Akuzat e BE-së ndaj Kryeministrit Kurti, janë akuza kundër shqiptarëve të Dardanisë

Opinione

Akuzat e BE-së ndaj Kryeministrit Kurti, janë akuza kundër shqiptarëve të Dardanisë

Nga: Hafiz Shala Më: 20 shtator 2023 Në ora: 09:44
Autori Hafiz Shala

Edhe sikur t’i vendosni në baza të barabarta Dardani-Serbi në procesin e dialogut, do të ishte e pa drejtë, duke e pasur parasysh krimet gjenocidale ndaj shqiptarëve ne vitin 1998/99 dhe ato, qe nga viti 1844-1999 dhe,

Nëse ju i pranoni kushtëzimet e Serbisë kriminale e gjenocidale e cila ua rrahu ushtarët e NATO-s, populli shqiptar i Dardanisë, nuk mund t’i pranojë, ato sepse nuk ta pranon diktatin e Serbisë

Sekretari i Shtetit Blinken, duke i dal në mbrojtje z. Lajçak, në fakt i del në mbrojtje z. Escobar i cili që në fillim deklaroi se, nëse ju nuk e bëni asociacionin e bëjmë ne.

Këtë brengë ia kam shprehur edhe Presidenti Biden në letrën time para disa muajve, qe në një mënyrë, ishte një sjellje e tipit putinian.

Tani, kush jeni ju zotëri që doni të flisni në emër të popullit të Dardanisë që i bie se po e vazhdoni rrugën e gabuar dhe denigruese të ish Presidentit Trump dhe të dërguarit të tij Richard Grenel, me qellim të ndarjes së pjesës veriore duke ia dhuruar Serbisë e cila, sipas epsheve të saj ekspanzioniste, nuk do të ndalët deri në limanin e Durrësit.

Zotëri të Bashkësisë Ndërkombëtare, në veçanti ju evropian, populli shqiptar i Dardanisë, nuk është në gjendje t’i nënshtrohet atij që e masakroi, shkatërroi e dhunoi, plagët të cilat, ende janë të njoma.

Vuçiq, e “pranoi” e pastaj tha se nuk e pranoj Marrëveshjen e Ohrit për çka u deklarua vetë z. Borrel pastaj, kur Vuçiqi ia tregoj atij “gishtin” e mesëm, ai u tërhoq kokë ulur dhe u përkul para Vuçiqit. A nuk është kjo dorëzim para Vuçiqit?!

Gabimin e qëllimshëm dhe dashakeq të tij si dhe dështimin e këtij dialogu, po e përdor kundër Kryeministrit i cili, asgjë tjetër nuk po bënë përpos që po i mbron interesat e popullit shumicë i cili ia dha votën për mbi 50% të asaj shumice.

Zotëri, ju, në mënyrë të dhunshme përmes sanksioneve ekonomike, politike e diplomatike, po doni në mënyrën më çnjerëzore ta poshtëroni popullin shqiptar i cili, me asnjë kusht dhe asnjë çmimi nuk do ta pranoj sepse, durimit i ka ardh fundi.

Po e mbani në geto, duke e mashtruar rreth liberalizimit të vizave që, dorën në zemër, me sjellje të këtilla, po te ishim pjesë e Evropës, do ta nisnim iniciativën e Dardan-exitit sikur Brexitin, qe t’u heqim qafe njëherë e përgjithmonë. Ende nuk po mund të liroheni nga Evropa plakë edhe në ketë shekull.

Si mund të ndihemi të “mirëseardhur dhe të barabartë” kur tentoni të poshtëroni, të na trajtoni sikur popull të klasit të nuk e di cilit. Vazhdojeni me politikat e juaja diskriminuese evropiane e ne, do të vazhdojmë të rezistojmë me metodat të cilat i kemi në disponim në të gjithë rruzullin tokesor, duke filluar në mënyrë imediate, bashkimin e të gjitha forcave gjithë shqiptare, brenda dhe jashtë të dy shteteve, për t’i rezistuar, racizmit deri të likuidimit fizik alla Millosheviqiane ama, kot e keni se nuk do t’ia dilni. Jemi të vendosur qe t’u rezistojmë deri në pavarësimin definitiv, pa përzierjen dhe diktatin tuaj në punët e brendshme të interesave tona nacionale.

Zotin Borrel në një shkrim timin e kam krahasuar me Adolf Hitlerin i cili, haptas po ia jep dritën jeshile Vuçiqit për t’i aktivizuar bandat kriminale serbe të cilët për pak se ua vranë ani pse ua lënduan shumë rëndë deri të amputimi i këmbëve të dy ushtarëve të fuqive më të mëdha ushtarake që, në një mënyrë, po dorëzoheni para Rusisë.

Më në fund, populli e zgjodhi një Kryeministër i cili, i shkeli frenat politike kundër diskriminimit të legalizuar nga Bashkimi Evropian i cili, tani po i ngritë puplat kundër Dardanisë e po përulët para Serbisë, po ky Bashkim i cili, nuk qe ne gjendje t’i bind pesë shtete evropiane ta njohin Republikën e Dardanisë që do të ishte esenciale për ta detyrua Serbinë që ta njoh Dardaninë dhe ta kthej në gjirin evropian.

Kjo, e manifeston, jo vetëm jo unitetin por edhe përçarjet dhe ndasitë aq larg sa qe disa shtete në prapavijë, janë në anën e Rusisë. Pa Amerikën, vërtetë, jeni një tigër prej letre.

Zoti Lajçak, absolutisht që nga fillimi i dialogut, gjithnjë ka qenë në anën e Serbisë, pa marrë parasysh se Sekretari Blinken i doli në përkrahje me arsyen që e dhashë në fillim.

Prandaj, ju mund të bëni presion ndaj Kryeministrit Kurti që, është presion ndaj popullit viktimë shqiptar të Dardanisë i cili, edhe nëse e “rrëzoni” në mënyrë greneliane Kryeministrin Kurti, do të vërtetohet se keni gabuar sepse, keni vepruar kundër vullnetit të popullit.

Ju, po i kërkoni ish udhëheqësit të cilët, shiten territore dhe punuan kundër një populli që është akt tradhtie i cili derdhi gjak për lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin dhe integritetin territorial mbi tokën historike të Dardanisë për çka, askush nuk e ka atë të drejt që Serbinë ta rikthej duke krijuar kancer serb në trupin dardan dhe përjetësisht do ta defunksionalizoi dhe destabilizoi jo vetëm rajonin, Evropën por edhe më gjerë me qellim të ri-okupimit dhe okupimit të tokave shqiptare duke përfshirë edhe shtetin shqiptar.

Ata, i keni sot brenda opozitës së sotme të cilët, e vodhën popullin, shtetin dhe shtëpinë e tyre dhe, pasi, deri më tani u amnistuan nga prokuror e gjykatës të kapur, të korruptuar e shantazhuar të cilët ata vetë i vendosën në ato poste por, tani, të vetmin shpëtim për t’i ikur drejtësisë, është, largimi i Kryeministrit i cili po e lufton krimin e korrupsionin që, këtyre të cilët janë në gjendje që edhe interesat kombëtare e shtetërore t’i shesin për t’i shpëtuar drejtësisë. Ja, e keni shansin t’i ktheni ata që populli i përzuri, hapni kovertat siç keni bërë në të kaluarën por, nuk jam i sigurt se do t’ia dilni e do t’u zënë vend te populli.

Më këto politika aktuale përmes interesave gjeopolitike, po e “shuani zjarrin” përkohësisht në veriun e Republikës së Dardanisë, ama, duke e lënë prushin, gjoja i shuar por gjithnjë i aktivizuar.

Si mund ta favorizoni Serbinë e cila po ua dikton dhe kushtëzon pjesëmarrjen në dialog dhe prioritetet sipas interesave të sajë duke kërkuar, së pari të formohet asociacioni e pastaj, pikat tjera të marrëveshjes së Ohrit për të cilën Kryeministri Kurti e pranoi dhe ishte i gatshëm që aty për aty, ta nënshkruaj.

Pse, Serbia të favorizohet. Pse, Serbisë t’i nënshtroheni. Pse, Serbia i përcakton nenet e marrëveshjes të cilat i konvenojnë asaj në krahasim më Dardaninë, duke i lenë pas dore çështjen e të pa gjeturve, si çështje me prioritet në aspektin njerëzor e humanitar. Keni dështuar keq dhe turpshëm. Kjo, po i bie se, Serbia paska qenë viktimë e “gjenocidit që shqiptarët ia paskan shkaktuar asaj duke shkua në Beograd për ta përzënë dhe kthyer pas nga kanë ardhur nga shpellat e Karpateve, e jo që jetojnë në tokat e uzurpuara me dhunë, gjenocid e përzërja nga tokat e tyre shekullore.

Zotëri të Evropës, lexojeni pak historinë se çka kanë përjetuar shqiptarët nga Serbia nacional shoviniste dhe, nëse keni vetëm pak ndërgjegje e humanizëm, do të vini në përfundim se vërtetë do të turpëroheni, duke e marrë përgjegjësinë historike për pa drejtësinë që ia keni bërë këtij populli dhe po vazhdoni t’ia bëni. Por, jo përgjithmonë.

Tani, është interesant se, si zyrtarët amerikan e paralajmëruan Vuçiqin që mos t’i shpallë zgjedhjet parlamentare derisa ta përmbush Marrëveshjen e Ohrit.

Prandaj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas disa informatave, nuk do të lejojnë shpalljen e zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në Serbi deri në fund të vitit, për shkak të detyrimeve të paplotësuara nga Marrëveshja e Ohrit( sipas ish diplomatit serb Nebojsha Vujoviq).

Sipas tij, Vuçiq ka marrë paralajmërime serioze nga Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe të dërguarit e tij O’Brian dhe Jamie Rubin që të mos shpallin zgjedhje parlamentare derisa të përmbushë detyrimet e pranuara nga Marrëveshja e Ohrit. Prandaj, sipas kësaj, zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare nuk do të mbahen deri në fund të vitit.

SHBA-të, siç shprehet ai, do t’i tërheqin frenat e dorës dhe nuk do ta lejojnë Vuqiqin të shpall zgjedhje derisa t’i përmbush pjesën më të madhe të detyrimeve të pranuara nga Marrëveshja e Ohrit.

SHBA-të, në fakt sipas tyre, nuk do të lejojnë përsëritjen e Boris Tadiqit dhe Vojisllav Koshtunicës, të cilët nuk i përmbushën pritjet e tyre për Dardaninë.

Mbetet të shihet se a do t’i shpall zgjedhjet lokale dhe provinciale, “ ndoshta disa muaj para afatit”. Ky është Vuçiqi, dinak, gënjeshtar dhe i pa paraparë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat