Darka e mbrëmshme në Athinë, duket se më së miri i ka bërë Aleksandër Vuçiqit!

Opinione

Darka e mbrëmshme në Athinë, duket se më së miri i ka bërë Aleksandër Vuçiqit!

Rexhep Elezaj Nga Rexhep Elezaj Më 22 gusht 2023 Në ora: 20:47
Liderët ballkanik në Athinë

Sikur para, ashtu dhe pas darkës së mbrëmshme në Athinë, e organizuar nga kryeministri grek, Mitsotakis, mediat në Kosovë dhe vendet e Ballkanit perëndimor, ishin të stërmbushura me shkrime, analiza dhe spekulime, se cilat do jenë rezultatet e një takimi të tillë në kryeqytetin e Greqisë, ku përveç përfaqësuesve të 6 shteteve të Ballkanit perëndimorë, ishin ftuar të marrin pjesë edhe përfaqësuesit më të lartë të Kroacisë, Bulgarisë, Moldavisë, Rumanisë dhe Ukrainës, një përbërje kjo bukur e pa zakont, si për nga statusi i saj joformal, ashtu dhe për nga karakter diplomatik.

Mirëpo, pa marrë parasysh përmbajtjen e kësaj darke, vetë pjesëmarrja e shefave dhe kryeministrave të shteteve të ftuara në takimin e mbrëmshëm në Athinë, dhe ku morën pjesë kryetari i Këshillit të Evropës, z. Charles Michel dhe kryetarja e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen, ngërthen në vete peshën e këtij takimi-darke pune, meqë dihet se organizimi i kësaj darka paraprakisht është koordinuar me përfaqësuesit më të lartë të BE-së.

Pra, shikuar nga ky prizëm, darka e mbrëmshme në Athinë, pa dyshim se ka pasur peshën e vetë të rëndësishme politike dhe diplomatike, ku sipas të gjitha gjasave, synim kryesor i organizatorëve ka qenë aktivizimi dhe lëkundja nga pozita e status-quos së situatës së sigurisë në Ballkanin perëndimor, dhe atë në disa fronte; siç është ngrirja e dialogut Kosovë-Serbi dhe mos implementimi i marrëveshjes së Ohrit midis dy vendeve, futjen e Serbisë në vorbullën e masave të BE-së ndaj Rusisë, e cila siç dihet ende nuk i ka vu asaj sanksione, takim të cilin A. Vuçiq nuk kishte asnjë shans që ta refuzonte, pastaj tensionimet e reja në Federatën e Bosnje dhe Hercegovinën, sidomos veprimet secesioniste të kreut të Republikës Serbe, M. Dodikut, dhe ç’ është më kryesorja, pozicionimi më i qartë i Rumanisë, Bulgarisë, Kroacisë dhe Moldavisë kundrejt luftës në Ukrainë, gjegjësisht pjesëmarrja e tyre më aktive në bllokimin e tregtisë ruse në rajonin e detit të zi, por edhe shtimi i përkrahjes më të madhe ushtarake dhe ndihmave tjera për Ukrainën, ngase është bërë e qartë se këto vende, përfshirë këtu sidomos politikën manipuluese të Serbisë dhe uljes së saj në dy karrige, mirë me Rusinë dhe mirë me Perëndimin, etj., etj., jam shumë i bindur se dy udhëheqësit kryesorë të BE-s i ka shtyrë që ta organizojnë këtë darkë-takim dyditor, gjatë të cilit tema kryesore ka qenë sigurimi i përkrahjes së pa rezervë ndaj Ukrainës në luftën e saj vetëmbrojtëse nga agresioni barbarë rusomadh. Dhe, për këtë flet qartë pjesëmarrja dhe takimi i presidentit ukrainas z. Zelensky me gjithë liderët e pranishëm në këtë takim, përfshirë dhe presidentin e Serbisë.

Mirëpo, ai që doli me sukses të plotë nga ky takim, ishte prapë presidenti serb, A. Vuçiq, i cili përveç se i bëri propagandë të madhe politikës së tij “parimore”, se e përkrah sovranitetin territorial të Ukrainës, arriti që nga teksti i Deklaratës që doli nga ky takim, ta heq paragrafin ku kërkohej dënimi i krimeve të Rusisë në Ukrainë, duke treguar edhe njëherë se ndikimi i Serbisë në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë nuk mund të tejkalohet, dhe se ky veprim i tij padyshim është sukses i madh për Serbinë, e cila ka më shumë se tri dekada që në qenien, moralin dhe ndërgjegjen e saj kolektive fshehë një mori krimesh kundër njerëzimit në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, pra kamuflon dhe mohon gjenocidin që ka bërë kundër tre popujve jo serb, kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve..!?

Po ashtu, A. Vuçiqi, ia doli që në takimin me z. Zelensky të arrijë marrëveshje, që në kompensim të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, Ukrainës t’i jepen armë dhe municion të prodhuara në Serbi, dhe ky “deal” serbo-ukrainas është fitorja më e madhe diplomatike e Serbisë në dy vitet e fundit.

Populli shqiptar i Kosovës ka një fjalë të urtë; “N’kofsh Bektesh, merre vesh..”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat