Kërcënimet serbe edhe në gjuhën shqipe

Opinione

Kërcënimet serbe edhe në gjuhën shqipe

Nga: Milazim Maraj Më: 31 gusht 2023 Në ora: 09:46
Milazim Maraj

Kërcënimet serbe kundër shqiptarëve janë tanimë historike. Për serbet janë kronike, patologjike kolektive. Populli i keq edukuar nga popa me plane luftënxitëse, nuk japin tjera rezultate përveç urrejtjes.

Por që këto kanë efektet e veta kronike të shqiptaret për shkak të robërisë së stërzgjatur. “Duhet të i bëjmë shqiptaret që ta urrejnë vetveten” thotë një paragraf i memorandumit antishqiptar i AASHS.

Raste kur individët apo grupet të vogla shqiptare gjenden në vij të drejt me kërkesat e serbëve nuk janë shumë të rralla. Në vitet e vështira, këto grupe dolën me thënie kontroverse dhe vetëvrasëse që mund të shërbenin si ndihmë për armikun tonë të pa përmirësueshëm serb. “Nëse do ta kem përpara Millosheviqin dhe Dr. Ibrahim Rugovën unë do ta vraja Rugovën e jo Millosheviqin”.

Nuk e dua lirinë nga dr. Ibrahim Rugova etj. Dr. Rugova ishte njeriu i duhur në kohën e duhur për shqiptaret; në kohën e udhëkryqeve të rrezikshme për ne, ndërsa Millosheviqi ishte personi që kishte marrë detyrën për zhdukjen e shqiptarëve si qenie biologjike për të krijuar botën ruse në trojet tona.

Për gjenocid kundër shqiptarëve dhe atyre që kishin prejardhje ilire. Kjo nuk mbeti pa rezultate, pati disa herë atentate të dështuara kundër dr. Ibrahim Rugovës. Tani kush ishin atentatorët? Ishin shërbimet sekrete serbe apo këta shqiptarë të mjerë që kishin filluar ta urrenin vetveten dhe qenien e tyre fisnike.

Krimi kthehet në origjinë thoshte i madhi Profesor Dr. Fehmi Agani. Në këtë kohë kur kërkohej të vritej Dr. Ibrahim Rugova ishin bashkë, Kurti dhe Klinaku, nuk reagonin kundër këtyre thirrjeve të sa të rrezikshme aq të turpshme.

Nuk logjikonin se Presidenti i Kosovës ishte institucioni shtetëror i Kosovës dhe person privat. Këtë do ta bënin që të vinin në pushtet. Tani të njëjtën gjë e kërkojnë për kryeministrin e Kosovës. “Do ta vrisja Albin Kurtin para se ta lëshoja Kosovën” Pse nuk do ta vrisje Aleksandër Vuçiqin apo strukturën e tij kriminale para që po të detyrojnë të largohesh nga Kosova. Këta janë ata që po luftojnë Kosovën.

Ky është budallallëku i dytë i juaj pas informatave që i morët nga Millovan Drecun që përfunduan me, plus dy shqiptarë të burgosur në Hagë. Komunizmi atdhe e Rusinë. Në Slloveni kryeministri i Kosovës u përkrah me duartrokitje të gjata dhe masive.

Prapa shpinës së gazetarit Maliqi ishte dëgjuar thënia në gjuhën serbe” këtë e ndal vetëm plumbi”. Nëse do të këtë atentat kundër Kryeministrit të Kosovës, çka duhet të besojmë; që e kryen Serbia përmes grupeve të saja kriminale që Policia e Kosovës po i ndjek dhe arreston? Apo Faton Klinaku me OLV-UÇK që po kërcënon? Budalla ka çdo kund në botë, në çdo shtet, në çdo popull por vendosja e budallait në krye të ndonjë institucioni është budallaki kolektive.

Cili është rroli i OVL-UÇK, çka u shërbejnë këto shoqata veteranëve të luftës, përveç që ua marrin nga 1 euro në muaj për librezën e veteranit që duhet ta paguaj çdo vit nga 12 euro. A kanë nevojë veteranet e luftës për këto shoqata? Çka do të humbin veteranet e luftë po të mos ishin fare këto shoqata?

A kanë gishte në falsifikimin e numrit të veteranëve dhe të dëshmorëve të luftës duke krijuar tollovi të turpshme dhe të dhimbshme ndaj familjeve të atyre që dhanë më të shtrenjtit e tyre për lirinë e Kosovës.

Thirrja e Presidentes së Kosovës për aleatët tonë kudo në botë është thirrje për bashkim të te gjitha forcave intelektuale shqiptare dhe me origjinë shqiptare, që të përkrahin Kosovën dhe shqiptaret në rrugën e tyre të drejt. Kërcënimet dhe humbjet e orientimit politik janë atavizma të mesjetës që shqiptaret i kanë paguar shtrenjtë.

Lëvizja kombëtare shqiptare u eliminua nga një pushtet i përkrahur nga Serbia, por Shqipëria mbeti një shtet i cunguar dhe i varfër që nuk po ngritët në këmbë as pas 111 viteve pavarësi. Pse nuk orientohemi mbarë dhe mirë. Serbia është shteti që ofron e largon ushtrinë nga kufiri me Kosovën për kërcënim të shqiptarëve, pra vazhdon projektin e Millosheviqit dhe të paraardhësve të vet.

Serbia po dërgon grupe kriminale në veri të vendit tonë, po dërgon arme dhe municion në kisha dhe përmes kishave. Investoj në xhamia dhe tani hoxhët shqipfolës kanë filluar mohimin e gjuhës shqipe si gjuhë kauri dhe laneti, flamurin shqiptarë si në leckë, mohimin e traditës tonë të pastër kombëtare. Koha është të kthjellemi sa kemi ende kohë. Inatet personale të mos i përdorim kundër shtetit tonë të shtrenjtë dhe shenjtë.

Nuk do të ketë pushtet pa shtet. Ata që i votuam ta kuptojnë çartë pse i kemi votuar, rolin e vet në shtet dhe për shtet, për ndërtim mirëqenie dhe demokraci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat