Lajthitja si pasoje e papjekurisë dhe narcizoizmit

Opinione

Lajthitja si pasoje e papjekurisë dhe narcizoizmit

Nga: Naim Cami, avokat Më: 13 gusht 2023 Në ora: 17:41
Autori Naim Cami

Kryeministri aktual i RKS, ditë më parë bëri një vizite një ditore private me pak elemente të zyrtares në RMV.

Ishte vetëm pak zyrtare meqenëse bëri dy takime pothuajse elektorale në komunën e Çairit në Shkup dhe në Kuvendin Komunal në Tetovë, ku në të dy rastet për nikoqire pati vetëm kryetarin e KK të Tetovës si dhe udhëheqësit dhe simpatizerët e partive opozitare shqiptare në RMV, Prej të cilëve disa janë edhe deputet aktual në parlamentin e RMV.

Në Shkup ai e beri promovimin e një rruge me emrin e Adem Demaçit, për ndryshe idolit dhe mentorit të tij politik, të cilën gje e pranon me krenari dhe botërisht dhe të cilit i ka shërbye disa vite pas daljes të këtij te parit nga burgu ku ka qëndruar rreth 27 vite për veprimtari politike anti jugosllave.

Ndërkohë që në atë veprimtari politike të Adem Demacit nuk mund të gjendet ndonjë veprimtari konkrete ne favor te popullit Shqiptar te demonizuar dhe te injoruar ne Maqedonine te atëhereshme,për kundrejt faktit se që nga viti 1945, pra pas copëtimit të Shqipërisë dhe ngeljen e Shqiptarëve dhe trojeve autoktone të shumta të tyre nën thundrën jugosllave e deri në ditët e sotme, shqiptarët e Maqedonisë në vazhdimësi kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në pavarësinë që sot e gëzon Kosova, duke vuajtur për këtë arsye burgosjet, largimet nga puna si dhe maltretimet nga më të rëndat.

Ky kontribut i pamohueshëm dhe masiv ka qenë edhe politik edhe ushtarako-luftëtar.

Ndërsa në Tetovë pas vizitës të disa fshatrave të kësaj kasaj në mbrëmje mori pjese në një koncert muzikor të organizuar enkas për të. Në Tetove me nikoqirin e tij kryetarin e KK Tetovë, në konference për shtyp, ndër të tjerat, riaktualizuan projektin e mëhershëm për ndërtimin e një tuneli në malin Sharr që do të lidhte Tetovën me Prizrenin në një distancë shumë të shkurtë dhe shumë të levërdishme.

Por as në Shkup dhe as në Tetove nuk u ndëgjuan nga ky kryeministër fjalë falënderimi dhe mirë-njoheje për solidaritetin epokal të Shqipatrëve të Maqedonisë lidhur me egzodin rrënqethës te Shqiptareve të Kosovës gjate luftës të vitit 1999 kur i hapen dyert e mikpritjes dhe të strehimit për ata.

Kjo vizitë e kryeministrit aktual të RKS në Shkup dhe në Tetovë, me siguri nuk do të jetë e atillë që do mbahet mend për gjatë kohë, përkundrazi do harrohet shpejt nga se nuk kishte ndonjë substancë.

Kjo më së shumti për vet faktin se kjo vizitë i kishte të gjitha tiparet e një tentative të vetëreklamimit në njërën anë, ndërsa në anën tjetër tendencën e nikoqirëve për tu faktorizuar nëpërmjet të një kryeministri i cili me një papjekuri të dukshme dhe narcizoide, nuk bëri llogari të sakta dhe të nevojshme edhe për ata Shqiptare që nuk i përkasin partive të nikoqirëve të tij.

Shtrohet pyetja se ku lajthiti kryeministri aktual i RKS me këtë vizite?

Së pari nëse i nxitur nga narcizoizmi i tij, ka menduar se me këtë vizitë do të shëndrohet në një far lloji “udhëheqësi idol” mbarë shqiptar, ai me këtë ka shpalosur një papjekuri të rrallë – nga se kjo pune nuk bëhet dot.

Kjo për arsyen më të thjeshte se ata Shqiptarë që nuk kanë dalë për ta pritur, janë në shumice dhe janë të përmbledhur rreth një subjekti politik Shqiptar qe 20 vjet është në pozitë në RMV dhe është faktor i cili kur gjatë ketyre 20 viteve nuk mundi ne asnje menyre te anashkalohet si ne formimin e qeverise ashtu dhe ne hartimin dhe krijimin e politikave qeverisese te RMV,si dhe kure nuk eshte anashkaluar nga faktori nderkombetar vendimmares i angazhuar ne dhe rreth RMV-es ,dhe ky subjekt politik Shqiptar është Bashkimi Demokratik për Integrim.

Dhe ky subjekt politik Shqiptar, pra Bashkimi Demokratik per Integrim – BDI, gjate gjithë kësaj kohe ka ne krye udhëheqësin e vete z-ni Ali Ahmetin.

./.

Pra ky udhëheqës i BDI-se,gjate ketyre viteve qe kemi lene pas,por vite te mbushura plot me turbulenca ndëretnike ne RMV, ka gjetur rrugë dhe shtigje për t’iu shmangur konflikteve pas atij të vitit 2001, por në të njëjten kohë duke e avancuar në mënyrë substanciale dhe të pamohueshme pozitën institucionale të Shqiptarëve në RMV. Edhe pse gjithmonë mund te arrihet edhe me shumë, në RMV-en e kësaj kohe kjo arritje kërkon shumë maturi, përpjekje të urta dhe mençuri politike.

Dhe asnjëherë në asnjë çast ky udhëheqës nuk u mbështet në përçarje, fyerje apo njollosje te kundërshtareve me mendim të kundërt politik, qofshin ata shqiptare apo maqedonas.

Pra, krahasuar me atributet e lartëpërmendura të z-ni Ali Ahmetit,si zot shtëpie ne RMV, kryeministri aktual i RKS promovoi një papjekuri absolute të tij, duke ardhur në RMV shtet të populluar me mbi 31% popullësi shqiptare dhe duke tentuar i lajthitur të “marri rolin e liderit” por që njëkohësisht me këtë sjellje dhe të pa menduar mirë, vetëm dhe vetëm mund të bëjë një tentative të kotë për përçarje ndër shqiptare, veprim që është absurd për një botëkuptim të drejte dhe të mirëfilltë të politikave mbarëkombëtare Shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat