Disa Makro-Reflektime për Zhvlerësimin Drastik të Euros dhe Dollarit në Shqipërinë e “Super Lekut”

Opinione

Disa Makro-Reflektime për Zhvlerësimin Drastik të Euros dhe Dollarit në Shqipërinë e “Super Lekut”

Nga: Prof. Dr. Gazmend Pula Më: 30 korrik 2023 Në ora: 16:59
Autori Prof. Dr. Gazmend Pula

Duket se Leku shqiptar funksionon në parime dhe premisa të tjera monetare dhe socio-ekonomike, si dhe me ‘specifika të veçanta rajonale’ ndaj valutave prevalente botërore, d.m.th ndaj dollarit dhe euro-s…! Kjo ndonëse emisionet monetare primare të zonës së dollarit dhe të euros, pa mbulesë reale duhet shtuar, janë përkatësisht ishin gjer para fare pak kohe, tej-liberale dhe të tej-relaksuara përkatësisht pothuaj të pafrenuara fare…! Dhe madje për një periudhë të gjatë shumëvjecare…! Praktikisht duke filluar veçanerisht qe nga kriza e madhe globale financiare e vitit 2008!

Dhe për këtë shkak këto dy krye-valuta botërore, për pasojë, në domicilet e tyre sovrane shtetërore rrjedhimisht ishin në domenin e kamatave zero, e madje edhe në kamata negative…?! Që nuk ka ndodhur ndonjëherë as edhe historikisht në domenet ekonomiko-financiaro-monetare në botë - madje që nga antika…!

Kjo vazhdoi të ndodhë dhe të shpaloset njëkështu deri para 1 ose 2 vitesh, dhe ate deri kur inflacioni në shkallë serioze filloj ti godasë dukshëm edhe këto dy krye-zonat globale valutore…!

Sepse ato po vazhdonin të emitonin përkatësisht të shtypnin dollarë dhe euro – pa mbulese reale fare…! Pa mbulesë as në ekonomi reale apo rritje të GDP-së dmth bruto prodhimit real kombëtar, as në rezerva valutore, dhe akoma më pak me mbulesë në flori ie ari ie gold ose si quhen ne terminologji profesionale gold apo bullion reserves…!

Kështu, niveli i rezervave të floririt ie arit, që Amerika dhe Europa vazhdon ti mbajë në fshehtësi të plotë dhe ate si sekrete të theksuara, duke i trajtuar ato madje si sekrete primare ekonomiko-financiare…! Sepse, sipas shumë njohësve dhe analistëve ekonomiko-financiarë botërorë, duket se ato rezerva tanimë i kane ezauruar dhe eksploatuar qenësisht në ndërkohë në lloj-lloj transaksione dhe misione…! Madje edhe në aso seriozisht të dyshimta ekonomiko-monetaro-financiare dhe ushtarako-politke si dhe ‘të sigurisë’…!


Dhe kështu, vazhdonin dhe vazhdojnë ta devalvonin dhe zhvlerësonin indirekt edhe vetë valutën e tyre kombëtare, federalo-unioniste amerikano-europiane…! Dhe ashtu vazhdonin ti zvoglonin dhe ti godisnin indirekt edhe të ardhurat reale dhe fuqinë blerëse të qytetarëve të tyre, dhe ate jo vetëm në Europë dhe Amerikë…!

Dhe siq po shihet ata godisnin, dhe vazhdojnë të godasin – dhe madje mjaft rëndë, edhe fuqinë blerëse të shqiptarëve gjithandej…! Dhe në veçanti në Shqipëri…!

Gjer aty madje, sa ta sillnin dhe redukonin dollarin dhe euron e tyre, madje edhe në Shqipërinë e varfër dhe të mekur, në nivele gadi-gadi edhe gjysëm përqeshëse - me vlerë të tyre në pikiatë tanimë dy-shifrore leku ndaj dollarit, dhe fare afër saj edhe euron…!!! Nga vlera tre-shifrore solide që kishin që të dy këto valuta botërore madje edhe vetëm disa muaj më parë! Veçanërisht dollarin, por edhe euron, që poashtu vazhdon të shtypet, emitohet dhe plasohet pa mbulesë reale, në tregjet vendore dhe globale…! Dhe prandaj edhe qartazi po ecën në atë drejtim…! Qoftë për shkak të efekteve dhe pasojave dhe reperkusioneve të pandemisë, qoftë për shkak të involvimit masiv financiaro-ekonomik-energjetik, dhe indirekt edhe ushtarak europian, nën presionin amerikan kuptohet, përmes të financimit të armatimeve të ushtrisë ukrainase në luftën potencialisht shumë të rrezikshme kundër Rusisë në Ukrainë …!

Po ashtu, edhe shpenzimet amerikano-europiane buxhetore direkte në zonat e tyre përkatëse, si shpenzimet e rregullta ashtu edhe ato emergjente, si dhe shpenzimet diskrete buxhetore – po ashtu janë pothuaj të pafrenuara d.m.th pothuaj jashtë kontrollit…! E pakta deri pak kohë më pare ishin, deri kur inflacioni rezultues në këto dy zona monetaro-financiare filloi të pësojë rritje të fuqishme…! Por, ato vazhdojnë edhe më tej, ndonëse në masë paksa më të vogël se paraprakisht në përiudhën e pas krizës globale të vitit 2008, periudhën e pandemisë dhe pas saj, si dhe tani gjatë luftës në Ukrainë që solli vecanërisht krizën energjetike! Dhe tanimë po kërcnon madje edhe me recesion ekonomik, dhe jo vetëm inflacion të lartë…! Si dhe jo vetëm Europën, por madje edhe vetë Amerikën…! Kështu Gjermania tanimë është edhe zyrtrisht në recesion dmth në rënie dhe tkurrje ekonomike, ndërkaq që Franca dhe Britania po e përcjellin këmba-këmbës…! Ndonëse ekonomitë e tyre ish- dhe jo vetëm ish-super koloniale dhe brutale, janë tanimë hija e vetëvehtes së dikurshme dhe ku e ku më modeste dhe jo-potente se sa ajo e Gjermanisë…!

Prandaj, këto dy zona monetare prevalente botërore, ajo e dollarit dhe e euros, edhe ishin dy krye-qendrat prej nga edhe gjeneroheshin këto fenomene artificiale ekonomiko-financiare…! Që ishin dhe vazhdojnë të jenë pjesërisht edhe manipulueso-spekulativo-abuzive dhe shumë të dëmshme edhe globalisht, dhe që në fakt arrijnë përmasa gjer edhe gjysëm-paradoksale…!

Dhe si rezultat i një qasje të tille ekonomiko-politike dhe monetare shumë të vecantë përkatësisht shume specifike, dhe duhet shtuar edhe pa baze dhe mbulesë reale ekonomiko-financiare dmth pa legjitimitet formal ekonomiko-monetar, sipas të dhënave statistikore të djeshme të Entit Federal Gjerman për Statistikë, borxhi publik i Gjermanisë për vitin 2022 ka arritur në shifrën rekorde, dhe gjer tani të paparë në Gjermani, prej 2 400 /dymijë e katërqind/ miliardë euro. Sa për masë krahasimi kjo shumë paraqet ca 250-fishin e buxhetit të Shqipërisë, ose ca 500-fishin e buxhetit të Kosovës! Në një Bruto Prodhim Kombëtar BPK apo GDP të Gjermanisë prej 4 200 /katërmijë e dyqind/ miliardë euro! Dhe ky borxh gjerman publik paraqet më shumë se 50% të GDP-së së Gjermanisë, ndonëse në parim kjo në vetëvehte nuk është se është përqindje e madhe e borxhit publik, por, është e papresedencë për Gjermaninë, që paraqet njëshin dhe motorin kryesorë të tërë ekonomisë evropiane!

Ndërkohë që situata me borxhin publik në Amerikë është fare e përkeqësuar, pothuaj e trishtë fare dhe gadi-gadi po arrin ngadalë përmasa drastike…! Gjë që rrezikon jo vetëm stabilitetin e vetë ekonomisë amerikane, dhe të dollarit përgjithësisht, por, edhe të tërë ekonomisë globale…! Kështu borxhi publik i Amerikës ka arritur shifër vështirë të paramendueshme, rekord i rekordeve negative në këtë domen, me mbi 31 000 /tridhjetë e një mijë/ miliardë dollarë…! Dhe kështu ka tejkaluar Bruto Prodhimin Kombëtar /BPK apo GDP-në/ e Amerikës prej 21 000 /njëzet e njëmijë/ miliardë dollarësh, duke arritur përqindjen e borxhit publik në më shumë se 150% te GDP-së…!!! Që është tejet e rrezikshme madje edhe për ekonominë amerikane, dhe madje i afrohet nivelit të përqindjes së borxhit publik të Greqisë apo Italisë…! Dhe sërish, dhe sa për masë krahasimi, kjo shume është sa ca 3 000-fishi i buxhetit të Shqipërisë, apo sa ca 6 000-fishi i buxhetit të Kosovës…!!!

Ky fenomen i emisioneve masive monetare d.m.th. e shtypjes se pambuluar dhe të pabazuar të parave, përkatësisht të dollarit dhe të euros, ishte i përforcuar seriozisht gjatë periudhës se pandemisë, e së fundi veçanërisht nga kriza dramatike ukrainase dhe konflikti dhe konfrontimi shumë i rrezikshëm - ndonëse akoma indirekt Amerikano/NATO-ist kundër Rusisë - në luftën tragjike që po e dërmon dhe shkatërron Ukrainën dhe popullin e saj...!

Madje pavarësisht nga fakti se dollari përbën edhe valutën rezerve botërore ie Global Reserve Currency…! Madje, sipas te gjitha gjasave pikërisht për këtë shkak, ngaqë vetëm si e tillë edhe mundësonte qasje të tillë tej-liberale, për të mos thënë qasje seriozisht të papërgjegjshme…! Kjo, ngase qasja e tillë mundëson ‘derdhje’ masive, dhe globale të presioneve inflacioniste, dhe ashtu rrjedhimisht edhe të vetë inflacionit amerikan nga ekonomia dhe tregu vendorë amerikano-dollarian, globalisht në tërë botën e jashtme dhe ekonomitë e vendeve të tjera. Qoftë për shkak të bazës amerikane superiore dhe dominante ekonomiko-financiare dhe politiko-ushtarake në botë…!

D.m.th. në këtë mënyrë të vetëdijshme dhe të toleruar rritja e inflacionit brenda-shtetërorë amerikan, transferohej dhe bartej në masë të konsiderueshme si rritje dhe ‘derdhje’, dhe praktikisht si ‘hedhje’ e fuqishme e inflacionit burimor amerikano-dollaresk - qëllimisht dhe veçanërisht në botën e jashtme – botë kjo që dominohet edhe më tej nga sistemi global ekonomiko-financiar dhe monetar amerikan...! Si dhe evropian…! Kuptohet, e tëra për destinime dhe objektiva politiko-ekonomike manipulativo-përfitueso dhe potencialisht mjaft abuzive…!

Në këtë kuptim, devalvimi dhe zhvlerësimi i tyre dmth i dollarit dhe euros globalisht, por veçanërisht ‘rajonalisht’ përkatësisht në Shqipëri ndaj lekut, nuk është se përbën ndonjë çudi…!!! Veçanërisht jo ndonjë çudi të madhe…!!!

Aq më tepër ngase Shqipëria jonë është shumë ‘specifike’ në aspektin e një ekonomie kushtimisht thënë jo-formale - për të mos e emërtuar me ndonjë cilësim tjetër me kollokvial dhe më specifikisht dhe të konkretizuar,

Aq më tepër duke patur parasysh se në Shqipëri, e pakta me sa dihet publikisht, politika monetare d.m.th. emisionet primare monetare apo shtypja e lekut pa mbulesë nga Banka Qendrore e Shqipërisë, janë pothuaj minimale…! Dhe rrjedhimisht masa monetare vendore d.m.th. masa e Lekut në qarkullim është rrjedhimisht pothuaj konstante…! Ndërkaq që prurjet dhe ‘derdhjet’ valutore euro-dollareske nga jashtë ie nga diaspora, dhe veçanërisht nga ‘tregtia joformale’, janë shumë voluminoze…!

Ndërkaq që politika monetare d.m.th. emisionet primare monetare të zonës së dollarit dhe euros janë me ndryshueshmëri dmth me fluktuime madhore! Për të mos thënë se [Ma1] janë me valë gadi-gadi përmbytëse emisionesh primare monetaro-financiare, dhe ate veçanërisht për objektiva dhe destinime “me specifike” politiko-ekonomike...! Kështu, dhe si pasojë serioze e shtypjes së tillë të pa mbulesë dhe pothuaj të pakontrolluar, vecanërisht të dollarit, por edhe të euros, sipas ekspertëve ekonomiko-financiar amerikan, vlera e dollarit në periudhën nga viti 2007 deri sot, ka rënë dmth është zhvlerësuar për 51%.

Prandaj, shikuar parimisht, një rënie e vlerës së dollarit dhe të euros, si dhe e valutave të ndërlidhura perëndimore ndaj Lekut të tille, në fakt përbën pothuaj një rregullshmëri monetare në tregun e marrëdhënieve ndër-valutore…! Madje, dhe përmëtepër, kjo përbën një rregullshmëri dhe logjikshmëri të tregut ndër-valutor, ndonëse jo në masën aktuale ku euroja vlerësohet nga të dikurshmit 140 lekë për euro, tanimë në vetëm ca 100 lekë ie ca 40% më pak…!

Ngjajshëm edhe me dollarin amerikan, kuptohet. Aq më tepër ngase dollari amerikan aktualisht po ballafaqohet edhe me probleme serioze strukturale…! Në rradhë të parë nga rritja enorme e borxhit të saj publik, por, edhe me probleme të tjera serioze..! Dhe kjo është reflektuar qartë edhe në degradimin e saj ndërkombëtar nga Agjensia Amerikane Globale FITCH që bën Vlerësimin dhe Rangimin Ndërkombëtar Financiar të ekonomive botërore, me c rast Rangimi i saj është zbritur dmth ka pësuar rënie para dy javësh nga rangu apo kategoria AAA në rangun AA+.

Dhe prandaj, në këso konstealacioni Leku duket të ketë vecori pothuaj të një ‘Super-Leku’…! Madje edhepse Leku është de facto pa mbështetje apo [Ma2] bazë valutore, qoftë në ekonomi, në rezerva devizore apo në flori…! Praktikisht Leku qëndron si debased currency, si edhe cilësohet në terminologjinë makro-ekonomike gjendja e një monedhe të tillë kombëtare.

PS Në këtë kontekst do të mund të ishte fare interesante edhe po të bëhej një ‘analizë krahasimore’ edhe me ‘situatën’ me Denarin verio- apo vorio-maqedonas si monedhë kombëtare dhe stabilitetin ie qëndrueshmërinë e vlerës së tij ndaj këtyre dy krye-valutave botërore, dhe që jo-cuditërisht konsiderueshëm më i madh se sa ai i Lekut…! Për të mos thënë se ka stabilitetin pothuaj unik të këtij Denari vario-maqedonas krahasuar me Lekun…!

*Autori ishte ambasador i Kosovës në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat