ka bishtnuar. Atëherë dhe sot, me ndihmën e Rusisë.

Nëse garantuesit janë të vendosur, marrëveshja mund të jetë e suksesshme, dy fqinjët mund të jetojnë krah njëri tjetrit në paqe dhe harmoni, ani pse historikisht e kanë një armiqësi e cila ka lënë pasoja pasi vështirë harrohen vuajtjet, dëbimet, masakrat dhe gjenocidi i shkaktuar nga Serbia e cila, ani pse jeton në 2/3- tat e tokave të aneksuara, as nuk pendohet e as nuk kërkon falje.

John F. Kennedy, Presidenti i 35-të i SHBA-ve pat deklarua: “Njerëzimi duhet t’i japë fund luftës, përpara se lufta t’i japë fund njerëzimit”.

Të shpresojmë që kjo thënie e tij të vjen në shprehje dhe t’i vetëdijesojë popujt njerzimin në pergjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat