Pse gjithmonë ndodhin luftërat ose konfliktët ndryshme para paqës?!

Opinione

Pse gjithmonë ndodhin luftërat ose konfliktët ndryshme para paqës?!

Nga: Agron Shabani Më: 10 korrik 2023 Në ora: 23:35
Autori Agron Shabani

Burime të besuara të pavarura dhe të besuara të informacionit nga Rusia që kanë çasje dhe të dhëna serioze, konfidenciale dhe diskrete nga zhvillimet e përgjithshme të luftës në Ukrainë: Kanë bërë të ditur se që nga fillimit të luftës pushtuese ose imperiale dhe apokaliptike të Rusisë në Ukrainë, janë vrarë ose e kanë gjetur vdekjën afro 48.000 ushtarë dhe oficerë rusë.

Ndërkaq, numri i ushtarëve dhe dhe oficerëve të vrarë ukrainas, ndoshta mund të jetë shumë më i madh, ose përafërësisht i njëjtë me ata rusë?!

Pa i llogaritur këtu të vrarët ose viktimat e panumërta në popullsinë e Ukrainës, të cilët janë vrarë ose e kanë gjetur vdekjen nga bombardimet dhe granatimet masive të aviacionit dhe artilerisë ruse.

Për dëmet ose shkatërrimet e shumta materiale, infrastrukturore, industriale, banesore, ekonomike, agrare dhe të tjera, as që mund të bëhet fjalë për çastin ose momentin!

Janë tepër të shumta, kolaterale ose kolosale.

Mos të flasim (shkruajmë) këtu për dhimbjet, plagët, traumat, fatekeqësitë dhe tragjeditë e shumta të popullit martir dhe heroik të Ukrainës që janë enorme ose biblike.

Tre pasione të thjeshta, por tepër të forta, e kanë dominuar dhe komanduar jetën dhe personalitetin tim: Etja ose dëshira e kahmotshme për liri e dashuri, kërkimi i dritës së dijes ose diturisë edhe përmes vrimës së gjilperës, dhe keqardhja e thellë për vuajtjet dhe mjerimin e njerëzimit." (Bertrand Russell filozof, profesor dhe humanist i shquar anglez në "Hyrje në një histori të filozofisë së Perëndimit")

"Mos harroni si ai ose ata që dikur e rrethuan dhe ndanë tokën me një tërkuzë ose litar të thjeshtë,duke thënë se toka ose prona u takonte vetëm atyre, janë hartuesit, përpiluesit, demagogët, ose nismëtarët e parë të luftërave ose konfliktëve të ndryshme për tokë dhe kufinjë të ndryshëm. ë drejtë në turpin, marrëzinë, nebulozën, hipokrizinë dhe psikopatologjinë e tyre. Ndaj, çfarë krimesh çfarë padrejtsish çfarë konfliktesh, çfarë tmerri dhe mjerimi social, ligor e politik do i kishte shmangur shoqëria njerëzore ose qytetare për një çast ose moment, po të dilte dikush dhe të hiqte ose largonte litarin ose tërkuzen nga kufiri imagjinar ose fiktiv, duke bërtitur para të tjerëve me fjalët: Të nderuar, mos i dëgjoni këta mashtues ordinerë dhe ambulantë. Këta dilerë ose trafikantë të kufijve, flamujve, kombit, atdheut, shpirtit dhe moralit tonë. Jemi të marrë dhe të mbaruar nëse harrojmë se vlerat dhe frytët e tokës dhe jetës tonë mbi tokë, iu përkasin ose takojnë të gjithëve, ndërsa toka, prona, pasuria dhe vlerat tjera globale ose universale, nuk i takojnë askujt tjetër veç e veç.", thuhet pos tjerash në "Kontratën Sociale".

"Liria, drejtësia dhe barazia e njohur shtetërore, nacionale, politike, sociale, fetare , kulturore, historike, gjeografike etj., janë etja dhe uria e botës, fuqia ose mëshira e Zotit, si dhe e drejta e njohur e natyrës", do thonin dikur iluministët. Për t´u shprehur në vazhdim se : "duke i kërkuar të drejtat e tyre të pakufijshme në kohë dhe hapësirë, popujt dhe shtetët e ndryshme, i kanë harruar, shkelur, privuar dhe përvetësuar të drejtat dhe liritë natyrore, nacionale, etnike, historike dhe gjeografike të tjera të popujve dhe shtetëve tjera. E sidomos ndaj atyre që janë (ishin) të vegjël ose më të dobët.

Ç' është edhe më keq, zëdhënësit, zeusët, financuesit, arkitektët dhe instruktorët e njohur dhe të panjohur të luftës së përgjakshme dhe shkatërrimtare në Ukrainë së bashku me qarqët ose "forcat" e ndryshme reaksionare, borxheze, skllavopronare, feudaliste ose diabolike në kuadër të shtetit të thellë ose dubioz: Si duket nuk janë të interesuar fare për përfundimin ose mbyllnen e ciklit ose kapitullit të luftës në Ukrainë. Përkundrazi.

Bile ka zëra që flasin dhe punojnë ditë e natë (non stop) edhe për plasjen e një lufte të re në Kosovë.

"Të nxitësh, shkaktosh ose fitosh një luftë, është shumë më lehtë, se sa të sigurosh dhe garantosh një paqe", thotë Makiaveli.

Dikush në Kosovë, i ngopur nga paqja ose paslufta e ndodhur dikund në mes "lirisë së rrezikuar dhe robërisë së qetë", si duket aq shumë është i interesuar për "rolin, pozicionin, statusin dhe autoritetin global ose universal" të Vollodimir Zelenskit të Ukrainës dhe qeverisë së tij.

Në Beograd ndërkaq, qyshë moti janë dehur, eksaltuad dhe mishëruar me "heroizmin dhe triumfalizmin" e Putinit dhe Millosheviçit.

Si të vdisët më shpejt?!, si duket kjo është dilema serbe ose ballkanike.

Vallë, a thua kush i pari do ia ngreh qarkun koburës së luftës së re në Kosovë?!, përditë pyesin, flasin, shkruajnë dhe spekulojnë "analistet, publicistët ose opinionistët" e verdhë ose bulevardeske me profesion "patriot" ose "mr.sc., prof.dr. asc, primarius, emeritus" etj....!

Në Ballkan, lufta dhe vdekja, gjithëmonë sikur lindin dhe fillojnë para agimit të jetës, ditës dhe lirisë!?

Në Rusi dhe Ukrainë-gjithashtu.

Në potez janë Vuçiçi, Kurti dhe kumbara i çorbës ruso-serbe ose ballkanike, Edvi Rama.

Në njerën dorë engjëllin ose profetin, dhe në dorën tjetër demonin ose satanin.

Ndërkaq, loja kryesore zhvillohet krejt diku tjetër.

Rama është i pasherr...Palaço krejt. Ndërsa ai tjetri hajvan budallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat