Krenari dhe dhembje për policinë e Kosovës në veriun e vendit

Opinione

Krenari dhe dhembje për policinë e Kosovës në veriun e vendit

Nga: Sami Arifi Më: 24 shtator 2023 Në ora: 17:00
Sami Arifi

Sot më shumë se kurrë, po cenohet sovraniteti i RK-së përmes presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit, i cili nërsen bandat e tij kriminale, përmes të cilave banda tenton të mbaj të tensionuar gjendjen në pjesën veriore të vendit për t'ia gëlltitë atë pasuri nëntokësore RK-së, minjerën e Trepçës.

Prandaj, nga institucionet jo vetëm të Kosovës por edhe të Shqipërisë kërkohet një unitet në të gjitha fushat në radhë të parë të faktorit shqiptar, me një seriozitet plot për çështjen kombëtare, po edhe faktori ndërkombëtar që vërtet e ka në mendje Kosova të jetë në kufi të pacenuar t'i thonë jo njëherë e përgjithmonë strukturave kriminale serbe duke i kapur ata për t'i sjellë pranë drejtësisë dhe për ta bërë njëherë e përgjithmon shtetin tonë funksional, ligjor në çdo cep të saj.

Së pari le të mbizotëroj krenaria për ta bërë vendin sovran, ligjor pastaj dhembja për njerëzit tanë profesional në ballë të detyrës...

Ngushëllime familjarëve, policisë, shtetit Kosovës, institucioneve të vendit dhe mbarë kombit shqiptar, për heroin, Policin, Afrim Bunjaku, i rënë në ballë të detyrës në mbrojtje të atdheut. Lavdi e përjetshme, Policit, Afrim Bunjakut, jetës dhe veprës së tij në mbrojtje të atdheut...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat