Letër publike për admiralin e NATO-s Stuart B. Munsch

Opinione

Letër publike për admiralin e NATO-s Stuart B. Munsch

Nga: Rexhep Torte Më: 11 tetor 2023 Në ora: 12:12
Autori Rexhep Torte

Nuk mund të ketë dialog të drejtë e të suksesshëm me pro serbët Josph Borrell, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, të cilët në vend që ta ndihmojnë po e sabotojnë këtë dialog.

Nuk mund të vendoset paqja afatgjatë në Kosovë dhe në Ballkan duke i vendosur në një rafsh Serbinë agresore gjenocidale e organizatore e nxitëse të konflikteve dhe Kosovën viktimë.

Serbia ishte ajo që në vitet 1998/99 kreu agresion gjenocidal në Kosovë, duke vratë e masakruar më shumë se 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre edhe 1500 fëmijë, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Serbia gjenocidale ishte ajo që mijëra e mijëra shqiptarë të vrarë e të masakruar i transportoi dhe i varrosi në varreza masive në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimeve.

Serbia gjenocidale ishte ajo që dhunoi në mënyrën më shtazarake 20 mijë femra autoktone të pafajshme shqiptare.

Serbia gjenocidale ishte ajo që nga shtëpitë shqiptare në Kosovë, rrëmbeu më shumë se 1600 djem e vajza të pafajshme shqiptare, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Serbia gjuenocidaqle e bëri shkrumb e hi Kosovën dhe detyroi më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të marrin rrugën e eksodit për të shpëtuar nga vdekja.

Nuk ekziston as edhe një fakt i vetëm që shqiptarët të kenë ushtruar dhunë ndaj pakicës serbë në Kosovë.

Serbia gjenocidale po e manipulon këtë pakicë serbe në Veri Të Kosovës më qëllim që ta shkëputën këtë pjesë të Kosovës për shkak të pasurive të mëdha nëntokësore mbitokësore dhe për shkak të liqenit të Ujmanit, të cilin Kosova e ndërtoi me paratë e veta.

I nderuari admiral Stuart B. Munsch, pakica serbe në Kosovë tashmë 24 vite nuk po i paguan as energjinë elektrike dhe as ujin që po e konsumon. Dhjetëra miliona euro të faturave të pakicës serbe po i paguan Buxheti i Kosovës nga taksapaguesit e Kosovës, dhe kësi rasti identik nuk ka në asnjë vend të Evropës.

SHBA, BE dhe NATO, janë duke e lazdruar Serbinë gjenocidale, me shpresë që ajo të shkëputet nga Rusia, por kjo nuk do të ndodh asnjëherë, sepse Serbia gjenocidale me Rusinë gjenocidale kanë vëllazëri shekullore dhe se kanë karakter të njëjtë luftënxitës dhe ekspansionist që mbështetet fuqimisht edhe nga Kisha Orhodokse e Serbisë dhe nga Kisha Orthodokse e Rusisë.

Serbia gjenocidale e njeh vetëm gjuhën e forcës dhe të sanksioneve të rrepta, ndryshe ajo kurrë nuk do të reformohet dhe as të demokratizohet.

Ju me siguri po i shihni dhe I ndiqni të gjitha këto që po i them unë, sepse këto dëshmohen dhe dallohen shumë lehtë nga arroganca që tregon Serbia gjenocidale, e cila ende nuk po shpreh gatishmëri që t’i vendosën sanksione Rusisë gjenocidale për agresionin ndaj sovranitetit të Ukrainës.

Serbia gjenocidale dhe Aleksandër Vuçiq-Presidenti i Serbisë janë organizatorët dhe nxitësit kryesorë të incidenteve në Veri të Kosovës, që kanë për qëllim vetëm shkëputjen e Veriut të Kosovës dhe asgjë tjetër.

Pakica serbe në Kosovë me urdhër të Beogradit doli nga Parlamenti dhe institucionet e Kosovës. Pakica serbe me urdhër nga Beogradi i bojkotoi edhe zgjedhjet në Veri të Kosovës.

Pakica serbe me urdhër të Beogradit dhe me infiltrimin e serbëve nga Serbia në muajin maj kreu sulmin ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR-it.

Me urdhër të Serbisë gjenocidale dhe të kriminelit Alerksandër Vuçiq u krye sulmi i armatosur terrorist të Manastiri Orhodoka Serb Banjskë te Zveçani, ku humbi jetën polici rreshter i Kosovës Afrim Bunjaku.

Siç e dini edhe Ju në Manastirin Orthodoks Serb në Banjskë u konfiskua një sasi e madhe armatimi dhe municioni për qindra serbë terroristë , për ta okupuar Veriun e Kosovës. U konfiskuan edhe autoblinda me të cilat ishte transportuar tërë ky armatim, ndërsa pamjet nga dronët serbë sekuestruar shihet se këta terroristë serbë janë stërvitur edhe me automjetet ushtarake që SHBA-të ia dhanë donacion Serbisë.

Policia e Kosovës angazhohet maksimalisht për sigurinë dhe rendin për të gjithë banorët e Kosovës pa dallim etnie. Policia e Kosovës është duke i ndjekur strukturat paralele serbe, grupet e armatosura serbe dhe kontrabandistët serbë në Veri të Kosovës, që përkrahen nga Serbia gjenocidale dhe nga krimineli Aleksandër Vuçiq.

Kosova e ka Kushtetutën e saj më demokratike në Evropë, që është garanci për të drejtat dhe liritë e barabarta të të gjithë banorëve që jetojnë në Kosovë.

Deklarata e admiralit të NATO-s Stuart B. Munsch dhënë në Kosovë

Admirali Stuart B. Munsch-Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s, pas ceremonisë së nderimit të komandës së së KFOR-it në Kosovë, më 10 tetor 2023, deklaroi se, “Situata në Veri të Kosovës është e tensionuar. Kemi rrethana ku një pjesë e popullsisë nuk përfaqësohet më brenda institucioneve, ndonjëherë edhe zgjedhjen e tyre. Unë bëj thirrje për negociata dhe diplomaci për t’i ulur tensionet dhe për të arritur një kompromis. Ky është një mjedis mjaft shqetësues sepse negociatat po pengohen nga mungesa e besimit. Ka elemente që po bëhen gjithnjë e më e më të dhunshëm, ku në muajin maj ne pamë sulm ndaj forcave të KFOR-it. Më 24 shtator u gjetën armët, që tregon aftësi shumë të avancuara. Që është një kombinim i rrezikshëm. Kemi nevojë për negociata të diplomacisë për të trajtuar këtë çështje për të ulur tensionet dhe për të sjellë nje zgjidhje të qëndrueshme këtu. Të gjithë të heqin dorë nga sjellja e tyre provokuese dhe agresioni ndaj njëri-tjetrit. Numri i trupave të KFOR-it është rritur në dy etapa, e para është nga Turqia me më shumë se 600 trupa forca rezervë operacionale, pas ngjarjeve të muajit maj. Pas ngjarjes së muajit shtator është rritja tjetër e trupave nga Mbretëria e Bashkuar dhe Rumania sërish me 600 trupa. Grupi i fundit erdhi edhe me armatim të rëndë për të mbrojtur më mirë trupat e KFOR-it dhe pwr të penguar çdo aktivitet të mëtejshëm. Policia e Kosovës është reagimi i parë, EULEX-i i dyti dhe KFOR-i i treti, por KFOR-i është entiteti më i besuar në rajon, që veprimet e tyre t’i çojnë përpara”, tha në fund admirali Stuart B. Munsch.

I nderuari admiral Stuart . B. Munschm, përkundër tërë këtij angazhim të NAT0s, dialogun po e saboton BE-ja nëpërmjet pro serbëve Joseph Borrellit dhe Miroslav Lajçakut, të cilët janë vënë në anën e Serbisw gjenocidale dhe nën diktatin e saj kundër të drejtës dhe të vërtetës së Kosovës.

Ju edhe vetë jeni dëshmitarë që Kosovës së pafajshme i janë vendosur sanksione, ndërsa Serbisë fajtore nxitëse dhe organizatore të sulmit që u dëshmua edhe ne agresionin terrorist më 24 shtator të këtij virti nuk po i vendoset asfare sanksioni, edhe përkundër të gjitha këtyre provave e dëshmive konkrete, si edhe përkundër tërë këtij arsenali armësh të konfiskuara te Manastiri Ortodoks Serb në Banjshkë.

Ju po kërkoni negociata, por dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë i drejtë dhe i suksesshëm, derisa udhëhiqen nga pro serbet Joseph Borrell, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, që duket se janë korruptuar nga Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq.

I nderuari admiral Stuart B. Munsch, në fund dua t’jua rikujtoj se krimineli Akekdandër Vuçiq si bashkëpunëtor i ngushte i kriminelit Sllobodan Millosheviq moti është dashur të jetë prapa grilave në Gjykatën për Krime të Luftës në Hagë, i cili gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë si ministër për Informacion, gjatë luftës deklaronte publikisht që për një ushtar serb të vrarë të vriten100 persona të pafajshëm.

Me kriminelin Aleksandër Vuçiq, kurrën e kurrës nuk mund të ketë dialog të drejtë dhe të suksesshëm ndërmjet Kosovës viktimë dhe Serbisë gjenocidale hegjemoniste.

I nderuari admiral Stuart B. Munsch, derisa flisni për arritjen edhe të një kompromisi, Ju lutem si njeri me moral të lartë, vendoseni dorën në zemër dhe mendoni se çfarë qëndrimi do të kishit ndaj Serbisë gjenocidale, po qe se Serbia tërë ato krime do t’i kishte kryer ndaj familjes Tuaj, farefisit Tuaj ndaj popullit Tuaj dhe ndaj shtetit Tuaj?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat