Partia Demokratike dhe Basha, shpresa e madhe për ndryshimin

Opinione

Partia Demokratike dhe Basha, shpresa e madhe për ndryshimin

Nga: Skender Kapiti Më: 20 korrik 2023 Në ora: 14:43
Autori Skender Kapiti

Gjithcka në këtë tranzicion dështoi sepse: nuk pati ndëshkim për krimet e komunizmit dhe të së shkuarës komuniste; nuk pati Vetting dhe as lustracion politik e as juridik.

Në këtë tranzicion nuk pati ndëshkim për krimin e korrupsionit ,as të hajdutërisë dhe as të tradhtisë publike.

Gjatë ketij tranzicioni nuk pati vullnet dhe as dëshirë për ndërtimin e shtetit ligjor dhe as për luftë kundër krimit,tradhtisë dhe hajnisë politiko-institucionale, por kishte dhe ka akoma më shumë  padrejtësi, korrupsion, hajdutëri, antiligj,antishtet dhe tradhti publike të cilat “Trekëndëshi i Bermudës” i ngriti  dhe i instaloi në sistem.

Duhen reforma rrënjësore dhe të besueshme, por këto nuk mund t’i bëjnë as korrupsioni, as hajnija, as papërgjegjshmëria dhe as tradhtia e politikës së vjetër. Ndryshimi dhe shpresa janë te Partia Demokratike dhe te Lulzim Basha i cili me guxim dhe me sinqeritet si asnjë politikan tjetër tregon atë se cfarë duhet bërë menjëherë për crrënjosjen e sistemit antidemokratik, autokrat, dhe oligarkik të  korruptivo-hajdutokracisë.

PD dhe Basha janë shpresa dhe besimi për ndryshimin sepse Basha ka mbështetjen e aleatëve të mëdhej të Shqiptarëve, ka SHBA-të, BE-në dhe Britaninë e Madhe.  Janë venitur, tkurrur dhe rralluar se tepërmi mbështetësit dhe fanatikët e berishizmit, është dobësuar e konsumuar tej mase pushteti i Edi Ramës dhe është asfiksuar politikisht Ilir Meta.Pra “Trekëndëshi i Bermudës” ka marrë teposhtëzën.

Dëgjojeni Bashën se sa hapur, qetësisht, me durim e urtësi dhe me sinqeritet ai flet dhe artikulon ato se cfarë duhet të vijnë dhe t’i bejne ndryshimi që presin shqiptarët. Ai deklartohet se: “Duhet nisur menjëherë me:

Hetim të pasurive të çdokujt që është përfshirë në hartimin, miratimin dhe përfitimin e kontratave koncesionare, nga juristi i thjeshtë deri tek kryeministri;
 Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare, apo janë investuar kudo nëpër botë duhet t’u kthehen shqiptarëve.

Partia Demokratike është partia e parë opozitare, partia e shpresës shqiptare dhe pa asnjë diskutim i takon të rikthehet në vendin që i ka dhënë historia dhe shqiptarët, sigurisht në një aleancë të fortë me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE. Ne do të bëjmë ndarjen në mënyrë të qartë dhe përfundimtare të së ardhmes nga e shkuara”.

Lulzim Basha që kur ishte kryetar i Partisë Demokratike kishte si vizion a  Vetting-un  politik të cilin nuk e dëshiron politika e vjetër. Ai deklaronte me që me 18 Nëntor 2021 se:

“Kapja e shtetit nga pushtetarët e lidhur me oligarkët, ka arritur nivelin më të lartë në rajon, duke dëmtuar tregun, duke rritur çmimet e vrarë vende pune. Që shteti të mos jetë në duart e një pakice të vogël njerëzish, që ekonomia të jetë konkurruese dhe sipërmarrësit e ndershëm të jenë të lirë të krijojnë mirëqenie, na nevojitet Vetting-u në politikë, për pastrimin e institucioneve nga të gjithë ata që, duke abuzuar me pushtetin, kanë paralizuar demokracinë dhe kanë shkatërruar ekonominë e familjeve shqiptare”.

Dhe a nuk është e vërtetë kjo sot aktualsht,ku nuk ka institucion,ministri, dikaster, drejtori e zyrë pushteti që nuk është zhytur në korrupsion. Por njëkohësisht dhe paralel me këtë korrupsioinin  institucional të pushtetit,përkrah tij është edhe korrupsioni i ishpushtetit e ishkryeministrit , korrupsion që në ortakëri me njëri tjetrin pengojnë dhe bllokojnë sistemin, drejtësinë dhe funksionimin e shtetit e të drejtësisë.

Dhe prandaj Basha u vu në shënjestër të politikës së “Trekëndëshit të Bermudës” për ta asgjësuar atë politikisht që ai të mos jetë kryetar i Partisë Demokratike  dhe as Kryeministër, gjë e cila vazhdon dëshpërimisht kundër Bashës akoma edhe sot në prag të zgjedhjes së kryetarit të PD-së, pasi  Basha është kandidat. Gjithë energjitë e “Trekëndëshit të Bermudës” u konsumuan dhe synonin që         Basha të mos kandidonte për Kryetar të Partisë Demokratike. Por shumë shpejt opinioni i gjërë qytetar  do të bindet se e vërteta dhe e drejta,demokracia dhe më e mira ishin dhe janë me Bashën por që  ato janë sulmuar nga  e vjetra politike e korrupsioni  dhe janë eklipsuar nga mediat dhe intelektualët analistë e opinionistë mercenarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat