Albini largohet nga pushteti, por kurrë nuk e formon Asociacionin e Isës dhe Hashimit

Opinione

Albini largohet nga pushteti, por kurrë nuk e formon Asociacionin e Isës dhe Hashimit

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 21 korrik 2023 Në ora: 14:08
Kryeministri Albin Kurti

Asociacioni i nënshkruar para një dekade po e mban të ngulfatur të ardhmen, perspektiven evropiane të vendit, mes kushtëzimeve nga BE dhe SHBA si porta për të dalë nga situata aktuale.

Albin Kurti në vazhdimësi e ka kundërshtuar Asociacionin në versionin aktual, mirëpo nuk e ka përjashtuar mundësinë që çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të mund të adresohet brenda një marrëveshjeje eventuale për normalizimin e plotë të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.

BE dhe ShBA në vazhdimësi kanë bërë presion për formimin e Asociacionit duke kushtëzuar të ardhmen evropiane të Kosovës. Presioni amerikan ka shkuar deri aty sa nëse Qeveria e Kosovës nuk gjen mënyrë për formimin e Asociacionit, SHBA-ja do të kërkojë “partnerë alternativë”.

Po përdorën të gjitha mënyrat për të arritur qëllimin kryesor, ledhatimin e Serbisë dhe ngopjen e apetiteve të saj. Nuk është çështja teknike e formimit të saj problemi kryesor i Kosovës, problem në vetvete është përmbajtja e saj.

Me aq sa e njoh, Albini nuk do ta pranojë kurrë Asociacionin e nënshkruar nga Isa me 2015 dhe nga njerëz të Hashimit me 2013. Kjo, pasi Asociacioni mbart rreziqet e saja të shumta, me enkalvizimin e vendit tonë në favor të apetiteve serbe. Si mund të kërkohet Asociacion për serbët, kur ata kanë të drejta që asnjë minoritet në botë nuk i ka. Asociacioni edhe mund të bëhet, por kjo nuk zgjidh asgjë, përkundrazi do të jetë “bombë me sahat”, kurdo që Beogradi të ketë interesa për të realizuar.

Mbetet për tu parë, është pak e besueshme se Kurti e realizon Asociacionin e 2013/2015, ndonjë version tjetër edhe mundet derisa nuk e cenon as tani dhe as në të ardhmen sovranitetin e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat