Lufta në Ukrainë në një kontekst tjetër: Gogoli Putin, miti Bandera dhe fenomeni Zelensky!

Opinione

Lufta në Ukrainë në një kontekst tjetër: Gogoli Putin, miti Bandera dhe fenomeni Zelensky!

Nga: Agron Shabani Më: 18 korrik 2023 Në ora: 16:57
Autori Agron Shabani

Rusia dhe Ukraina, respektivisht rusët dhe ukrainasit, janë popujt dhe shtetet me të mëdha dhe me të fuqishme të sllavëve të lindjes dhe të jugut në përgjithësi.

Ndërkohë që përveç luftës së përgjakshme, shkatërrimtare dhe apokaliptike në Ukrainë: Rusia dhe Ukraina (rusët dhe ukrainasit) si duket kanë edhe shumë hasmëri, paragjykime, hipoteka, averzione, antagonizma, fobi dhe armiqësi të ndryshme nga e kaluara. E sidomos nga Lufta e Dytë Botërore dhe pas saj.

Janë pra disa çështje dhe aspekte të ndryshme determinante dhe paradigmatike të cilat vazhdojnë t'i sfidojnë, eklipsojnë, dominojnë ose ambivalojnë marrëdhëniet ose raportet e gjithmbarshme në mes Rusisë dhe Ukrainës tani e një kohë të gjatë.

Kështu që një vendim ekzekutiv dhe historik i ish Kryeministrit intelektual, inteligjent, patriot dhe nacionalist të Ukrainës, Viktor Jushçenko (e ndoshta me herët edhe i ish Kryeministrës së bukur, reformatore, inteligjentë, historike dhe karismatike, Julia Timoshenko etj.)-për kremtimin e 1OO vjetorit të lindjes, si dhe të shpalljes së dekretuar për heronj shtetëror dhe nacional të Ukrainës, të intelektualit, politikanit, nacionalistit, patriotit dhe disidentit të shquar ukrainas, Stjepan (Stepan) Bandera në vitin 2OO4, e ndoshta edhe me herët, në kuadër të "revolucionit të portokalltë" të Majdanit në Kjievë (kryeqytet i Ukrainës): Asokohe sikur shënuan zenitin ose pikën (kulminacionin) e vlimit, tensionimit dhe përshkallëzimit dramatik të marrëdhënieve ose raportëve të përgjithshme në mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ndërkaa, ish Presidenti pro rusë i Ukrainës, Viktor Janukoviç, e eleminoi ose shfuqizoi vendim e lartpërmendur të Jushçenkos per shpalljen e Stepan Banderës si hero i merituar shtetëror dhe nacional i Ukrainës. Duke i akuzuar Jushçenkon dhe të tjerët për

nazizëm, ultranaciinalizëm dhe ksenofobi ndaj rusëve dhe të tjerëve.

Dikur me vonë, në kuadër të "revolucionit të portokalltë", e sidomos në kuadër të 'revolucion të lartë' për liri, pavarësi, dinjitet, integritet dhe sovranitet të përgjithshëm të popullit dhe shtetit të Ukrainës: Pas përmbysjes ose dëbimit të përdhunshëm të vasalit, kuislingut, mercenarit, ko laboratorit dhe marionetës ruse, Viktor Janukoviç nga pushteti: Gjithandej Ukrainës, kishin filluar përgatitjet dhe mobilizimi i përgjithshëm shtetëror, nacional, politik, historik dhe ushtarak për luftën e përgjithshme çlirimtare dhe patriotike kundër Rusisë imperiale dhe kolonialiste, e cila dikur me vonë (me 2O14 etj.) i kishte aneksuar Krimenë, Donbasin dhe Luhanskin e Ukrainës! Pë të arritur kështu kombinacionin me rastit e sulmeve dhe bombardimeve masive të Rusisë në Ukrainë nga marsi i vitit 2O21 dhe deri me sot!!!

U krijuan fronti ose sektori i jugut dhe i veriut së bashku me frontin çlirimtar dhe patriotik "Svoboda"," Azaov" dhe të tjerë.

Dhe, kush ishte Stepan (Stjepan) Bandera?

Stepan Bandera ishte një intelektual, politikan, nacionalist, patriot dhe disident i shquar i Ukrainës, i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe me herët, kishte luftuar dhe ishte angazhuar për lirinë (çlirimin) dhe pavarësinë e plotë të Ukrainës nga çizmet, tutelja , hegjemonia dhe diktatura e hekurt ruso-sovjetike e ish BRSS-së.

Lidhur me luftën dhe aktivitetet e tij çlirimtare dhe patriotike në favor të popullit dhe shtetit të Ukrainës: Stepan Bandera pas një sulmi ose desanti të përbashkët ose insubordinues të ushtrisë ruse dhe asaj polake në fillimet e Luftës së Dytë Botërore, ishte kapur, arrestuar dhe dënuar me burg të përjetshëm si ko laborator i "Reichut të Tretë Gjerman" etj.

Ndërkaq, bashkëpunëtorët ose bashkëluftëtarët e tij (si S.Lenkhavski, Kristina Timoshenko, Katarina Çumaçenko-Jushçenko, Alla Gorska, Lina Kostenko, Lesja Ukrainka, Galina Sevruk, Sofia Rusova, Vasili Ivakhiv, Ivan Franko, Dimytro Pavliçko, Volodymyr Vynnyçenko, Dimitro Kljaçkivski, Roman Shuheviç, Vasilij Kuka dhe intelektual e patriot të tjerë ukrainas, ishin ndihmuar me të gjitha mjetët e mundshme nga Ushtria e fuqishme gjermane për të vazhduar luftën dhe përpjekjet e tyre çlirimtare dhe patriotike për lirinë dhe pavarësinë e Ukrainës.

Përderisa, Stepan Bandera me ndihmën e gjermanëve, ishte liruar nga burgu në vitin 1943, e dikur me vonë ishte dërguar në Gjermaninë Perëndimore si disident i madh ushtarak dhe politik i mbrojtur dhe siguruar nga shtetit dhe pushtetit i atëhershëm gjerman.

Ndërsa, në vitin 1959, me urdhrin e shefit të atëhershëm të KGB-s ( Vladimir Krjuçkov) dhe aparatit burokratik ose ushtarako-politik në Kremlin (Moskë): Intelektuali, patrioti, politikani dhe disidenti i lartpërmendur ukrainas, Stepan Bandera, i cili lirisht mund të krahasohet me Xhafer Devën ose Rexhep Mitrovicën e Kosovës, ose me Ante Paveliçin e Kroacisë etj.., nga ana e Bogdan Strashinskit, oficer i shërbimit sekret rusë, do vritët në Munih (München) të Gjermanisë.

Një trohë histori nga e kaluara...

Pas luftërash të gjata ruso-turke për Krimenë: e 1856 në Paris, me anë të një "marrëveshjeje paqësore" e mbyllë si thuhet kapitulli i "luftës së fundit" ruso-turke të Krimesë (1853-1856).

Rusët asokohe e humbën pjesën kryesore të Besarabisë së bashku me ndikimin ose protektoratin e njohur mbi "principatat" e ndryshme të Danubit, si dhe të drejtën e përjetshme për ankorimin ose dislokimin e flotës detare ose ushtarake të Rusisë në Detin e Zi etj.

Ato marrëveshje ose konventa ndërkombëtare, u shkelën vazhdimisht nga rusët dhe aleatët e tyre (në kuader të "Aleancës së Shënjt" ose "Pentarkisë së Madhe")- në "Kongresin e Berlinit" dhe "Traktatin e Shën Stefanit" me 1878.

Siç dihet, Rusia që nga shekulli IX (9) dhe deri në shekullin XIII (13) ka qenë vetëm një "shtet" ose provincë e vogë kishtare ose ikumenike e njohur si "Kjevskaja Rasija" ("Rusia e Kijevit") ose "Knjazovina e Moskës" ("Moskovksa Knezhevina").

Ndërkaq, duke filluar nga shekulli XIV (14), XV (15) dhe tutje, në kuadër të projektit të njohur imperial ose kolonialist të "bashkimit të tokave ose territoreve ruse": Rusia do t’ njohë shtrirje ose zgjerime të vazhdueshme territoriale ose gjeografike në kohëra dhe hapësira të ndryshme euro aziatike.

Duke filluar me Kazanin dhe Astrahanin, për të vazhduar me Kaukazin (Kaukazinë), Detin e Zi, hapësirat ose teritorët e ndryshme në Detin Baltik dhe Skandinavik (në dëm të Finlandës, Suedisë dhe Norvegjisë), në Prusinë Lindore, në Kurllandi, Lituani, Volinje, Podoblje, në Dnjestër, Dnjepër, Kurile ose Sahalinë të Japonisë, Kinës, Polonisë,, Letonisë, Lituanisë, Ukrainës dhe gjithandej.

Të gjitha këto sipas imagjinatave ose fantazive të njohura imperiale dhe kolonialiste të Ivan Groznit, Volokolamskit, Ivanit IV, Pjetrit (Petrit) të Madh, Katarinës II- të dhe kështu me radhë.

Duke e bërë Rusinë si imperi (perandori), apo si shtetin me hapësirën ose sipërfaqen më të madhe tokësore ose gjeografike të globit ose planetit tonë.

Nët Ukrainë, Poloni dhe Ballkan ndërkaq, do filloi së zbatuari ndarja ose 'copëtimi i dytë' i Ukrainës, Polonisë dhe Shqipërisë në llogari të Rusisë, Serbisë, Malit të Zi dhe fuqive të ndryshme imperiale ose kolonialiste në bazë të vendimeve të "Kongresit të Vjenës" me 1815, ,"Kongresit të Parisit" me 1856, "Kongresit të Berlinit", "Traktatit të Shën Stefanit" etj.

Ndonëse, vetëm Napoleon Bonaparta dhe deri diku. Karl August von Hrderbergu, R. von Steini dhe të tjerë nga Perandoria Gjermane e Prusisë, asokohe ua kishin dalur ose arritur qëllimëve të tyre ushtarake dhe politike-kundër Rusisë cariste, hegjemoniste, ekspansioniste ose imperiale-kolonialiste.

Pas Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, Polonia, ish Çekosollivakia dhe shtetet tjera u shtrinë ose zgjëruan në dëm të teritorit ose hapësirës jetësore të Gjermanisë në Danzig (Gdanjsk), Brezlav (Vrocllavë), Suddete, Kliepede etj. Edhe Danimarka, Belgjika dhe Franca gjithashtu.

Kosova ndërkaq, në buzëmbrëmjen e parë të "Konferencës së Ambasadorëve" të Londrës (1913) dhe deri me "Traktatin e Versajës" (1919)-thuhet se i kishte dikund me tepër se 28.5OO kilometra katrore të territorit ose hapësirës së saj jetësore, etnike, historike ose gjeografike.

Një digresion:

Pas përndjekjes ose dëbimit masivë të jezuitëve dhe pjesëtarëve tjerë të rrymës fetare kristiane ose katolike nga Rusia në vitin 1719: Në vitin 1742 dhe me vonë, kishin filluar burgosjet, internimet, plaçkitjet, shikanimet dhe përndjekjet (dëbimet) e përgjithshme ose masive të hebrenjve (izraelitëve) nga Rusia.

Kjo sidomos pas dënimit ose denoncimit të hapur "të "jansenizmit" dhe ideve ose teorive megalomane dhe cariste të Volokolamskit dhe Golovkinit në Rusi nga ana e Selisë së Shenjtë (Pontifikatit) në Vatikan.

Se këndejmi, në idetë, teoritë, imagjinatat ose fantazitë megalomane ose grandomanike të Golovkinit dhe Volokolamskit: Carët dhe patriarkët e kishës ortodokse dhe pravosllave të Rusisë, ishin paraparë ose paramenduar si sundimtar (gospodar) të globit, dhe etër (pogllavar) të "Romës së Tretë" me seli në Moskë (Rusi), ose në Kjevë të Ukrainës, ku thuhet se ishte formuar ose themeluar "Rusia e parë"( " Prva Kijevskaja Rasija") së bashku me kishën e parë pravosllave të Rusisë ("Prva Rasijska Pravoslavnaja Crkva") dhe kështu me radhë..

Ngase, sipas tyre (Vollokolamskit, Gollovkinit, Ivan Groznit etj.)- Selia e Shenjë (Papati ose Pontifikati) në Vatikan, nuk ekziston fare, përveç "Romës së Tretë" dhe të "Vërtetës" me seli në Moskë.

Në esencën ose substancën e saj, mbretëria (monarkia) ose perandoria cariste e Rusisë, ishte autoritare, totalitariste, megalomane, hegjemoniste, militariste ose ekspansioniste.

Themelet e para të mbretërisë (monarkisë) konstitucionale, institucionale, parlamentare dhe demokratike, kanë lindur ose janë vënë në Angli (Britani të Madhe) me rastin e largimit të "Dinastisë Stuart (Stjuart) nga froni mbretëror, dhe inaugurimit të Vil helmit (Uiliamit) të Tretë në krye të fronit të Mbretërisë së Bashkuar në vitin 1668, kur u shpallën ose dekretuan edhe ligjët e famshme "The Bill of Rights" etj.

Dhe, meqë, Evropa Perëndimore ose Kontinentale, asokohe nuk ishte e preokupuar dhe përkushtuar aq shumë me politikën pushtuese, militariste, hegjemoniste ose ekspansioniste të Rusisë cariste (përkundrazi, kishte edhe të atillë si Katarina e Gjermanisë së bashku me gjeneralët ose komandantët austro-gjerman si Münich, Osterman dhe të tjerë, që i ndihmonin dhe komandonin "hordat" ose hordhitë ruse në luftërat e ndryshme pushtuese ose okupuese kundër të tjerëve): Pas disfatës së thellë ushtarake në luftë kundër vikingëve, pranë Nervës me 17OO , dhe një fitoreje të papritur të kozakëve të Ukrainës, nën komandimin e Mazepit, pranë Voltavës më 17O9, si dhe të vendosjes së "Paqe së Nyshtadit (Nystadt) me 1721, carëve të Rusisë asokohe u takonin Livonia, Estonia, tokat e brendshme gjermane ose ingermanike, pjesa e madhe e Korelisë, ishujt e njohur Ösel (Sarema) dhe Dagö (Hiiuma) të Skandinavisë, dikur me vonë, me anë të martesave, shantazhëve, komplotëve, kurtheve, intrigave dhe dredhive të njohura mbretërore ose dinastike të femrave (grave) të mençura (inteligjente) dhe të bukura ruse dhe të tjera si Katarina, Ana Kurllandiskaja, Jekatarina, Jelizaveta Petrovnaja etj.. edhe Riga, Ravella, Viborga, Kurllandia, Krimea, Azovi, Kazani, Astrahani, për të vazhduar me Kaukazin (Kaukazinë), Detin e Zi, hapësirat ose territoret e ndryshme në Detin Baltik dhe Skandinavik (në dëm të Finlandës, Suedisë dhe Norvegjisë), në Prusinë Lindore, në Lituani, Volinje, Podoblje, në Dnjestër, Dnjepër, Kurile ose Sahalinë të Japonisë, Kinës, Polonisë, Letonisë, Lituanisë, Ukrainës dhe gjithandej.

Duke zgjeruar kështu "Rusinë e vogël" të Pskovit, Olegut, Igorit ose Jarosllavit, në kohëra dhe hapësira të gjëra kontinentale dhe interkontinentale. Gjegjësisht, në një vend të madh, me hapësirën ose sipërfaqen me të madhe tokësore në globit ose planetin tonë.

Shtoja këtu edhe luftërat e njohura ruso-turke mbi Krimenë së bashku me pe pjekjet e pasuksesshme të Münichut, Katarinës dhe Pjetrit të Madh për pushtimin e Konstantinopojës (Stambollit), aneksimin e Krimesë nga Katarina e Madhe, Münichu, Stalini dhe Pjetri i Madh dhe të ngjashme ! ( ...)

Dhe, meqë gjithnjë fjala mbi ngjarjet ose zhvillimet e përgjithshme dramatike, tektonike, apokaliptike, por edhe epokale e historike në Ukrainë: Për fund do cekur ose theksuar faktin se zgjedhja ose ardhja e aktorit, artistit dhe intelektualit të talentuar dhe shumë inteligjent, Volodymyr Oleksandroviç Zelenski në krye të shtetit të Ukrainës me 2O maj të vktit 2O19: Në Kremlin (Moskë) u kuptua dhe përjetua si akt ose fillim i fundit i influencës ose ndikimit të Rusisë në Ukrainë.

Filloi lufta.

Bëhet fjalë për një strateg të madh ushtarak dhe politik, respektivisht për një udhëheqës (lider) të talentuar, të mençur, komplementar, suplementar, të vendosur, trim dhe të vendosur dhe tepër intelegjent, siç është Presidenti i Ukrainës, z. Zelenski, i cili me vigjilencën, kontemplacionin, komprehensionin, guximin, heroizmin, qëndresën, vokabularin, retorikën dhe oratorinë e tij mahnitëse dhe fascinante, i ka pushtuar zemrat, shpirtrat dhe mendjet e njerëzve, politikanëve dhe diplomatëve të panumërt gjithandej globit.

Aty është edhe Zonja e Parë e Ukrainës, znj. Olena Zelenska, e cila me sharmin, bukurinë, elegancën, delikatesën, performansën, mençurinë (inteligjencën) ose brilancën e saj, i ka mahnitur dhe bërë për vete edhe kundërshtarët ose skeptikët e njohur të luftës çlirimtare dhe legjendare të popullit trim, martir dhe heroik të Ukrainës-kundër Rusisë imperiale dhe gjakatare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat