Dy javë pas Banjskës, aty ku Asociacioni dha shpirt

Opinione

Dy javë pas Banjskës, aty ku Asociacioni dha shpirt

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 8 tetor 2023 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Edhe dy javë pas ky sulm vazhdon të jetë aktual, ku mbeti i vrarë Afrim Bunjaku dhe për rrjedhojë edhe disa terroristë serbë.

Disa gjëra dolën në pah në gjithë këtë ngjarje, Serbia është ajo e Millosheviçit, s’ka ndryshuar asgjë dhe si e tillë vazhdon të sponsorizojë terroristë dhe banda ushtarake dhe para ushtarake për tensione, vrasje e krime.

Vuçiqi, si lojtar i vjetër i dal nga shkolla politike e Millosheviçiqt dhe Sheshelit, bëri manovër për të shfajësuar Serbinë nga pērgjegjësia, duke e detyruar Radoiçiqin të pranonte autorësinë e në këmbim t'i dhuronte lirimin nga burgu, siç edhe ndodhi.

Bota, edhe pse veproi ende nuk e ka dënuar Serbinë, mes dyshimeve se sanksionet do të jenë në formë vërejtje e jo tamam të plota. Banjska i dha botës dhe Kosovës mesazhin e qartë, ledhatimi ndaj Serbisë e trimëron këtë të fundit për vazhdimin e skenarëve të tillë.

Vetëm forca e detyron Serbinë të zmbrapset. Edhe ata politikanë shqiptarë që kanë bashkëpunuar me terroristë e banditë në veri, besoj se kanë marrë një leksion të fortë; asnjëherë mos mendoni se nuk u dalin në shesh bizneset dhe lidhjet me ata. Më mirë të pranohet realiteti nga shqiptarët dhe ndērkombëtarët aq më mirë, derisa Serbia nuk ndryshon dhe si e tillë ajo është. Qetësia aktuale në veri nuk guxon të relaksojë policinë e Kosovës dhe KFOR-in, terroristët po presin momentin për të goditur.

Jam thellësisht i bindur se situata me trazira në veri do të ketë, ashtu siç besoj se Asociacioni në veri ka vdekur. Bota ta kuptojë se Asociacioni do shndërrohet në çerdhe për terroristë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat