Si lindi apo si u ngritë dhe themelua shteti i Izraelit?

Opinione

Si lindi apo si u ngritë dhe themelua shteti i Izraelit?

Nga: Agron Shabani Më: 10 tetor 2023 Në ora: 15:14
Autori Agron Shabani

Siç dihet, në kuadër të zgjimit të ndjenjave nacionale dhe patriotike të numrit të madh të hebrenjve ose izraelitëve në Evropë gjatë shekullit 19 (XIX) dhe me vonë: U ngritë ose themelua e ashtuquajtura lëvizja ose organizata e njohur cioniste, arkitekt ose ideator kryesorë i së cilës konsiderohet Theodor Herz (Teodor Hercog) në vitin 1897.

Levzja Cioniste mori formën, profilin dhe kuptimin e plotë në "kongresin e parë cionist" të mbajtur në Basel të Zvicrës, në të cilin u mor vendimi mbi kthimin e hebrenjve (izraelitëve) në Palestinë, si dhe fillimin e ngritjes ose themelimit të shtetit të Izraelit në truallin ose territoret arabe ose palestineze.

Ndërkohë që lëvizja ose organizata e mësipërme hebreje ose cioniste, thuhet se e ka marr emrin në bazë të kodrës Zion (Cion) në Jerusalem, ku ndodhët i ngritur edhe tempulli i njohur i Jerusalemit.

Ndonëse, anëtarët e lëvizjes ose organizatës cioniste, në fillim kishin mëdyshje ose dilema të shumta nëse atdheu i tyre do duhej të ishte Argjentina, apo Palestina?!

Kështu që në "kongresin e parë cionistë" në Basel të Zvicrës me 19O6, u mor vendimi që shteti ose shtëpia e përbashkët e "popullit të zgjedhur" të Izraelit, të ishte Palestina.

Se këndejmi, Emiri ose Sheiku i njohur i Mekës, Sherif el Hussaini, si lider ose prijës i atëhershëm i arabëve ose palestinezëve, po gjatë asaj periudhe kishte zhvilluar bisedime sekrete ose konfidenciale me Sir Henry Mc Mahon-përfaqësues i lartë i Britanisë së Madhe në Egjipt, i cili kishte kërkuar "pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e plotë të shteteve arabe-nën perandorinë osmane ose otomane të Turqisë".

Përderisa përfaqësuesi ose diplomati i lartë, Henry Mc Mahon i Britanisë së Madhe, do ia bënte të qartë emirit ose sheikut të lartë arab, Sherif el Hussain, se Britania e Madhe e pranonte kërkesën mbi pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e shteteve arabe nën Sherif el Hussainin, por jo edhe nën perandorinë osmane ose turko-otomane.

"Kthimi (aliyahu) i parë" i hebrenjve ose izraelitëve në Palestinë, do fillonte dikund në vitin 1881.

Ndonëse, që nga ajo kohë dhe deri në vitet 1914-1918, numri i izraelitëve nuk arrinte madje as në 9 % të popullsisë së përgjithshme të Palestinës.

Për me tepër ndërkaq, ish shefi i diplomacisë britanike, Arthur Balfour, në vitin 1917, i kishte shkruar një letër të gjatë emocionale, semantike dhe empatike pasanikut (bankierit) ose lordit të njohur Walter Rotshild, i cili ishte edhe lider ose përfaqësues i lartë i lozhës dhe "federatës cioniste" të Izraelit në Britaninë e Madhe, në të cilën thuhej se:" Mbretëria dhe qeveria e Britanisë së Madhe i mirëpresin dhe respektojnë nismat, idetë, teoritë dhe përpjekjet e ndryshme mbi ngritjen dhe krijimin e shtetit të Izraelit në Palestinë."

Ndërkaq, me ndihmën e anglezëve (britanikëve) dhe francezëve: Arabët i kishin përndjekur ose dëbuar tërësisht turqit nga Palestina, e cila kishte kaluar nën juridiksionin ose administrimin anglez ose britanik.


Ndërkohë që në fillim të shekullit XX(2O)-në të gjitha shtetet myslimane ose arabike, do të shfaqën ose shpërthejnë­ lëvizjet e njohura liridashëse, patriotike dhe nacionaliste kundër zgjedhës ose sundimit turko-otoman.

Pa e harruar këtu edhe marrëveshjen sekrete në mes Francës dhe Britanisë së Madhe (lexo "Traktatin Sykes-Picoto" me 1916) mbi ndarjen e sferës së interesave në Liban ose Lindje të Mesme.

Në konferencën e San Remos me 192O, ishte vendosur që Francës t'i takonte mandati mbi Libanin dhe Sirinë i cili do përfundoi me 1943, respektivisht me 1945 dhe 1946, me rastin e ngritjes ose themelimit të Ligës (Lidhjes) Arabe.


Në vitin 1948, Libani do marrë pjesë në luftën ose konfliktin e njohur arabo-izraelit. Duke shënuar kështu edhe fillimin e "luftërave dhe pushtimeve të reja" izraelite në Liban.

Në vitin 1982, Bèchir Gemayeli (Beshir Xhemaili) i cili asokohe e kishte pushtetin ose ndimimin e tij vetëm 1O % në territorin e përgjithshëm të Libanit, do të zgjidhet President i Libanit. Ndonëse, edhe me ndihmë­n e Izraelit.

Ndryshe nga kjo, siç u cek me lartë, në kuadër të Deklaratës së njohur të Balfourit me 2 nëntor të vitit 1917 (në vlugun me të madh të Luftës së Parë Botërore): Anglezët ose britanikët do ua premtonin atëbotë izraelitëve ngritjen dhe themelimin e shtetit të tyre- Izraelit.

Kjo në radhë të parë pra, falë resurseve dhe potencialeve të njohura financiare dhe ekonomike të diasporës ose lobit të fuqishëm izraelit në Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kështu me radhë.


Ndërkohë që ideja e mësipërme britanike mbi ngritjen dhe themelimin e shtetit të Izraelit, do bëhej aditive, imediate ose aktuale menjëherë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, përkatësisht, në "Traktatin e Versajës" me 1919 etj. Për të qenë valide dhe gjithmonë aktuale ose permanente edhe në etapa ose periudha të ndryshme në mes dy luftërave të mëdha botërore dhe menjëherë pas tyre. E sidomos në Konferencën e njohur të Kasablankës ( Casablanca) në Marok të vitit 1943, kur Churchilli ( B. Madhe), Roosevelti ( SHBA-së) dhe De Gaulle ( Francë), asokohe do ua jepnin dritën e jeshile projekteve dhe planimetrive të mësipërme mbi ngritjen dhe themelimi e shtetit të Izraelit. Për t´u ripërseritur në formë konkluzash dhe modalitetesh të ndryshme gjeopolitike, strategjike, koniukturale, manufakturale dhe të tjera edhe në takimet e njohura trepalëshe të Rooseveltit, Churchillit dhe Stalinit në Teheran dhe Jaltë gjatë vitit 1943 dhe 1945.

Në etapën ose periudhën e luftërave pushtuese ose kolonialiste, Libani së bashku me karakteristikat ose specifikat e tij multifetare, multikulturore, multietnike dhe të tjera (e sidomos për shkak të konflikteve ose antagonizmave të njohura shekullore ose historike në mes myslimanëve arab dhe maroniteve të krishterë ose katolik) do të ndodhët në fokusin e interesimit dhe monitorimit francez.

Ndonëse, në vitin 1861, me anë të "traktatit" ose marrëveshjes së fuqive të njohura europiane ose perëndimore, Libani do shpallej si "krahinë autonome" e ish perandorisë osmane ose otomane turke.

Ndërkohë që në fill të shekullit XX(2O)-në të gjitha shtetet myslimane ose arabike, do të shfaqën ose shpërthejnë­ lëvizjet e njohura liridashëse, patriotike dhe nacionaliste kundër zgjedhës ose sundimit turko-otoman.

Pa e harruar këtu edhe marrëveshjen sekrete në mes Francës dhe Britanisë së Madhe (lexo "Traktatin Sykes-Picoto" me 1916) mbi ndarjen e sferës së interesave në Liban ose Lindje të Mesme.

Në konferencën e San Remos me 192O, ishte vendosur që Francës t'i takonte mandati mbi Libanin dhe Sirinë i cili do përfundoi me 1943, respektivisht me 1945 dhe 1946, me rastin e ngritjes ose themelimit të Ligës (Lidhjes) Arabe.

Me 14 qershor të 1948, kishte përfunduar ma dati ose protektorati anglez (britanik) në Palestinë.

Në të njëjtën ditë (14.O6.1948) -ishte shpallur shteti i Izraelit.

Dhe, po në njëjtën ditë (14. O6. 1948): Nën motot ose sloganet e ndryshme të t ‘mbrojtjes ose shpëtimit të arabëve palestinez": Shtetet e ndryshme arabe e kishin sulmuar Izraelin.


Ndërkaq, pas miratimit të rezolutës së njohur të OKB-së ne vitin 1948: Nga Bashkësia e gjerë botërore ose ndërkombëtare, me në fund do të njihej dhe pranohej botërisht ose zyrtarisht shteti i Izraelit nën udhëheqjen e Ben Gurionit.

Duke shënuar në këtë kontekst pra edhe luftën e parë arabo-izraelite ne vitin 1949, si dhe kthimin masiv të refugjatëve hebrej ose izraelit nga e gjithë bota në Izrael.

Ndërkaq, ish Presidenti i njohur egjiptian, Gamal Abdel Naser, me anë të një dekreti të jashtëzakonshëm ose special, me 26 korrik të vitit 1956, do e shpallte nacionalizimin e kanalit të njohur të Suezit.

Duke e shkaktuar në këtë sfond edhe krizën ose luftën e dytë arabo- izraelite nga 29 tetori deri me 6 nëntor të vitit 1956, në të cilën asokohe, në anën e shtetit dhe ushtrisë së Izraelit, ishin involvuar ushtarakisht Britania e Madhe dhe Franca.

Përderisa, nga 5 deri me 1O qershor të vitit 1966, do zhvillohej edhe lufta e tretë arabo- izraelite mbi rrafsh lartat e njohura të Sinait dhe Golanit, e njohur përndryshe si " lufta gjashtë ditorë" në mes Izraelit , Egjiptit dhe Sirisë gjatë vitit 1966.

Egjipti dhe Siria i takonin asokohe Republikës së Bashkuar Arabe ose "UAR" të firmosur në vitin 1958 në formë " traktati shtetëror" ose "nacional" në mes Egjiptit, Sirisë dhe Libisë .

Përderisa Iraku (nën regjimin e Sadam Hussenit dhe partisë sunnite "BAATH")- nuk iu bashkua kurrë atij "Unioni". Kjo për shkak të mos durimit dhe hasmërisë personale në mes Sadam Husseinit të Irakut dhe Hafez El Asadit të Sirisë.

Ndërkaq, me rastin e sulmit dhe invazionit të papritur ushtarak të Republikës së Egjiptit në kanalin e Suezit dhe të ushtrisë siriane në Rrafsh lartën e njohur të Golanit me 8 tetor të vitit 1973: Atëbotë do fillonte dhe zhvillohej edhe e ashtuquajtura lufta e katërt arabo-izraelite në rajon me fitoren e Izraelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat