Krokodili serb filloi serinë e re të vajtimeve

Opinione

Krokodili serb filloi serinë e re të vajtimeve

Nga: Milazim Maraj Më: 8 gusht 2023 Në ora: 13:00
Milazim Maraj

Millovan Drecun filloj serinë e tij të radhës, me vajtime plotë gënjeshtra të thurura serbisht. Ai qanë hallin e ndalimit të punës së kompanive kriminale dhe hibride të Serbisë në veriun e Kosovës. Drecun vajton edhe arrestimin e kriminelëve të luftës në Kosovë, kriminel që kishin filluar krimet që nga viti 1990 dhe nuk po i përfundojnë ende. Mundë të qaj edhe për aktivitetin e serbeve që i manipulonin dhe i dërgonin nëpër Jugosllave duke ua paguar mëditjet, autobusët dhe drekat për të fajësuar shqiptaret se gjëja po u bënin presion serbëve. Krejt ky mundim shkojë huq. Këta i dërguan në atë kohë të kërkonin armë kundër fqinjëve të tyre shqiptarë. I morën armët dhe vranë fqinjët e tyre të pa armatosur, i vranë shqiptaret, i masakruan, i dhunuan, ua plaçkitën pasuritë, ua djegën shtëpitë dhe me dhunë ushtarake e policore i larguan nga pronat e tyre, por këta prapë u kthyen.

Vajton krokodili Drecun për serbet kriminel, për laboratorët e tyre të drogës, për aparatet e parave virtuale false.

Për planin e dështuar me wagnerin. Qanë pagesën e ujit që qytetaret serb duhet ta bëjnë sikur që e bëjnë në çdo shtet në botë, madje edhe në Serbi. Ai qanë se serbet në Kosovë duhet ta paguajnë edhe rrymën sikur gjithë qytetaret e Kosovës; oh kjo shumë e pa durueshme. Kompanitë serbe të regjistruar pronat në Serbi apo edhe ata që nuk i kanë fare të regjistruara. Ai vajton që serbet në veri të Kosovës duhet të paguajnë edhe tatimin shtetit ku jetojnë dhe punojnë do të thotë Republikës së Kosovës. Ooo, tani i kujtohet kurë këtë “Kosova Republikë” shqiptaret nuk guxonin as ta përmendnin. Por edhe kur ndonjë shqiptarë i krisur e përmendte ai përfundonte në burg, largohej nga puna, rrihej deri në vdekje në burg. Tani serbet duhet të i paguajnë këtij shteti Republika e Kosovës tatim. Këtë nuk e përballon dot krokodili Drecun ai vajton dhe vajton madje dhimbshëm vajton, gurë e dru i shti në gjynah. Drecun ka edhe një frikë tjetër, i madhi i tyre që i lindi, si popull dhe si shtet tani po e humb luftën në Ukrainë, që kush nuk e ka besuar i dukët se bota po kthehet prapë. Ky nuk mund ta paragjykoi që serbet duhet të edukohen si njerëz të civilizuar dhe të jetojnë në Evropë, të barabartë pa historinë e tyre me madhështinë e gënjeshtrave, pa dhunë, pa krime, pa plaçkitje.

Nuk mund ta bind as vetën e tij se ky popull ”qiellor” që nuk është nga Adami dhe Eva por është nga drita e diellit si djalli tani të jetë i barabartë me këta të ndërtuar nga lloqi. Por tani si mund të bëjnë jetën si sadist në të cilën jetojnë me vite, nëse nuk e kanë një mbrojtës të përhershëm ku do të pushonin në prehrin e tij ani pse ai përsëriste refrenin” ja të sllobodill ja të j.....” Vajton Drecun por të gjithë e kuptojnë vajin e krokodilit, askush nuk e merr seriozisht vajin e tij. Frika e Drecunit mund të jetë më e madhe se kaq. Ai mund të frikohet të me e keqja, se mund të del në shesh armiku me i madh i Serbisë që është e( vërteta).

Nëse kjo do të ndodhë e që shumë ka gjasa çdo gjë do të kthehet ndryshe,20% serb do ta kuptojnë se nuk janë sllav, por ilir, së kanë qenë të manipuluar, dhe padrejtësisht të futur në arenën e krimeve, pjesa tjetër do të turpërohen për çka kanë bërë të paret e tyre. Në mesin e njerëzve të civilizuar këta do të ndjehen inferior, fajtor, të përbizur, për çka kanë bërë ata dhe prindërit e tyre, për dhunime, masakra, për vrasje të njerëzve qoftë edhe të paralizuar, shurdhmemec, të sëmur.

Për kallajen e grave plaka në shtëpitë e tyre, për plaçkitje të terë asaj që shqiptaret e kanë krijuar me shekuj e tani edhe për vrasjen e serbëve të pa dëgjueshëm ndaj Vuçiqit dhe Putinit. Drecun mund të vajtoj që do të zbulohen edhe varrezat tjera masive me trupa të shqiptarëve të pa jetë, që paturpësisht i fshehin bashkë me Daçiqin. Mund të vihet në tavolinë edhe trafikimi i organeve nga shqiptarët që i varrosën në Batjanicë dhe shtatë varreza tjera masive; për të cilët Dr. Mark Skiner kryetari i Këshillit për Mbrojtje të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në OKB, kishte konstatuar se ua kanë hequr organet. Drecun vajton se ndoshta tani do të filloj përgjegjësia e Serbisë për krime lufte dhe kjo krijesë do të vlerësohet e rrezikshme për paqen në BE dhe Botë. Kjo do të ishte fundi i iluzionit për botën Ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat