A iu nevojiten Kosovës dhe Shqipërisë- Maltusianizmi ose metodat dhe teoritë e njohura distopike dhe popullative ose popullacioniste?

Opinione

A iu nevojiten Kosovës dhe Shqipërisë- Maltusianizmi ose metodat dhe teoritë e njohura distopike dhe popullative ose popullacioniste?

Nga: Agron Shabani Më: 12 korrik 2023 Në ora: 14:38
Autori Agron Shabani

Të mirë mbahemi, të ushqehemi, rritemi dhe shtohemi sipas ligjit ose progresionit të njohur matematikorë ose aritmetik?, të shtrihemi dhe zgjerohemi sipas ligjit ose progresionit të njohur gjeometrik dhe gjeografik?, apo të rrudhemi, ngushtohemi, zvogëlohemi dhe përgjysmohemi ,duke e bërë një hap përpara dhe dy hapa prapa në favor të mbrojtjes, tkurrjes dhe sigurisë? Si duket kjo është dilema kryesore e shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë për çastin ose momentin..;

Për shkak të gjendjes ose situatës së rëndë materiale, sociale dhe ekonomike në njërën anë, si dhe për shkak të politikave të gabuara shtetërorë, qeveritare, socio politike, socio ekonomike, socio psikologjike, socio kulturore dhe të tjera, në anën tjetër: Vazhdon të ndodhë sindromi ose fenomeni i njohur i emigrimit ose zbrazjes masive ose enorme të Kosovës dhe Shqipërisë nga shqiptarët!

Shtoja këtu edhe format ose metodat e njohura antihumane, pseudoshkencore ose kontrakulturore të mortalitetit, sterilitetit ose parandalimit kontraceptiv -kundër fertilitetit ose natalitetit tradicional të femrave ose grave të njohura shqiptare, së bashku me homeseksualizmin, lesbismin, heteroseksualizmin, drogën (narkomaninë), prostitucionin, poligaminë, si dhe përhapjen e viruseve ose sëmundjeve të rënda ose vdekjeprurëse në Kosovë dhe Shqipëri që kanë për qëllim përgjysmimin ose reduktim drastik të popullsisë shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri përmes formave ose metodave të ndryshme të emigrimit, asimilimit, mortalitetit, sterilitetit, morbiditetit, skamjes ose varfërisë së skajshme, me anë të sëmundjeve të rënda ose vdekjeprurëse dhe kështu me radhë.

Dhe, në fund tkurrja, ngushtimi ose reduktimi maksimal ose drastik i hapësirës jetësore, territoriale ose gjeografike të Kosovës dhe shqiptarëve përmes luftërave, diktateve, ultimatumeve, shantazheve ose presioneve të ndryshme ndërkombëtare për kompromise ose koncesione të vazhdueshme politike, administrative, juridike, territoriale ose gjeografike ndaj serbëve, malazezëve dhe të tjerëve siç janë demarikimet ose demarkacionit kufitare me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut etj.

Çfarë (çka) mund të mësohet nga maltusianizmi, apo nga idetë dhe teoritë e njohura elitare dhe humanistë të Thomas Robert Malthusit?

Thomas Robert Daniel Malthus, ishte një sociofilozof, historian, ekonomist, demograf, jeziut dhe pedagog (profesor) i shquar anglez ose britanik në kolegjin jezuit të Universitetit të famshëm të Kembrixhit (Cambridge) etj., me të cilin dikur me vonë ishin njohur, shoqëruar dhe miqësuar edhe filozofët, demografët, etnografët, ekonomistët dhe profesorët e shquar anglez dhe të tjerë si Davide Ricardo (Dejvid Rikardo), Alfred Marshall etj.

Ndërkaq, i ati (babai) i tij, Daniel Robert Maltuus, si pasanik i madh dhe intelektual i respektuar në kohën e tij, ishte mik i afërt ose personal i historianit, filozofit ose dijetarit të shquar anglez, Davide Hume (Dejvid Hjume), i filozofit të madh francez, Zhan Zhak Ruso (Jèan Jasques Rousseaue) etj.

Se këndejmi, në shkrimet ose esetë e tij të famshme shkencore dhe humaniste mbi rregullat dhe ligjët e njohura matematikore ose aritmetike të mirëmbajtjes ose ushqimit të popullsisë (lexo: progresionin e njohur matematikor ose aritmetik:1,2, 3, 4, 5, 6, 7, 8...) në raport me shtimin ose rritjen e popullsisë sipas ligjit ose progresionit të njohur gjeometrik ose gjeografik (lexo: ligjin ose progregresionin e njohur gjeometrik 1, 2, 4, 8,16, 32, 64....): Matlhusi në vazhdim shprehet në favor të rritjes ose shtimit të popullsisë dhe hapësirës jetësore, teritoriale ose gjeografike, sipas ligjit ose progresionit të njohur gjeometrik, për shkak të asaj se numri i popullsisë në disa vende ose shtete të ndryshme, gjithmonë është me i madh ose me i lartë, se sa numri i prodhimeve, artikujve, rezervave ose të mirave materiale, ushqimore, jetësore ose ekzistencialiste.

Ndonëse, lidhur me fenomenin e emigrimit enorm ose masivë të shqiptarëve nga Kosova, ka shkruar dikur edhe profesori ose akademiku i shquar kroat, Branko Horvat, duke u shprehur në favor të imigrimit ose rikthimit të shqiptarëve në vendlindjen, tokat ose pronat ose pasuritë e tyre sovrane, legjitimë, autoktone ose autentike në Kosovë, si masë e parë preventive ose parandaluese e emigrim masivë të shqiptarëve nga Kosova dhe hapësirat tjera shqiptare.

U mor vesh se as rilindja ose ringjallja shqiptare ose kosovare, asnjëherë nuk ishte finale, absolute ose komplete, por e pjesshme ose relative.

Ndryshe nga kjo, luftërat e mëdha, sipas një proverbe të njohur gjermane, pos tjerash i lënë pas vetit 3-4 ushtri ose armata të ndryshme: një ushtri ose armatë të madhe të gjymtuarish ose invalidësh të luftës, një armatë vuajtësish ose jetimësh (pa prindër) të luftës, një armatë hajdutësh, matrapazësh ose profiterësh të luftës, dhe një armatë të madhe skamnorësh ose njerëzish pa bukë, pa veshmbathje, pa punë, si dhe pa çati ose kulm mbi kokë.

Duke iu referuar Distopisë (Dystopisë) shoqërore, qytetare ose politike:

Distopia (dystopia) është një ide ose teori e njohur shoqërore, qytetare ose politike e cila ka për qëllim progonzimin, paraqitjen ose parashikimin e ardhmërisë së përgjithshme shtetërore, nacionale, politike, historike dhe gjeografike të një populli (kombi) dhe shteti në bazë të karakteristikave, elementëve ose instrumenteve të ndryshme anti-utopike, anti-dogmatike, anti-demagogjike, anti-hipokrite, anti-shkncore, anti-eshatologjike, anti-reaksionare, anti-negative, anti-anakronike, anti-humaniste dhe të tjera. Me fjalë tjera, distopia (dystopia) është ideja, teoria, teza ose sinteza e njohur shkencore ose humaniste kundër antitezave të ndryshme abstrakte, imagjinare, fiktive, iluzore ose utopike, të cilën mund të hasim tek Thomas Robert Malthus, Anthynoy Burges, George Orëell, Ayn Rand, Karin Boye, Jevgenij Zamjatin, Pierre Boulle, Margareth Atëood, Margareth Mid, Veronica Roth etj.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe motivin (motivimin) e njohur intrinznik dhe ekstrinznik së bashku me sjelljet ose reagimet e mençura, intelektuale, profesional, inteligjente, intelektuale, asertive (pozitiviste), racionale, kontemplative, komprehensive, të kordinuara, komplementare, suplementare ose superlative-përballë ambienteve, situatave ose atmosferave të ndryshme shpërthyese, konfliktuoze, violente, infantile ose patologjike, siç ishin ngjarjet e fundit të barrikadave ose vandalizmit dhe histerisë së egër të çetnikëve ose paramilitarëve serb në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës! (....).

Një digresion:

Siç dihet: Distinkcioni (distinksioni) i kulturës, civilizimit, evulocionit, revolucionit, emancipimit, religjionit, nderit, moralit, shkencës, teknikës, politikës dhe diplomacisë moderne ose bashkëkohore, së bashku me "ligjet" e njohura të Malthusit dhe Parkinsnoit etj.., anominë (ndjenjen e keqe ose disfunksionale të jetës ose karierës shkencore, intelektuale ose profesionale pa vlera, deshmi, cak, limit ose qëllim të caktuar ose paraprak), amnezionin, animozitetin, amorozitetin, inhibilitetin, nebulozën, stupiditetin, indolencën, mediokritetin, naivitetin, dogmatizmin, nihilizmin, demagogjinë, hipokrizinë, diabolinë, skizofreninë, patologjinë, narkolepsinë dhe anomalitë tjera objektive dhe subjektive të personit ose individit në raport me kolektivitetin, apo me popullin (kombin), shtetin, pushtetin ose shoqërinë e gjërë njerëzore ose qytetare: Ndodhën në fokusin ose agjendën kryesore të politologjisë, filozofisë, sociologjisë dhe psikologjisë politike. E përse (pse) jo edhe të historisë, antropologjisë, epistemologjisë, ontologjisë (gnoseologjisë), logjikës dhe disiplinave tjera shkencore ose humaniste.

Ç' thonë politika dhe diplomacia e kualifikuar, e mençur, intelektuale ose inteligjente?

Politika, apo puna e kualifikuar, profesionale, intelektuale dhe inteligjente për popullin (kombin), shtetin dhe pushtetin, mbi bazën e marrëveshjeve, obligimeve dhe përgjithësive të njohura morale, ligjore, institucionale, konstitucionale, profesionale dhe patriotike: është një proces ose aktivitet i lartë i personave ose individëve të zgjedhur, caktuar, nominuar ose emëruar në poste ose funksione të larta shtetërorë, nacionale, qeveritare, parlamentare, politike ose diplomatike, për zgjedhjen ose tejkalimin e problemeve të ndryshme shoqërore ose qytetare, si dhe për marrjen e vendimeve dhe arritjen e marrëveshjeve të brendshme dhe të jashtme në të mirën e gjithmbarshme të kombit dhe atdheut.

Në domenin ose kontekstin e njohur kolokfial, tekstual ose linguistik: Politika para së gjithash ka për qëllim enkodimin, dekodimin (deshifrimin), identifikimin, klasifikimin dhe artikulimin e ligjeve, rregullave, çështjeve, vlerave, parimeve, postulimeve, nevojave, kërkesave, interesave dhe prioriteteve të larta shtetërore, nacionale, politike, diplomatike, strategjike, gjeopolitike, koniukturale, nomenklaturale, manufakturale dhe të tjera.

Aty i kemi pra edhe gjeopolitikën ose politikën dhe diplomacinë e kualifikuar, intelektuale, profesionale, intelegjente, komplementare, suplementare, kontemplative, komprehensive, inteligjentë, konvencionale dhe strategjike, politikën popullore ose populiste, metapolitikën ose politikën e mbështetur ose bazuar në vlerat, parimet ose narrativet e njohura etike, estetike, normative, kognitive, intrinznike, ekstrinznike etj.

Ndërkaq, shkencat politike në këtë drejtim: I studiojnë, hulumtojnë dhe analizojnë sjelljet, reagimet, vlerat, parimet, postulimet (postulatët), format, metodat, mjetet ose instrumentet e njohura shkencore ose humaniste, me anë të të cilave realizohen ose garantohen forca (fuqia) dhe autoriteti i përgjithshëm i shtetit, pushtetit dhe shoqërisë së bashku me arritjen e marrëveshjeve ose traktateve të ndryshme, si dhe realizimin praktik dhe teorik të aspiratave ose interesave të larta shtetërore dhe nacionale në kontekstin e njohur strategjik, gjeopolitik etj.

Në këtë frymë, politologjia ose shkencat politike, asnjëherë nuk pretendojnë të tutorojnë, monitorojnë, monopolizojnë ose obligojnë shtetin dhe pushtetin për marrjen e vendimeve dhe përgjithësive të ndryshme institucionale, funksionale, konstitucionale dhe të tjera (lexo: "të vërtetat e përjetshme"), por vetëm japin shpjegime, ide, teori, formula, vizione, narrativa, solucione, alternativa ose sinteza të ndryshme shkencore ose metodoligjike-përballë tezave, antitezave ose ekuacioneve të komplikuara ushtarake (luftarake), politike, diplomatike etj.

Çfarë (çka) duhet ditur? (kritika e unit të ndërgjegjshëm ose unit të shëndoshë); çfarë (çka) duhet bërë ? (kritika e unit të përgjithshëm ose atij praktik) dhe çfarë (çka) duhet besuar dhe shpresuar? ( kritika ndaj forcës së gjykimit dhe reagimit): Janë ato tre pyetjet ose kërkesat e njohura dhe kryesore në kuadrin e Idalizmit kritikë të Immanuel Kantit, Sen Simonit si dhe te filozofëve ose mendimtarëve të tjerë në kontekstin e njohur gneseologjiko-ontologjiko-epistemologjik rreth asaj se çka (çfarë) dhe kush është në të vërtetë njeriu i ditur, njeriu krijues ose inovator...?

Pa i harruar këtu edhe ato tre pyetjet ose kërkesat e njohura : Çfarë (çka) guxojmë të dimë?, çfarë (çka) guxojmë të flasim, shkruajmë, gjykojmë dhe mendojmë ? dhe çfarë (çka) duhet të bëjmë për të mirën e gjithmbarshme të popullit, shtetit dhe shoqërisë sonë...?

Kemi vuajtur, pësuar dhe sakrifikuar aq shumë ne shqiptarët në rrugën e gjatë të çlirimit (lirisë) dhe pavarësisë individuale dhe kolektive...Janë sakrifikuar shumë breza ose gjenerata të tëra.

Mrekullia e tërë kësaj maratone ose odisejade të gjatë dhe kaq të mundimshme qëndron në faktin se falë Zotit të Madh e Falënderues, falë luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së, si dhe përpjekjeve tjera biblike dhe titanike të popullit (kombit) dhe elitës së njohur intelektuale dhe patriotike, i kemi mbijetuar dhunën, terrorin, gjenocidin, etnocidin, urbanocidin, kulturocidin dhe masakrat serbe së bashku me muzgujt ose hijet e lugatëruara të mesjetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat