Aleksandër Vuçiq në OKB dhe Joseph Borrell e Miroslav Lajçak në Bruksel, përplot me mashtrime kundër Kosovës

Opinione

Aleksandër Vuçiq në OKB dhe Joseph Borrell e Miroslav Lajçak në Bruksel, përplot me mashtrime kundër Kosovës

Nga: Rexhep Torte Më: 22 shtator 2023 Në ora: 13:34
Autori Rexhep Torte

Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 21 shtator 2023, foli edhe krimineli Aleksandër Vuçiq-Presidenti i Serbisë, duke u përpjekur që me gënjeshtra ta shfajësojë Serbinë gjenocidale karshi Kosovës viktimë.

Aleksandër Vuçiq, në fjalimin e tij skandaloz fund e krye me demagogji e gënjeshtra, tha se, “Vendimi i paligjshëm i shkëputjes së provincës sonë autonome të Kosovës nga Serbia u bë një dekadë pas luftës në vendin tonë. Pa referendum në Serbi dhe në Kosovë. Ky vendim u morr në një kohë kur Serbia kishte një qeveri të përcaktuar për integrime evropiane dhe euro-atlantike, dhe përfshinte në përbërjen e saj edhe Kosovën, një vend anëtar i plotë i OKB-së, por edhe i Këshillit të Evropës dhe OSBE-së, por kjo nuk e ndaloi dhunën ligjore e politike, nga ata që sot na japin ligjërata nga kjo foltore, me shpjegime të panevojshme dhe të kota.

Ndërsa jemi ulur në këtë sallë një kontingjent i ri serbësh janë arrestuar nën akuza të sajuara si pjesë e fushatës së terrorit të Kurtit. Biseda me Kurtin është më shumë monolog se sa dialog. Më shumë se 10 vite pas nënshkrimit të marrëveshjes Asociacioni i Komunave Serbe nuk u krijua. Serbia është në rrugën evropiane e gatshme për të ndryshuar dhe e gatshme për reforma. Ne kemi marrëdhënie të mira me SHBA-të dhe besoj se marrëdhëniet tona do të jenë edhe më të mira”, deklaroi, Aleksandër Vuçiq.

Aleksandër Vuçiq në OKB harroi se rrena i ka këmbët e shkurta

O Aleksandër Vuçiq krimineli, bashkëpunëtori i ngushte i kriminelit Sllobodan Millosheviq, Kosova ishte tokë shqiptare e okupuar nga Serbia me gjenocide shfarosëse Serbia asnjëherë nuk ka pasur qeveri pro evropiane dhe pro atlantike, dhe Serbia asnjëherë nuk ka qenë dhe se as sot nuk është e gatshme të bëjë ndryshime dhe reforma demokratike.

Për çfarë Asociacioni të komunave serbe po flet, kur Kosova sot është shteti me Kushtetutë më demokratike në Evropë, me të cilën tërë banorëve në Kosovë u garantohen të drejta të barabarta.

O Aleksandë Vuçiq krimineli, në Luginën e Preshevës jetojnë më shumë se 120 mijë shqiptarë autoktonë, dhe Serbia gjenocidale po ushtron diskriminim të vrazhdët për t’i detyruar të largohen nga trojet e tyre shqiptare.

O Aleksandër Vuçiq krimineli demagogu dhe mashtruesi, pasi thoni se i respektoni BE-në dhe SHBA-të, pse manipuloni e mashtroni dhe nuk po i vendosni sanksione Rusisë gjenocidale, siç i ka vendosur e tërë bota demokratike?!

Ëilijam Ëalker-i dërguari i OSBE-së në Kosovë në vitin 1999, duke e shikuar në vend të ngjarjes masakrën e Reçakut që e kryen forcat serbë, i informoi OSBE-në, SHBA-të dhe NATO-n, se Serbia po kryen gjenocid në Kosovë, gjë që rezultoi me sulmet ajrore 78 ditëshe të NATO-s ndaj caqeve serbe në Serbi, në Kosovë dhe në Malin e Zi, duke i detyruar forcat okupuese serbë të tërhiqen nga Kosova dhe Kosova u çlirua nga okupimi i Serbisë.

O Aleksandër Vuçiq krimineli, konstatimi yt se biseda me Albin Kurtin është monolog, është gënjeshtër e kulluar, serbe. Albin Kurti është person që ka vuajtur në burgjet pushtuese serbe, Albin Kurti për nga intelektualiteti, morali e karakteri njerëzor dallon prej teje që je kriminel lufte, si nata me ditën. Albin Kurti t’i nxjerr para turinjve faktet dhe dëshmitë se, Serbia në Kosovë ka qenë okupatore, dhe se ti këto fakte e dëshmi të bëjnë që të kaplohesh nga tmerri i së vërtetë, dhe se nuk një në gjendje t’i përgjigjesh Albin Kurtit me asgjë, veçse me rrenat, shantazhet dhe kukuvajkat që po i bën pas dialogut Kosovë-Serbi.

O Aleksandër Vuçiq krimineli, pse nuk e nënshkrove Propozimin Franko-Gjerman as në Bruksel dhe as Aneksin e realizimit të këtij propozimi në Ohër, por po llomotiit lartë e poshtë se Serbia nuk ka asnjë obligim për realizimin e marrëveshjeve pasi ti zotrote gjoja nuk ke nënshkruar asgjë?!

Kot e ke që ankohesh për arrestimet e kriminelëve serbë që kryen krime gjatë gjenocidit të Serbisë në Kosovë në vitet 1998/99.

Ti e din shumë mire se kriminelët e Lutës së Dytë botërore ndiqen edhe sot e kësaj dite për krimet e kryera.

I pari duhet të arrestohet krimineli Aleksandër Vuçiq

I pari që duhet të arrestohesh je ti o Aleksandër Vuçiq krimineli, sepse si ministër për Informata i kriminelit Sllobodan Millosheviq, asokohe deklaroo që për një ushtar serb të vrarë të vriten 100 civilë të pafajshëm.

Ushtarët, parailitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale në Kosovë vranë e masakruan më shumë se 15 mijë shqiptarë autoktonë, duarthate dhe të pafajshëm, në mesin e tyre edhe 1500 fëmijë, në mesin e tyre edhe foshnje duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale dhunuan në mënyrën shtazarake 20 mijë femra autoktone të pafajshme shqiptare.

Rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare në Kosovë më shumë se 1600 djem e vajza të pafajshme shqiptare, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

E bënë shkrumb e hi Kosovën duke detyruar më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të marrin rrugën e eksodit.

Mijëra kufoma të shqiptarëve të vrarë e të masakruar u transportuan nga Kosova dhe u varrosën në varreza masive në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimeve.

O Alekndandër Vuçiq krimineli ambasador të Serbisë në SHBA e emërove Marko Gjuriqin, i cili në vitin 2008 ishte organizatori i djegies së Ambasadës së SHBA-ve në Beograd.

O Aleksandër Vuçiq krimineli, pasi po deklaron se Serbia ka marrëdhënie të mira me SHBA-të, pse sot e kësaj dite nuk po i tregon emrat e policëve që në vitin 1999 i plaçkitën e vranë mizorisht tre vëllezërit Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi-shtetas të SHBA-ve?!

O Aleksandër Vuçiq krimineli, se vjen po të shtrëngohet laku rreth fytit dhe se do të përgjigjesh një për një, për të gjitha krimet, duke mos përjashtuar as edhe vrasjen në shkurt të vitit 2000 të dhjetëra dhe plagosjen e qindta shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm në Veri të Mitrovicës dhe dëbimin e me dhunë të më shumë se 15 mijë shqiptarëve, të cilët edhe sot e kësaj ditë nuk guxojnë të kthehen në shtëpitë dhe pronat e tyre.

Do të përgjigjesh edhe për themelimin e strukturave paralele ilegale serbe ne Veri të Kosovës, edhe për themelimin dhe armatosjen e grupeve ilegale serbe në Veri të Kosovës, edhe për sulmet dhe plagosjen e ushtarëve të KFOR-it, të EULEX-it, edhe për sulmet ndaj policisë së Kosovës, edhe për sulmet ndaj gazetarëve dhe ndaj serbëve të ndershëm të cilët nuk i dëgjon dhe nuk u binden kërcënimeve të Serbisë gjenocidale.

SHBA dhe BE duhet ta kushtëzojnë dhe sanksionojnë Serbinë gjenocidale, e jo Kosovën paqedashëse

Peter Stano- Zëdhënësi i BE-së, duke folur në emër të Joseph Borrellit dhe Miroslav Lajçakut më 21 shtator 2023 para gazetarëve, deklaroi se, “Mendimi dhe rekomandimi i 27 shteteve anëtare të BE-së dhe pritjet ishin që puna për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe duhet të fillojë pa ndonjë vonesë dhe pa ndonjë kusht. , dhe të gjitha palët e përfshira e dinë mirë se çfarë duhet të bëhet dhe si, si edhe cili është pozicioni i BE-së , sepse kjo nuk është hera e parë që çështja është në tavolinë”, tha Stano.

O Joseph Borrell, o Miroslav Lajçak, si është e mundur dhe pse po këmbëngulni që Asociacioni të vihet para 39 marrëveshjeve të nënshkruara. Albin Kurti e quan absurd këtë insistim tuajin, duke thënë se BE-ja kërkon që qerja të vendoset para kalit?!

O Antony Blinken, o Gabriel Escobar, o Joeph Borrell, o Miroslav Lajçak, pse nuk e kushtëzoni Serbinë gjenocidale që t’i vendosën sanksione Rusisë gjenocidale, apo që t’i zhbëjë strukturat paralele ilegale serbe, apo grupet e armatosura ilegale serbe në Veri të Kosovës, që janë provokuesit kryesorë të tensioneve dhe konflikteve në Veri të Kosovës. ?!

Le të na tregojnë Antony Blinken, Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak se kush është agresorë gjenocidalë në Ballkan, Kosova apo Serbia?!

Pse SHBA dhe BE nuk po i kritikojnë pretendimet territoriale dhe kërcënuese të Serbisë gjenocidale ndaj Kosovës dhe shqiptarëve?!

Pse SHBA dhe BE lejojnë të mashtrohen nga Serbia gjenocidale se gjoja pakica serbë në Kosovë është e rrezikuar nga shqiptarët, kur nuk ekziston as edhe një rast I vetëm që shqiptarët t’i kenë kërcënuar serbët?!

Ditën që Serbia do të shkëputet nga Rusia, ditën kur Serbia do t’i vendosën sanksione Rusisë, ditën kur, do të jemi të sigurte se atë ditë do të ndodh Kiameti dhe kjo botë nuk do të ekzistojë më?!

SHBA dhe BE me qëndrimet destruktive ndaj Kosovës, po e humbin domethënien dhe palcën e demokracisë nëpërmjet lëshimeve, tolerimeve dhe përkëdheljeve që po ia bëjnë Serbisë gjenocidale.

Të gjitha argumentet flasin se Serbia gjënocidale do t’i zhgënjejë dhe do t’i lë me gisht në gojë edhe SHBA-të edhe BE-në.

SHBA dhe BE, para se të këmbëngulin që Kosova ta themelojë Asociacionin serb, duhet ta detyrojnë Serbinë gjenocidale që t’i vendos sanksione Rusisë gjenocidale siç po vepron tërë bota demokratike.

SHBA dhe BE, nuk duhet të lejojnë që serbët në Kosovë, mbeturinë e hordhive të egra serbe të ardhura Karpatet, ta rrezikojnë Kosovën shqiptare të argumentuar historikisht dhe arkeologjikisht.

SHBA, dhe BE nuk duhet të lejojnë që Serbia gjenocidale shekullore të vendos për fatin e Kosovës.

Sipas argumenteve historike në Kosovë, Shqipëri dhe në Ballkan vulën e autoktonisë së pastër si komb e kanë vetëm shqiptarët, të dëshmuar me kulturë paqedashëse fisnike njerëzore, që gjer më sot nuk e kanë okupuar qoftë edhe një pëllëmbë tokë të huaj.

SHBA dhe BE duket se janë pushtuar nga fobia mashtruese, hipnotizuese duke ëndërruar që Serbinë gjenocidale ta shkëpusin nga Rusia dhe ta kthejnë kah Perëndimi.

SHBA dhe BE dhe tërë bota duhet ta kuptojnë se serbët nuk janë as komb dhe as popull, dhe se serbët janë mbeturinë e hordhive të egra të ardhura nga Karpatet në Ballkan, dhe se serbët janë me shpirt të egër, pa identitet, pa gjuhë dhe pa moral njerëzor.

Departamenti Amerikan i Shtetit me në krye Antony Blinken dhe me bashkëpunëtorët Derek Chollet, Gabrilel Escobar, Christophet Hill dhe Jefrrey Hovenier, në historinë e diplomacisë amerikane do të mbeten të gabuar dhe të dështuar për shkak të kryeneçësisë dhe padrejtësive që po ia bëjnë Kosovës karshi Serbisë gjenocidale.

SHBA dhe BE me qëndrimet destruktive ndaj Kosovës, po e humbin domethënien dhe palcën e demokracisë nëpërmjet lëshimeve, tolerimeve dhe përkëdheljeve që po ia bëjnë Serbisë gjenocidale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat