Një vizitë historike me moton: Ta duam dhe respektojmë atdheun, ashtu siç e do dhe e respekton Diaspora

Opinione

Një vizitë historike me moton: Ta duam dhe respektojmë atdheun, ashtu siç e do dhe e respekton Diaspora

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 6 shtator 2023 Në ora: 14:11
Foto nga Promovimi i tre librave më 23 gusht 2023

1.Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane në kuadër të aktivitetit te suksesshme të saj lobiste mbi 34 vite, e plotësoi me iniciativën rreth ndërtimit të Murit të Nderit në shenjë përkujtimi në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore nga nacizmi gjerman e njohur si “Besa”, ku asnjë hebre nuk e ka humbur jetën në territorin e Shqipërisë e as të Dardanisë, fal shqiptarëve dhe udhëheqjes së asaj kohe të Shqipërisë dhe popullit besnik sipas traditës “ Besa” ku shqiptari, më parë e sakrifikon vetën dhe familjen se sa e dorëzon mikun të armiku.

Kryeministri i asaj kohe Mustafa Kruja, për t’i shpëtue shumë hebrenj nga Dardania, i dërgoi diku afro 900 pasaporta të zbrazëta për t’i plotësuar me emrat te shqiptarëve për çdo hebre i cili gjendej në tokën e Dardanisë për t’i sjellë në Shqipëri pasi Gjermania fashiste e kishte okupuar ish Jugosllavinë ku rrezikohej jeta e të gjithë hebrenjve të cilët gjendeshin në Dardani.

Shqiptarët të cilët punonin në administratat komunale, rrezikonin jetët e tyre dhe të familjarëve duke i falsifikuar emrat e hebrenjve duke i vënë emrat e shqiptarëve në pasaportat të dërguara nga Shqipëria.

Bordi i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane të prirë nga Joe e Shirley DioGuardi, me mysafirët e ftuar për ketë eveniment në mesin e të cilëve edhe Kryeministri Albin Kurti, Ambasadorët, ai Amerikan dhe ai Gjerman si dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës z. Perparim Rama i cili edhe e siguroj vendin ku do të vendoset muri me emrat e shpëtimtarëve, në mesin e të cilëve edhe emri i Arif Aliçkajt, babai i anëtarit të Bordit Ekzekutiv z. Agim Aliçkaj, veprimtarit të çështjes shqiptare, njëri ndër anëtarët më të vjetër të kësaj organizate të shquar lobiste, e vetmja e regjistruar në Uashington DC.

Në kuadër të këtij aktiviteti, ishin paraparë takime dhe aktivitete të ndryshme si ai, Simpoziumi lidhur më shpëtimin e hebrenjve nga ana e shqiptarëve me pjesëmarrjen edhe te figurave dhe atyre qe ishin shpëtuar nga ana e shqiptarëve qe zgjojë interesim të pjesëmarrëseve.

Vizitat të varrezat e Familjes Jashari, pastaj te familjet shpëtimtare të hebrenjve në Rrafshin e Dukagjinit si ne Deçan ku u pritën edhe nga udhëheqja komunale.

Takimi me Kryeministrin Albin Kurti, ishte parësorja pasi, Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane përmes Deklaratës publike, i ka dhënë përkrahje udhëheqjes aktuale të Republikës së Dardanisë përfshirë, Presidenten Zonjën Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti dhe Krye parlamentarin z. Glauk Konjufca.

Me theks të veçantë, qëndrimi stoik në mbrojtjen e interesave shtetërore, kundërvërja e suksesshme ndaj politikave nënçmuese, poshtëruese, denigruese dhe, tentim ripushtimi nga Serbia si dhe shtrirja e sovranitetit në tërë territorin e Republikës si asnjëherë më parë në pjesën veriore e cila po thuajse ishte komplet nen kontrollin e Serbisë, me gjithë presionet e Bashkësisë Ndërkombëtare në mënyrë të pa drejtë duke ushtruar presion ndaj viktimës kundrejt agresorit dhe luftënxitësit në Ballkan, Serbisë.

Takimi me Kryeministrin Kurti i Bordit Egzekutiv në krye me Joe & Shirley DioGuardi, vërtetë ishte i nivelit të lartë ashtu siç e meritojnë përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

2. Promovimi i tre librave të mia, punë 5 vjeçare, 2018-2023

“Veni, vidi vici” kjo thënie e Jul Cezarit, për mua e ka ketë domethënie: “shkova, e pashë e fitova”, ashtu ndjehem në këto momente.

Nëse nuk me merret e pa modesti, unë, megjithatë gjatë veprimtarisë s’ime lobiste për afro 33 vjeçare, nuk ndeja duarkryq duke tentua qe edhe përmes shkrimeve si opinione, narrativave publicistike përmes, nëse mund të shprehem në ketë mënyrë, “dioptrisë ”së demokracisë amerikane, shprehja brengat e mia rreth gjithë asaj qe ndodhi, para lufte, gjatë lufte dhe pas lufte, për mbi 20 vite të shtet ndërtimit, qasjes në momentet e caktuara posaçërisht kur ishte në pyetje dialogu dhe tentim të arritjes së një paqeje dhe normalizim të marrëdhënieve me djallin, Serbinë pas gjithë asaj qe fqinji yni armik i pa përmirësuar shekullor, përmes ndihmës së aleatit të saj Rusisë, tani agresore ndaj Ukrainës duke ushtruar gjenocid me pretendim që, në së paku përmes makinacioneve politike, ta ri-aneksojë pjesën veriore ëndërr e pa shuar shekullore me të cilën e ushqen edhe sot e kësaj dite popullin e pa informuar, të dezinformuar dhe të mashtruar rreth gjenocidit të ushtruar ndaj popullatës shqiptare në Republikën e Dardanisë.

Duke i përcjellë më vëmendje veprimet e dëmshme të disa udhëheqës shtetëror për shtetin dhe popullin, duke e rrezikuar sovrantitetin dhe tërësinë territoriale dhe dhe funksionimin normal të Republikës së Dardanisë duke lidhur marrëveshje të dëmshme të cilat përgatiteshin fshehurazi qoftë edhe rreth ndarjes së pjesës veriore, nuk mund të qëndroja indiferent bile nga ky vend me demokraci më të avancuar, qe t’i shprehi brengat e mia pa pengesë, ndoshta edhe duke iu dalë në ndihmë atyre që rrezikoheshin ta thoshin të vërtetën për atë që i përgatitej vendit pas luftës heroike së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari dhe Familjes heroike e emblematike të 58 anëtarëve të familjes në mbrojtje të pragut të shtëpisë dhe popullatës civile nga bishat e Karpateve ardhacakëve të cilët ishin mësuar të grabisin toka shqiptare, duke ushtruar tmerr, dhunë e gjenocid qe nga vitet, 1844-1999 me tentim zhdukje si popull dhe komb.

Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, ishte e para e cila e njohu, e mbrojti dhe e ndihmoj UÇK-n ku në një mbledhje përkujtimore për rënien heroike të Ardian Krasniqit, me caktuan mua që këtë ta bëj publike në emër të organizatës lobiste.

Dhe, me gjithë koncesionet e imponuara për të ardhur deri të paqja, megjithatë, disa udhëheqës qoftë të inkriminuar apo të shantazh ar, filluan ta luajnë “ lojën e djallit” më Serbinë duke pranuar edhe kërkesat e Serbisë qe ishin me fatalitet për shqiptarët, pasojat të cilat po i vuajmë edhe sot gjatë bisedimeve kote, sepse, Serbia, me ndihmën e Evropës së të Madhit Fishta e cila, assesi të shkëputet nga sindromet e politikave raciste, denigruese e nënçmuese ndaj shqiptarëve nga paranoja se, po që se bashkohen shqiptarët në Ballkan, “rreziku nga supermacia shqiptare” është e pa shmangshëm, teori serbe qe nga “ Naçerrtania”, pushteti i Millosheviqit dhe tani të Ministrit të tij të informatave gjatë luftës, Vuqiqit.

Ndihem krenar dhe në të njëjtën kohë largimi i një barre psikike e cila me rendonte tërë kohën se çka po ndodh në Dardani, brengat të cilat, përmes aktivitetit tim lobist gjatë gjithë kësaj kohe, përmes letrave të dërguara institucioneve më të larta shtetërore amerikane e deri të Presidenti Biden, duke ua bërë me dije për rrezikun i cili vjen nga Serbia qoftë edhe përmes argatëve të saj shqipfolës që ende veprojnë, e që, shteti i Dardanisë rrezikohej, qoftë nga ri-okupimi qoftë nga ndarja duke e pasur parasysh përzierjen dhe kontrollin e Serbisë pemës grupeve terroriste- kriminale në pjesën veriore të vendit, duke shkaktuar trazira me tentim të një konflikti lokal të armatosur qe u vërtetua edhe me sulmet e këtyre grupeve ndaj policisë, gazetarëve dhe trupave të KFOR-it, të organizuara nga pushteti i Vuçiqit i cili, edhe kur deklarohet për gjoja ndonjë marrëveshje, të nesërmen e refuzon.

Lojë nga ana e sajë edhe me Bashkësinë Ndërkombëtare, në rëndë të parë me Evropën, e përkëdhelur nga përfaqësuesit e sajë qe shihej e dukej hapur ku si pasojë ende gjendemi në pikën zero të bisedimeve.

Sido qe te jetë, megjithatë, përmes këtyre vëllimeve të tre librave të mia me mbi 1500 faqeve të cilat i promovova me 22 gusht në Bibliotekën Konbtare “ Pjeter Bogdani” në Prishtinë, në bazë të interesimit, pjesëmarrjes së madhe, sadopak e ndjeja një shkarkim të barrës psikike, pasi, duke u mbështetur në udhëheqjen aktuale shtetërore, megjithatë shpresat janë se nuk do të dorëzohen para kurrfarë presioni, qoftë edhe ato të ditëve të fundit, me bënë krenar për atë që e ka shprehur.

Me ketë rast, ndjej obligim moral, njerëzor e intelektual e qytetar qe, të gjithë pjesëmarrësve në promovimin e veprave të mia, përzemërsisht t’iu falënderohem, sepse, duke e pasur parasysh kohen e mbajtjes së këtij promovimi kur, janë në vlug pushimet verore, pastaj, ditë e martë ditë pune, nuk ishte pengesë që një numër aq i madh të jetë prezent.

Me ketë rast, dua t’i falënderoj zotërinjtë, Nezir Prokshi, redaktor, shkrimtar, publicist dhe veprimtar i çështjes kombëtare, njëherë Drejtor i shtypshkronjës “Meshari” i cili, nën kujdesin më të madh i përgatiti tri botimet në formë dhe kualitetit më të mirë për çka edhe kishte fjalë miradie për të gjithë ata të cilët e patën rastin të pajisen me këto vëllime.

Përshëndetjet dhe falënderimet i shkojnë, fqinjit tim, poetit i nivelit më të lartë të përmasave kombëtare e ndërkombëtare, z. Agim Desku dhe angazhimit të tij personal për mbarëvajtjen dhe angazhimit rreth lektorimit, posaçërisht si recensent ku vërtete shfaqi kualitetet e tij tani më të njohura nga shumë lexues të poezive të tij të shumta pothuajse të përditshme.

Me ketë rast, dua t’i falënderoj stafin redaktues të gazetës kombëtare “Bota sot” me Kryeredaktoren zonjën Mimozë Lakna Rogova për punën e saj dhe kujdesin ndaj artikujve të mi dhe falënderimet e posaçme i dedikohen shkrimtarit z. Zymer Mehani për parathënien në librin tim të parë si dhe në fjalën e rastit në ditën e promovimit të librave mia.

Ish kryeredaktori, gazetari, publicisti e shkrimtari z. Idriz Morina, pastaj, gazetari, publicisti dhe shkrimtari z. Nexhat Haziri, me shkrimet e tyre dhe paraqitjen me fjalime rasti në ditën e promovimit, e vërtetuan qëndrimin e tyre të pa luhatur rreth përkrahjes qe më dhanë duke dëshmuar se, këta gazetar, pasardhës të martirëve të fjalës së lirë qe nga Enver Maloku e deri të Bardhyl Ajeti, janë ta pa përkulur ndaj çfarëdo shantazhi për ta shprehur mendimin e tyre të lirë që, dorën në zemër ishin edhe inspires të mi t’i përvidhem shkrimeve sipas bindjeve të mija.

Falënderoj z. Sadik Aliçkaj me paraqitjen e tij me te cilin kaluam shumë qaste në mërgim, pastaj z. Ali Kelmendin me prezencën e tij, posaçërisht luftëtarin e UÇK-së me nofkën “Fyelli” nga Açareva e cila dha shumë luftëtar i cili me një vështrim bashkë me fotot, pasqyroj evenimentin për mua të rëndësishëm jetik.

Falënderoj Profesoreshën Ariana Bytyqi e cila ishte lektore e të dy librave të mia por, qe për të tretën ishte shumë e zënë por, përkrahja e sajë në çdo moment, nuk mungoj.

Nuk mund ta lë pa përmendur dhe falënderuar moderatoren Dardane Kastrati për moderimin e shkqëlqyeshëm të ngjarjes.

Dua t’i falënderoj, miq e dashamirë qe erdhën nga vendet e largëta nga Evropa e Amerika, nga shtetet fqinjë si dhe nga shumë qytete të Republikës së Dardanisë.

Në shenj falënderimi për të pranishmit, organizova një koktej rasti në restorantin “Amaro” në Prishtinë me specialitete shqiptare ne të cilin ishin të pranishëm të gjithë anëtarët e Bordit Ekzekutiv të LQSHA me ne krye z. Joe e Shirley DioGuardi si dhe mysafiret hebre nga Izraeli, dhe Amerika.

Ftesat për promovimin e librave si dhe për koktej u jan dorëzuar edhe udhëheqësve shtetërore të cilëve më parë u janë dorëzuar edhe botimet, ani pse, pjesëmarrja e tyre ne bazë të angazhimeve shtetërore që i kanë, nuk ka qenë edhe e pritshme si dhe periudha e pushimeve vjetore, por, qe për qellim e kisha qe megjithatë të jenë të njoftuar se ne suazat e ditëve të diasporës, edhe unë tentova ta jap kontributin tim modest. Njëherit falënderoj të gjithë ata që morën pjesë me fjalime përshëndetëse dhe përkrahëse ndaj veprave të mia.

Dhe, në fund, e qe do të duhej të ishte në fillim, por nga respekti për mysafirët i lash për në fund, janë familjaret e mijë të gjerë e të ngushtë të cilët ishin prezent qe me benë të ndihem krenar dhe i lumtur.

Falënderimet e posaçme i shkojnë familjes s’ime të ngushtë, djemve, vajzës, resë dhe mbesave të mia e posaçërisht falënderimet për organizimin, angazhimin dhe mbarëvajtjen i gjithë këtij evenimenti, i shkojnë vajzës s’ime, Lindita Shala e cila vërtetë mbante çdo gjë nën kujdesen e saj si dhe aranzhimet e takimeve me familjaret e mi për t’u takuar e çmallur.

Për pjesëmarrësit dhe lexuesit e këtyre veprave të mia: E para, kom hyrë në sallën e Bibliotekës Kombëtare dhe kom dalë me të njëjtin mendim të pa luhatshëm të shprehur në tre veprat e mia, pran të cilave qëndroi dhe, nën dy, porosia ime ishte për të gjithë se, duhet ta duam dhe respektojmë atdheun, ashtu siç e do dhe e respekton Diaspora.

Dhe, iu drejtova masës së tubuar duke u shprehur se, prezenca e juaj sot në ketë sallë me rastin e promovimit të këtyre veprave të mia se, është mirënjohja më e madhe për mua se çfarëdo mirënjohje e shkruar nga kushdo qofte.

Hafiz Shala

New York

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat