Vuçiqi ra vet në kurthin që ia ngriti Albinit dhe Kosovës

Opinione

Vuçiqi ra vet në kurthin që ia ngriti Albinit dhe Kosovës

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 27 shtator 2023 Në ora: 16:01
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Afërisht 5 milionë euro është vlera e armatimit të konfiskuar nga policia e Kosovës tek manastiri në Banjskë nga terroristët serbë sulmuan policinë e Kosovës. Shuma në fjalë tregon për sasinë e madhe dhe të rëndë të armatimit, çka të jep me kuptuar se grupacioni terroristë kishte qëllime të qarta .Me shumë gjasë strategjia e tyre ka qenë provokimi, pastaj policia e Kosovës të sulmonte Manastirin me çka Serbia do fshihej pas kultit për tu paraqitur si viktima.

Për të pasur pastaj tek hapi tjetër shpallja e autonomisë së pjesës së veriut pikërisht në propagandën "e mbrojtës nga shqiptarët". Reagimi profesion dhe i shpejtë i policisë së Kosovës bëri të mundur asgjësimin e qëllimit të terroristëve, ende nuk dihet numri i të vrarëve, por thuhet minimumi të jetë dhjetë e sipër dhe disa të arrestuar.

Kështu që dështoi Vuçiqi, disa nga banditët u vranë e disa ikën si lepuj. Kjo është betejë e fituar nga Kosova, ndonëse duhet pasur shumë kujdes për veprimet në vazhdim. Ky grupacion i paguar shumë mirë nga Vuçiqi dhe Rusia synon të krijojë ende tensione, Kosova të jetë vigjilente. Ledhatimi i Vuçiqit nga Borrel e Lajçak ka sjell këtë situatë, nga 24 shtatori Brukseli ka vdekur politikisht si ndërmjetësues.

Edhe pse e kam thënë shumë herë, Brukseli nuk e mund të arrijë marrëveshje përfundimtare, vetëm SHBA ka aftësinë dhe potencën. Në këtë kuptim, tani e tutje ShBA të marrin në dorë situatën. Kosovës iu shtua edhe një hero, edhe një fitore për të mbrojtur vendin, atdheun.

Vuçiqi dështoi si shumë herë tjera, e të gjithë ata që mësyjnë Kosovën ta dinë se këtu janë kthyer në kufoma “krajlë” e mbretër, i njëjti fat i pret të gjithë ata që mëtojnë të bëhen zot shtëpie. Kosova ka zot shtëpie, ka një qeveri dhe një popull pas që nuk shantazhohen dhe as nuk mposhten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat