Kadare e pranoi, Qosja kurrë nuk e pranoi madhështinë e Rugovës

Opinione

Kadare e pranoi, Qosja kurrë nuk e pranoi madhështinë e Rugovës

Nga: Faton Mehmeti Më: 15 gusht 2023 Në ora: 16:34
Autori Faton Mehmeti

Shpeshherë është tentuar që të bëhet paralelizëm mes presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova dhe UÇK-së. Të nxitur nga qarqet serbe, e disa të mllefosur nga “ vdekja për së gjalli” që iu shkaktoi presidenti Rugova, nisën një luftë të hapur ndaj tij. Nuk janë të pakët ata intelektualë, profesorë fakultetesh që shitën ndërgjegjen e tyre dhe ju bashkuan ‘krahut të luftës’, jo për shkak të bindjeve politike, por para së gjithash, sepse morën shuma të mëdha parash.

Janë disa emra, por më i spikaturi Rexhep Qosja. Qojsa duke i prirë valles së sharjeve me retorikë agresive, më agresive ndoshta se të vetë komandantëve, nuk la gjë të shëmtuar pa thënë për presidentin Rugova. Qosja shkoi aq larg sa deklaroi se “ Ibrahim Rugova tradhtar dhe njeri i Millosheviqit”, për të vazhduar me propagandën se “ai (Rugova) do të shkojë në Beograd, të Millosheviçi, gjatë bombardimeve, me ç’ rast do t’i çojë dhurata të stolisura me kordele.

Këto dhe marrëzira të tjera janë të orkestruara nga Beogradi. Qosja që aq shumë dhe aq gjatë ka flirtuar me krimin e të ashtuquajturve komandantë, dhe pasi nuk mori nga ata “meritën“ e duhur u rikthye me sulme ndaj tyre. Pastaj do ta quaj edhe Hashim Thaçin Stalinist. Simpatia e madhe e Qosjes ndaj Erdoganit, kishte ndikuar që Erdogan të ndërmjetësonte për të rilidhur miqësinë me Qosjen.

Qosja ka simpati Erdoganin –edhe pse Orhan Pamuku i përkujton atij 30.000 kurdë të vrarë dhe gjenocidin armen.

Duke mos arritur të dal asnjëherë nga eklipsimi ndaj madhështisë së Rugovës, Qosja ka dështuar në politikë. Kurrë nuk e pati kurajon për të pranuar tê drejtën që koha i dha politikës dhe vizionit të presidentit Rugova, të cilën e pranoi vet shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat