Kanabis – Rilindja me perspektivë kultivimi edhe në ushtri!

Opinione

Kanabis – Rilindja me perspektivë kultivimi edhe në ushtri!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 6 gusht 2023 Në ora: 12:55
Sherif Ramabaja

Të „arriturat” e Rilindjes, janë numëruar dhe po numërohen çdo ditë, por kjo që ndodhi nuk i kishte shkuar në mendje askujt: as Putinit, as Prigozhinit, as qenit të çartur të Putin, Kadyrov, as Vuçiqit, as Daçiqit, as Baton Haxhiut, as Klan Kosovës etj.

Në ushtrinë shqiptare të kultivohet kanabisi ?! Arsyetimi i parë ishte se kjo bimë shëruese, sapo e legalizua nga Rilindja, mund të jetë një shanse i mirë edhe për reformimin e ushtrisë.

Kjo ishte vetëm për nevojat e ushtrisë, ndërsa nga shkaku i fshehtësive ushtarake, nuk mund të japim të dhëna më të hollësishme, u deklaruan nga Shtabi kryesor i Ushtrisë. Megjithatë mediat dhe shtypi deklaruan që në rast lufte ta bombardojnë armikun edhe me kanabis, në mënyrë që ta trullosnin ushtrinë kundërshtare.

Si gjithmonë, shqiptarët mezi presin të ndodhë diçka dhe t´i gjuhen Ramës. Ai nuk mund të jetë roje e natës, që të fajësohet për gjithçka.

 Me kohë ka deklaruar: punoni si duhet, e mos u nxini me gomar për dore, sepse ju bëftë mirë pastaj. Përgjegjësia është individuale, e ka thënë edhe këtë.

Për ta shfajësuar veten e ka themeluar edhe SPAK - un. Ka zëra që thonë se SPAK -un e kishte themeluar për opozitën, Berishën, Metën e Lulin, po si duket i doli nga dora.

 Të gjithë ata të cilët po ndiqen nga SPAK -u janë bashkëpunëtor të tij të ngushtë, apo të Rilindjes. Kjo është një padrejtësi, ka deklaruar edhe Rilindja dhe kreu i qeverisë.

Megjithatë kryeministri deri më sot pati fat. Askush nuk i ka trokitur në byro, apo shtëpi. E pati ngushtë me aferën McGonigal, po si duket u harrua.

Mediat e bezdisën për disa ditë me ish agjentin e FBI, vetëm pse kishte drekuar e darkuar me te, po një personalitet të tillë duhet nderuar.

Mikpritja shqiptare është e njohur për këtë. Më në fund kryeministri arriti që vëmendjen ta shpërqendroi drejt rrënimit të objekteve të mediave të pavarura, nga Vuçiqi, Ballkani i Hapur, Kosova, Albin Kurti, EU, draft statuti, Berisha, Meta, PD me vulë e pa vulë etj. Kishte mjaft tema tjera interesante dhe aktuale, prandaj pse të merren me te.

Ndodhi si ndodhi, fajtorët duhet të gjenden dhe të sillen para drejtësisë. Fshehtësitë ushtarake nuk lejohet të zbulohen.

 Tash para botës e komprometuan edhe ushtrinë shqiptare, e cila në rast rreziku duhej ta mbronte vendin. E kishte për detyrë po ashtu që ta mbronte Kosovën, në rast të sulmit nga Serbia. E kishte për detyrë që t´i kryente edhe obligimet ndaj Aleancës  - Verioatlantike, NATO - s etj.

Pra të del dikush dhe ta akuzoi ushtrinë e cila është e paprekshme, ashtu siç është Rilindja, nuk falet.

 Shteti mbrohet duke e respektuar dhe çmuar ushtrinë dhe Rilindjen. Që të dyja janë institucione, të cilat angazhohen për sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Pra kush ngrit dorë mbi këto dy institucione, ka ngritur dorë mbi kombin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat