Në Kosovë mungon lufta e shtetit ndaj krimit dhe korrupsionit

Opinione

Në Kosovë mungon lufta e shtetit ndaj krimit dhe korrupsionit

Nga: Ali Hertica Më: 22 gusht 2023 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit po jetësohet në shtetin e Kosovës nga strukturat politike të oligarkëve politikë. Për këtë mosveprim bën përgjegjës strukturat e larta politike qeveritare të shtetit, që janë të lidhura me strukturat kriminale, që po vetë-amnistohen nga ndëshkimi për shkak të korrupsionit, viktimë e të cilit është vetëm qytetari.

"Për këtë dukuri dihet mirëfilli që sa më shumë korrupsion që po ndodh në Kosovë, aq më pak qytetarët marrin shërbimet e nevojshme dhe cilësore, sepse paratë që duhet të rishpërndahen për qytetarët përfundojnë në xhepat e pushtetarëve",  për këtë shkak është krejt e kotë me këtë klasë politike të arrihen integrimet evropiane, pikërisht për shkak të këtij pushteti korruptiv në të dyja nivelet, si dhe gjyqësorit joefikas.

"Për ta ndaluar korrupsionin në shoqërinë kosovare duhen reforma të thella politike", është shprehur ai. Shton se të gjitha subjektet politike janë të infektuara me këtë virus dhe ndëshkim ndaj tyre nuk ka, ky fenomen mund të luftohet vetëm përmes një presioni më të madh të opinionit publik dhe shoqërisë civile mbi institucionet e sundimit të ligjit dhe trysninë nga faktori ndërkombë- tar.

Ai është i mendimit se ne si shoqëri kosovare mund të luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar të nivelit të lartë politik vetëm duke kërkuar nga drejtësia kapjen e kokave të 'peshqve të mëdhenj'.

"Pasi konsideroj që 'peshk i madh' është çdonjëri që është i korruptuar dhe ka krijuar pasuri marramendëse, që në zhargonin popullor e themi pasurim brenda nate, dhe kjo ka ardhur si rezultat kur individët e tillë kanë qenë të afërt me rrjetet kriminale që kanë menaxhuar rrjedhat financiare në shtet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat