Jemi popull për t’u krenuar apo për t’u turpëruar?

Opinione

Jemi popull për t’u krenuar apo për t’u turpëruar?

Nga: Xhevat Mustafa Më: 4 shtator 2023 Në ora: 09:52
Xhevat Mustafa

thënë e shkruar, personalitete të huaj, por edhe ca burra të mëdhenj e të mençur shqiptarë, jo si Enveri dhe plot politikanë e pushtetarë të sotëm vetëm me shkolla të mesme dhe diploma të blera, se "populli i lashtë, trim, i pamposhtur, i panënshtrueshëm, besëmadh shqiptar", e ka çarë rrugën e historisë me...pallë në dorë, edhe pse në rreth 2.200 vjet ka jetuar më shumë nën pushtime se sa në liri...! Se i ka marrë dhe merr gjak në vetull çdo armiku të huaj..., edhe pse u ka shërbyer me besnikëri dhe devotshëmëri, duke u shpërblyer jo vetëm me kocka, por edhe me thela të majme nderimesh dhe pushteti...! Por, gjithashtu, se u ka bërë gjokset dhe kurrizet shoshë më shumë shqiptarëve se sa armiqve të huaj...! Dhe më shumë, jo në përleshje burrë me burrë, dhëmb për dhëmb e në duele me shpata e pisqolla si p.sh francezët, rusët e tj, por nga prita pas ferrave e gardheve, arave me misër e grurë, pas drurëve, mureve, shkëmbinjve... për një fjalë goje, për sherre fëmijësh a grashë, për grindje në dasma dhe lokale, për 1 metër tokë, 1 avlli, 1 dritare..., për një prishje krushqie, ujdie, pazari, për të rrëmbyer një post, për një përfitim tjetër të pandershëm ose të turpshëm...Po kështu, gjatë mbi 78 viteve, pra pa i ndarë në 65 vjet dhe 13 vjet e pa “harruar” se 65 është 5 herë më shumë se 13, ky "popull heroik deri në legjendar" ka treguar nënshtrim stoik, lumturim masiv duke spiunuar për të përplasur burgjeve edhe miq e shokë, edhe njerëz fare të afërt të familjeve, duke u shkatërruar jetët dhe familjet...!? Njëherazi, duke shprehur dhe treguar durim përtej njerëzor ndaj PKSH- PPSH- PSSH me kryetarë, pra, personalisht ndaj Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, Fatos Nanos, Edi Ramës..., edhe pse i lanë dhe vazhdojnë t'i mbajnë të fundit në Evropë për zhvillim, paga, pensione, mirëqenie, demokraci, shtet ligjor dhe social funksional... Apo më SHQIP, edhe pse u nxinë jetën dhe Shqipërinë, duke i bërë e lënë në mes të Evropës krahasueshëm me popujt më të varfër të Afrikës! Por, edhe duke vrarë, burgosur dhe internuar shqiptarë më shumë se sa pushtuesit italianë dhe gjermanë bashkë, për 5 vjet...Për më tepër, për periudha të gjata kohore e kemi treguar dhe turpëruar vetveten edhe si popull që i ngre dhe mban diktatorët mbi trupin e vet, që i do edhe më shumë se veten, që u puth duart me gjak shqiptarësh dhe u thur këngë, kur meritonin mallkime zemrash dhe plumbin në lule të ballit!!!??? Jo pa të drejtë, plot shqiptarë mund të mendojnë e përpiqen me u justifikue me gjeografinë dhe fatin se kemi ndoshta fqinjët dhe armiqtë më të këqinj në botë, serbët dhe grekët e pas tyre, Rusinë, Francën, Anglinë...! Por, nuk mund të "harrohet" se edhe grekët dhe serbët, nëpërmjet ca shqiptarëve "kuaj apo pela Troje e Athine" apo "kuajsh dhe pelash Beogradi dhe Serbie...", kanë gjetur në këtë "vend shqiponjash" shesh e kanë bërë përshesh!? Të tjerë shqiptarë, që kanë rezerva dhe dëshirë për debat, po me të të drejtë mund të thonë se nuk mund të futet i gjithë populli në një thes apo fuçi. Por, për mirë a keq, (me humor)popujt nuk ndahen me pjesë apo copa si shalqini, pjepri, molla, dardha, ftoi...! Pra, në këtë thes futen edhe të këqinjtë, edhe të mirët; edhe elitat edhe mediokrit; edhe unë si autor i kësaj, edhe lexuesit e saj e plot të tjerë, që bëjnë pjesë në emërtimin dhe në ushtrinë relale apo në institucionin jetësor, juridik dhe historik popull! Gjithashtu, kam opinionin subjektiv se ne si popull kemi karakteristikë jo vetëm inforioritetin dhe nënshtrimin ndaj më të fuqishmëve dhe më të pushteshmëve, por edhe dëshirën, maninë, vesin...për t'u vetëmburrur apo fryrë, me rrahje gjoksesh ose thurje të shpejta këngësh, edhe për vepra të zakonshme e krejt njerëzore, në raste situatash lufte apo vëshirësish mbijetese ose të sfidave të natyrave të ndryshme krejt njerëzore. Ndoshta, prandaj kemi lindur ose sajuar fare lehtë, kolosë të pavërtetë, apo edhe liliputë për vlera njerëzore, për vepra të mirëqena!? Ose, kemi shekuj dhe vazhdojmë deri më sot të mburremi edhe me “shqiptarë”, që kanë dhënë shumëçka për vendet ku kanë lindur, jetuar dhe bërë karrierë e aspak apo fare pak Shqipëri e komb. Këto raste janë rrjedhojë e mbingarkesës së pasaktë apo të padrejtë me heroizma dhe sakrifica, më shumë të fantazuara, të stërzmadhuara, të hiperbolizuara....për lavdi, merita, nderime, dekorata, buste... personale, familjare. fshatareske, krahinore, për dëshmi dhe shpërblime finanaciare veteranësh, jo pak edhe të rremë...!? Apo për të përfituar sa më shumë e sa më gjatë nderime dhe shuma financiare për dëshmorë e heronj, disa prej tyre, viktima lufte ose të vrarë edhe pas kurrizit...nga “shqiptarë”. Për të konkretizuar dhe shtuar fuqinë bindëse të këtij opinioni ndihmojnë ndjeshëm edhe këto thënie të mençura dhe aktuale edhe pas rreth 115-120 vitesh të kolosit në shqiptari, letërsi dhe diplomaci, Faik Konica, padyshim një nga njohësit dhe karakterizuesit më të mirë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, të kohës së vet, sa qe gjallë apo edhe të shqiptarëve të sotëm.

- Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t'i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari.

- "Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët.

- "Sa e sa marrëzi, sa e sa poshtërsi dhe krime janë bërë në emër të së gjorës Shqipëri!"

Ehu, sa shumë kanë thënë e shkruar për heroizmat, traditat, veset, çudirat, marrëzirat, turpet....e popullit shqiptar në vend e në botë!? A mund të jetë vërtetë kështu??? Nëse është krejt tamam apo thuajse tamam kështu, a kemi më shumë të drejtë apo arsye të ndjehemi krenarë, sa të bëjmë gjokset gropa apo të turpëruar rëndë e keq, edhe para vetes dhe fëmijëve të sotëm e të ardhshëm? Jemi për t'u keqardhur dhe mëshiruar apo për t'u vajtuar për së gjalli??? Natyrisht, ky është opinion subjektiv e për debat! Qëllimi apo mesazhi kryesor është i lehtë kuptueshëm: jemi shumë të vonuar dhe është urgjente të rishikohet dhe rishkruhet historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, katranosur me duar e këmbë, serbo- rusisht, nga Enver Hoxha dhe gjase historianët e tij! Por, edhe që të pastrohet nga himnizimet apo hyjnizimet, përmbytja me nderime dhe këngë e disa emrave, që për nga ato që kanë bërë e nuk kanë bërë, nuk kanë merituar dhe nuk meritojnë të vlerësohen dhe nderohen sa e si deri më sot! Sepse, nëqoftëse u bëhet një analizë e thellë, objektive, jo partiake, krejt e paanshme cv-ve dhe veprimtarive të tyre, në vendlindje e në vende të tjera të botës, mbështetur tek veprat e jo tek fjalët e bukura e të pasinqerta, jo tek ato çfarë kanë shkruar vetë e për veten me duart e tyre ose të “historianëve” kukulla apo papagaj të tyre, nuk do të jetë e papritur që të ndjehemi thellësisht të zhgënjyer e të turpëruar, edhe me veten, por më shumë me brezat e rinj të sotëm e të ardhshëm!? Arsyet janë të lehtë kuptueshme dhe fshikulluese: kemi pandehur dhe nderuar disa antishqiptarë për atdhetarë të mëdhenj e në të kundërtën, disa SHQIPTARË me vepra i kemi urryer dhe luftuar si mercenarë!? Ferrin ku na kanë gremisur pushtetarët e plotpushtetshëm si sulltanë, perandorë, mbretër..., e kemi pandehur, mburrur dhe mbrojtur si parajsë. Justifikimin e gjejmë shpejt ose e kemi në majë të gjuhës: pse ashtu na mbushën mendjet partitë dhe kryetarët e zemrës, me jo pak drejtues ose të vetë shitur e të blerë nga të huajt, kryesisht fqinjët, ose të korruptuar deri në fyt, ose mashtrues me shkollimin, aftësimin profesional, me të shkuarën e tyre partiake, politike, zyrtare, shoqërore...! Pra, ka ardhur koha që t’i dallojmë dhe ndajmë prerazi si 7 ngjyrat e ylberit, si ditën me natën, si engjëjt me djajtë, si vlerat e kartëmonedhave nëpër kuleta, banakë, banka, kasaforta..., edhe njerëzit që vëmë apo na hipin mbi krye. Përndryshe, po vazhduam t’ua lëmë këtë punë po liderëve dhe partive të zemrave apo “miqve ndërkombëtarë” dhe “aleatëve strategjikë” si dhe tufave të “kukullave” të tyre, do ta pësojmë edhe më keq dhe do të zhgënjehemi edhe më rëndë si KOMB...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat