A do ta përjetojë Millan Radoiçiq fatin e Yevgeny Prigozhinit?!

Opinione

A do ta përjetojë Millan Radoiçiq fatin e Yevgeny Prigozhinit?!

Nga: Hafiz Shala Më: 27 shtator 2023 Në ora: 22:33
Autori Hafiz Shala

Serbia, historikisht i ka flijuar individët, të cilët sipas urdhrave shtetërore kanë kryer veprime terroriste, masakra e vrasje masive.

Këtë e ka bërë me qellim për ta “shpëtuar shtetin” nga përgjegjësia shtetërore për këto krime. Serbia  pa hezitim i sakrifikon por, në shekullin 21 të demokracisë, civilizimit dhe humanizmit, nuk do të duhej të vinin në shprehje kësolloj veprimesh.

Pas akteve terroriste të grupeve diverzante të forcave ushtarake të Serbisë, të cilët tentuan këtë sulm befasues shtetëror serb ndaj shtetit sovran e demokatik të Republikës së Dardanisë, disa nga ata u zunë rob, disa u likuiduan e disa po shërohen në spitalet e Serbisë.

Serbia, sipas Konventave Ndërkombëtare, ani pse ajo kurrë nuk i respekton, pas shërimit të tyre, do të duhej t’ia dorëzojë këta terroristë organeve shtetërore të drejtësisë së Republikës së Dardanisë për t’i vazhduar hetimet e mëtejme rreth sulmeve diverzanto-terroriste me qellim të nxjerrjes së fakteve në mënyrë të drejtë e transparente.

A do të kërkojë Bashkimi Evropian apo të kushtëzojë Serbinë më dorëzimin e terroristëve që t’i dorëzohen organeve të drejtësisë, mbetet të shihet. Por siç e ceka në kryetitullin e këtij artikulli, Serbia, për t’i ikur përgjegjësisë shtetërore, do t’i likuidojë mu ashtu siç bëri me Sllobodan Millosheviqin gjatë gjykimit të tij në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë.  Sipas disa teorive konspirative, por jo edhe të pabesueshme, krimineli Millosheviç u helmua në çelinë e burgut të Hagës. Ose madje, ka teori tjera se, Millosheviqi gjoja, u vu në gjendje të vdekjes klinike në një periudhë dyjavore për ta transportuar drejt Moskës ku gjenden djali dhe bashkëshortja e tij. Serbia, edhe Zoran Xhinxhiqin përmes beretave kriminalo-terroriste, e likuidoi pasi gjoja ishte më afër arritjes së një marrëveshjeje me Dardanisë. 

Rasti "Panda" në Pejë, e vërteton se Serbia, për të akuzuar shtetin e Dardanisë, i vrau të rinjtë, dhe kur gjërat u vërtetuan, iu desh kriminelit Aleksandër Millosheviq (me qëllim e shkroi emrin e kombinuar të cilët janë bashkpërgjegjës për gjenocidin në Dardani gjatë luftës 1998/99).

Grupet terroriste e kishin për qellim qe t’ia pregatisnin kurthin Policisë së Kosovës që është më e përgatitura në Ballkan, që të shkaktojnë sa më shumë viktima, posaçërisht në një objekt fetar për t’i provokuar civilët serb që t’i bashkëngjiten grupeve terroriste duke iu shpërndarë armë të sjella me muaj të tërë. Është e pamundur që brenda natës të sjellin armatim të formacionit të Batalionit për ta sulmuar dhe marrë veriun nën kontroll, në ndërkohë, t’i vijë përkrahja e menjëhershme nga Kremlini, për ta zvogëluar përkrahjen ushtarake të SHBA-së për të cilën Kosova është njëra ndër interesat strategjike me një ndër bazat më të mëdha në Evropë.

Ushtarët në Dardani janë të qetë, të sigurt dhe jemi njëri ndër popujt më përkrahës e dashamirës ndaj këtij miku i paluhatshëm dhe kujdestar ndaj Republikës së Dardanisë, e krijuar nga, strategu, largpamësi, themeluesi i miqësisë historike më SHBA-të, Dr. Ibrahim Rugova.

Falë bashkëpunimit dhe bashkërendimit të veprimeve me rastin e sulmeve të armatosura të grupeve diverzanto-terroriste, ngjarja pëfundoi me humbjen sa më të vogël të policëve por, edhe të sulmuesve sipas doktrinave më bashkëkohore ushtarake që, të neutralizohen e jo të likuidohen në raste të këtilla, posaçërishtë në ruajtjen e civilëve, në këtë rast serbë pelgrinë.

Mund ta marrë më mend se, po të ndodhte kjo në ndonjë xhami diku në Dardani, politika gjenocidale e ultranacional shoveniste e edukuar nga ideologët e tyre Alksandër-Millosheviq, do t’i masakronin deri në besimtarin e fundit.

Këtë e dëshmon lufta e fundit , pasi sulmi terrorist ndodhi pikërisht në 24 vjetorin e masakrës së familjes Delijaj në Abri të Drenicës së Kuqe Heroike, ku u vranë e maskruan, nga foshnja 6 muajshe deri të më i moshuari 94 vjeçar.

Dua të besojë se, Bashkësia Ndërkombëtare, më në fund është bindur se, Serbia, është shtet kriminal me të njejtën ideologji e princip ekspanzionist të tipit të Rusisë putiniane në qellim të destabilizimit jo vetëm të Ballkanit fragjil por edhe të Evropës dhe më gjerë.

Shtrohet pyetje shumë legjitime dhe shumë serioze se, si dhe çfarë të bisedohet me Serbinë rreth marrëdhënieve, Dardani-Serbi kur, në gjirin e saj sot e kësaj dite e mban nën kontroll e dirigjim, Listen serbe, partinë e dhunshme politike nga radhët e të cilës, organizator doli, nenkryetari i saj Millan Radojqiq i lansuar nga prëhëri i Aleksandër-Millosheviqit, krah i djathtë i ketyre të fundit.

Duhet shikuar Kushtetutën dhe ligjet aktuale të Republikës së Dardanisë se, a mund ta vazhdojë veprimtarinë një parti e dhunshme politike serbe e cila, nuk e di se ku i ka lëshuar flamujt në gjysmë shtize, në shtëpi private apo në institucionet komunale, duke shpallur 3 ditë zie për humbjen e 3 anëtarëve të grupeve diverzanto-terroriste, dy ditë më tepër se vetë shteti kriminal serb.

A nënkuoton se, me një Asociacion të dëshiruar nga Serbia dhe Lista serbe po e themelojmë edhe një organizatë terroriste brenda shtetit Republikës së Dardanisë.

Në veriun e Mitrovicës, duhet të formohen parti politike të zgjedhura me votën e lirë të tyre, të cilat më së miri mund t’i artikulojnë kërkesat e tyre, duke e respektuar së pari shtetin e tyre të Dardanisë, duke marrë pjesë aktive në të gjitha organet shtetëtore, duke jetuar në paqe dhe harmoni më të gjitha komunitetet tjera.

Nëse Bashkësia Ndërkombëtare, deri më tani ka tentuar që Serbinë ta këqyrë përmes gishtave, tani, nuk duhet ta ketë këtë princip.

Pasi duke tentuar që ta zbus dhe ledhatojë Serbinë për ta larguar nga kthetrat ruse, tani, e ka gjithçka të qartë se, vetëm duke ia thënë të vërtetën dhe duke ia treguar shkopin, mund ta qetësojnë ose, t’ia thonë masat të cilat e presin.

Ju lutem, mos ushtroni presion ndaj udhëheqjes së Republikës së Dardanisë pasi, ajo sipas kërkesave tuaja i pranoi të gjitha marrëveshjet por, jo edhe Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat