U dridhë mali, polli miun!

Opinione

U dridhë mali, polli miun!

Nga: Agron Shabani Më: 29 gusht 2023 Në ora: 12:22
Agron Shabani

Demagogët ose hipokritët e ndryshëm paranormal, parafetarë, parakulturorë dhe parapolitikë, nuk e njohin, nuk e duan dhe s'e respektojnë dot çlrimin ose lirinë së bashku me vlerat e njohura globale ose univerzale të luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së, sepse çojnë jetë të korruptuar, linçuese, komplotiste, asociale dhe parazite.

Plus nuk i durojnë fare shqiptarët e fesë muslimane dhe anasjelltas.

Frazologji, gjithëologji, shkrime, fjalë, sharje, fyerje, denigrime, diskualifikime, shpifje, manipulime, spekulime dhe inskenime të pafundme violente, eskalative, infantile dhe patologjike nga ana e "opinionistëve ose analistëve" të pakualifikuar, mediokrit, stupid, nebuloz, filister, demagog dhe hipokrit, si në fjalorin nordik ose skandinavik, pa thënë, treguar ose provuar (vërtuar) asgjë konkrete, valide dhe relevante në fushën e arsimit ose shkencës.

Barbarizma gjuhësore, analfabetizma, silogjizma, recidivizma, epigonizma ose klishe tashmë të njohura të një gazetarie ose mediokracie të standardizuar, forumunane ose kabinetitke, të cilës i mungojnë boshti kurrizorë së bashku me elementët (instrumentët) esenciale (substanciale) ose bazike të gazetarisë së kualifikuar, profesionale dhe analitike si fuqi e katërt e shtetit dhe shoqërisë, por jo edhe artikullshkruesit ose skribomanët e përditshëm ditorë ose periodikë, të cilët si në "sfilatë mode" ose "pasarella" të ndryshme, i kanë kapur ose zaptuar studiot televizive ose pultet e transmetimit së bashku me faqët ose shtyllat kryesore të gazetave, portaleve ose agjensive të lajmëve në Kosovë, duke iu mbajtur përditë "naslihat" ose "ligjerata fetare, kulutore, historike, politike, diplomatike, filozofike, psikologjike" dhe të tjera popullit ose opiniont të pakualifikuar, joaudicional ose joauditorial në Kosovë, Shqipëri dhe gjithandej mbi "Haliln e Hajrinë"," Lugjet e verdha"; "Lepurin me pesë këmbë","Kelin e laknën" etj.

Në të kundërten, të shtypurit, manipuluarit, stigmatizuarit, valorizuarit, stisurit, rimuarit ose glorfikuarit: Mmund të bëhen shtypës ose dhunues të rivalëve ose kundërshtareve të tyre për shkak të paaftësive, mediokritetit, stupiditetit, nebulozës, cinizmit, injorancës, intatit, cmirës, urrejtjes, xhelozisë së tyre violente, infantile ose psikopatologjike-ndaj krahut ose bllokut (kampit) tjetër.

Se këndejmi, për shkak të asaj se shqiptarët janë popull dhe kulturë europiane, si dhe pasardhës të Gjergj Kastriotit, mendojë se politika e Kosovës (pozita dhe opozita) nuk është keq me menduar dhe reflektuar edhe njëherë në traditën, kulturën, historinë, nderin, moralin dhr fisnikërinë e tyre tradicionale. 

E sidomos në etikën dhe estetikën e njohur intelektuale dhe profesionale, e cila nuk është pronë private e skribomanëve, redaktorëve, kryeredaktorëve,moderatorëve, censorëve ose mediokratëve të ndryshëm mediokrit, stupid, nebuloz, cinik ose injorant.

Në instancë të fundit, nëse edhe një rrugaç, çoban, analfabet, spekulant, manipulant ose matrapaz ordiner dhe ambulant, ka të drejt t'i quajë ose kualifikoi shqiptarët e fesë ose besimit musliman sj "taliban, mbetje, fosilje ose fekalje turku ose panotomanike, si xhihadist ose ektremist fetar islmamik" etj....Atëherë pse (përse) dikush tjetër, nuk ka të drejtë t'i demantoi ose demaskoi ato specie ose krijesa të ndyera me "fytyrë njeriu" me fakte dhe argumente të bolshme antropogjenetike, antropokulturore, antropofetare, antropohistorike, antropogjografike, antropolitike dhe të tjera....?!

Në instancë të fundit, edhe shqiptarët e religjionit musliman, edhe shqiptarët e religjionit kristian ose katolik, janë robër, pengje ose viktima të skamjës, inatit, xhelozisë, urrejtjes, paditurisë, hedonizmit, dembelisë ose jetës së çuar në menyrë asociale ose parazite.

 E sidomos të një kauze ose ideologjie të stisur ose lajkatare, e cila i zhvatët, sërvirët ose imponohet vazhdimisht llupës, diktatit, tutelës, kapitalit, monopolit, monetokracisë ose supremacisë së jashtme finansiare, tregtare, ekonomike, industriale, teknologjike, ushtarake etj.

Kauzaliteti ose ideologjia e importuar shtetrore, nacionale dhe politike sipas Adornos, Marcuzes, Formmit dhe Horkheimerit, është reflektimi i një realiteti artificial, dhe ka një karakter totalitar ose autoritar, i cili mbështjell tërësinë e marrëdhënieve njerëzore ose sociopolitike, sociofetare, sociokulturore, sociohistorike dhe sociogjeografike etj.

Ndaj, për Adornon "tërësia është false" ose artificiale. E sidomos ajo shqiptare ose kosovare, e cila mbështetët ose bazohet në bërjen ose shquarjen e asgjësë për asgjë.

Arsyeja e kontraditore e kësaj "formule" qëndron tek një konceptim i gabuar dhe tepër modest i kulturës shtetrore dhe nacionale që e redukton atë në reflektim ideologjik të status quo-së, dhe nuk i jep kurrë të drejtë impulsit të kundërt të reagimit që përmban kultura e lartë shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, materiale, fetare, kulturore, historike, dialektike, ekzistencialiste etj. 

Është pra, teza e kulturës si ideologji e përbashkët shtetrore, nacionale ose politike, në vështrimin e parë, si teori borgjeze, skllavopronare ose feudaliste, e dhunës ose shfrytëzimit (eksplatimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit. 

Mbase, si çdo fjalim i ashpër kundër gënjeshtrës së palës tjetër antropologjike ose antropolitike e cila, ka një tendencë të dyshimtë për tu transformuar nga ana e saj si kauzalitet ose ideologji e lartë shtetrore, nacionale ose politike. Dhe, kjo është shumë e rrezikshme, hipotetike, reaksionare dhe anakronike edhe për Kosovën, edhe për Serbinë.

Se këndejmi, në shtetët dhe shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste, edhe atëherë kur aspekti primar është përçimi dhe artikulimi i çdo vlere, resursi, potenciali dhe fenomeni njerëzor, shoqëror (qytetar), politik, diplomatik, kulturor, shtetror, nacional, institucional, funksional, konstitucional, ushtarake (luftarak), shkencor, intelektual, profesional ose humanist -përmes ndërmjetësimit të njohur gazetaresk (medial) ose publicistik: Duhet patur parasysh faktin se eksperienca kolektive e opinionit publik, shpeshherë mbështesin një vetëdije dhe ndërgjegje të tjetërsuar dhe delegjitimuar.

E tërë kjo si duket ka ardhur si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën ose llupën e një "dialektike" identitare, autoritare dhe totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit publik, politik ose diplomatik, reduktohet ose përkthehet në favor të masës ose sasisë konsumuese. Dhe, ku përmes subjektit të ndërlikuar ose kompleksivë të transformimit, transferimit ose bartjes së edukatës, kluturës, shkencës, politikës sè lartë ose diplomacisë në natyrën dhe karakterin e njohur të personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politikë: Edhe shtreast e larta ose kategoritë qëndrore të shtetit dhe shoqërisë, përkthehen në kategori sociale ose societale.

Duke menduar në narrativin (narracionin) dhe fuqinë e munguar nxitëse, kreative dhe stimuluese të elitës së njohur shkencore, intelektuale, fetare, kulturore, politike ose diplomatike në Kosovë, e cila do duhej të shquhëj dhe karakterizohëshin me një shpirt të pasur hulumtues, reflektues dhe humanist, si dhe me metoda të njohura studimi, shqyrtimi, eks­perimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize të kualifikuar, komplementare, suplementare, intelektuale, profesionale dhe intelegjente.

Me fjalë tjera, Kosova dhe Shqipëria, janë të kanosura ose rrezikuara nga ana e disa shkatërruesve ose varrëmihësve të ndryshëm, rixhid, reaksionsr, anakronik, violent, infantil dhe patologjikë të cilët menjeherë "vëjnë dorën në brez ose revole", apo e shpifin, linçojnë, spiunojnë, stigmatizojnë, satanizojnë dhe kriminalizojnë, sapo dëgjojnë ose mësojnë për emrin dhe miemrin e ndonjë lideri ose ish politikani të lartë intelektual dhe intelegjent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat