Ndryshimet gjeopolitike në Ballkan

Opinione

Ndryshimet gjeopolitike në Ballkan

Nga: Zejnullah Jakupi Më: 10 korrik 2023 Në ora: 21:50
Autori Zejnullah Jakupi

Konstelacionet e politikës rajonale por edhe asaj ndërkombëtare shtron nevojën e veprimit racional dhe strategjik, apel ky i drejtuar dy krimeministrave të Kosovës dhe atij të Shqipërisë. Përparësitë e Edi Ramës dhe Albin Kurtit kundrejt të presidentit serb Aleksandër Vuçiq qëndrojnë në ate që ky i fundit nuk e ka ndryshuar retorikën ndaj Perëndimit. Me emocione të fryera nacionaliste Aleksandër Vuçiq po kontribuon në acarimin e situatës në veri duke nxitur serbët atje për të mos pranuar shtetin e Kosovës. Gjatë takimit me presidentin e Malit të ZI në Beograd z. Vuçiq „e akuzonte ate pse Mali i Zi është pajtuar me njohjen e Kosovës. Mbase Serbia dhe qeveria e saj nga fillimi bënte dhe bën përpjekje për ndikuar politikisht në Mal të Zi. Për dallim prej Serbisë, Mali i Zi ka marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë dhe Kosovën.

Edhe Kryeministri Rama dhe kryeministri Kurti duhet t´i normalizojnë marrëdhëniet mes veti dhe, Samiti i radhës në kuadër të Procesit të Berlinit duhet t´i bashkojë ata sërish, në interes të dyja vendeve duke i lënë teket personale mënjan. Pasi e shpalli të mbyllur Ballkanin e Hapur, Edi Rama ka marrë rolin e një prijësi për të lobuar për Procesin e Berlinit duke lënë të kuptohet se BE ja i ka dhënë për këtë rolin e prijësit. Në këtë kuptim, edhe pse nuk e dijmë se a e ka tagrin për këtë rol, Edi Rama filloi turneun sërish, si para pesë vitesh për Ballkan e Hapur, udhëtoi nga Prishtina për Sarajevë, pastaj ndaloi në Mal të Zi dhe në fund në Beograd.

Nga Sarajeva, me një gjuhë si gjithnjë i sigurtë në atë që thotë ju diktonte se si do vejnë punët e Ballkanit. Atje, tha se në tetor do te jetë nikoqir i konferencës për Procesin e Berlinit. E ftoi Sarajevën, Malin e Zi, Serbinë dhe natyrisht edhe Kosovën.

Gafa tashmë e bërë e Edi Ramës ishte propozimi i tij për Veriun e Kosovës pa u konsulltuar me autoritetet e Kosovës. Nuk u konsulltua as me Kosovën, as me kryeministrin e Kosovës z. Albin Kurti, por as me presidenten Vjosa Osmani, por gjithsesi as me opozitën e Kosovës. E për një projektin kombëtar, siç është çështja e Kosovës, duhet të konsulltohet me të gjithë- për ta marrë miratimin. Ndryshe nuk ka kuptim. Ose është konsulltuar, por nuk po e thotë. BE dhe Evropa nuk kanë folur se sa janë dakord me këtë plan, pasi ata e kanë dhënë tashmë.

Me sa kuptohet Edi Rama është në të njëjtën pozitë si Aleksandër Vuçiqi. Si duket, dyve ju levërdis ndikimi kinez dhe rus, pra, investimet.

Prandaj, mund ta themi pa droje se Edi Rama ka merita të pamohueshme për të relaksuar marrëdhëniet me shtetin serb, me qeverinë e Aleksandër Vuçiqit. Zatën kjo i joshë ndërkombëtarët, por duhet patur kujdesë, sepse interesat e shtetit serb shkojnë përtej ideve evropiane të integrimit.

Ballkani Perëndimor ka shumë sfida. Më kryesorja, këtë rrugëtim, është t´mos bie nën ndikimin rus dhe kinez. Besoj se Edi Rama do t´i lexojë disa të dhëna, nga Gjeopolitika të nxjerrura nga një raport i Hass-Seidel-Stiftung me titull: Ndryshimet Gjeopolitike në Ballkan, të përgatitur nga Matthias Herdegen dhe Ulrich Schlie (2023).

Në këtë raport thekësohet se me luftën ruse të agresionit kundër Ukrainës, arkitektura e sigurisë evropiane dhe atlantike ka ndryshuar rrënjësisht. Konfrontimi me Rusinë dhe nevoja për siguri dhe arritja e stabilitetit në të gjithë Evropën do të mbetet për të ardhmen e parashikueshme përcaktuese dhe do të kërkojë rregullim në përputhje me rrethanat, veçanërisht të dukshme në Ballkan, ku Kina dhe Rusia kanë qenë dhe janë prezent në vitet e fundit. Dyja shtet kanë ushtruar ndikim gjatë viteve për të përfituar nga status quo-ja e pakënaqshme - dhe nganjëherë e pazgjidhur.

Gjithashtu edhe kryeministri i Kosovës, karshi situatës në veri, duhet të ndërmarrë hapat e nevojshëm për realizimin e standardeve demokratike dhe një stabiliteti të vetëqëndrueshëm si parakusht për pranimin e mëtejshëm të Kosovës në integrimet evropiane dhe në strukturat euroatlantike.

Mesiguri kjo do jetë ngjarja tjetër në tetor 2023 për të cilin foli Edi Rama. Kjo ngjarje do jetë sikur Samiti i Tiranës (6 dhjetor 2022), si kundërpërgjigje ndaj ushtrimit të ndikimit rus dhe kinez nga i cili u miratua „Deklarata e Tiranës“ ku ishte thekësuar pozita e Ballkanit, ndërmjet luftës së agresionit rus dhe asaj që buron nga Rusia e cila përbën kërcënim për paqen dhe sigurinë e Evropës dhe përkushtimin ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Siç bëhet e ditur në raport, BE-ja ka aprovua Paketën ndihmëse 1 miliard euro ndihmë energjetike dhe investime në vlerë prej 2.5 miliardë euro. Ky investim është i destinuar për partnerët në Ballkani Perëndimor për të zbutur efektet e rënduara të krizës energjetike të shkaktuar nga lufta ruse. Me këtë ndihmë BE synon të përshpejtojë angazhimin politik dhe strategjik për Ballkanin Perëndimor, kryesisht për shkak të përmbysjeve dramatike gjeostrategjike të vitit 2022, një përmbysje me pasojat të cilat për vetë rajonin përceptohen si të ashpra dhe ekzistencialisht sfiduese. Kjo gjëndje i vë para sfidave shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, si asnjëherë më parë. SHBA-të, nga ana e tyre, duan paqe në gjithë rajonin dhe gjithashtu në Veri, sepse deshirojnë ta evitojnë ndikimin rus dhe kinez, dhe natyrisht që „lojëtarët e Ballkanit“ të mos mund të kthejnë sytë nga Lindja.

E kur jemi tek integrimet evropiane, Shqipëria qëndron më lartë se Kosova. E kjo e fundit duhet të ketë kujdes që mos të ndodhë gjatë bërjen së asociacionit- të bëhet sikur Bosnja Herzegovina, të arrihet „bosnjizimi“ i saj. Nga harta e BE-së shihet se nga 27 shtetet anëtare, të botuar në këtë raport, janë 8 shtete kandidate për tu bërë anëtare e BE-së (Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia, Ukraina dhe Moldavia nga 23.06.2022 dhe Bosnja Hercegovina nga viti 15.12.2022), ndërsa si vende që kanë aplikuar për tu bërë kandidat potencial- kjo fazë para anëtarësimit, janë Kosova dhe Gjeorgjia. Kosova akoma nuk i ka filluar negociatat e anëtarësimit.

Gjithashtu, jo vetëm Serbia, por edhe disa shtete që nuk e kanë njohur Republikëne Kosovës synojnë në veçanti të kundërshtojnë ndikimin e Shteteve të Bashkuara në Evropë dhe të nxisin mosëmarrëveshje në radhët e shteteve kryesore anëtare të BE-së. Këtë politikë e përkrahë edhe A. Vuçicit të cilit nuk po i ngutet ose nuk e dëshiron fare anëtarësimin në BE. Serbia gjithashtu i pranon ambiciet e Turqisë, dhe Saudisë Arabike për arsye ndikimi politik, e cila kërkon që Ballkanin ta përdorë si fushë operative për ndjekjen e interesave të veta strategjike.

Raporti tërheq vëmendjen rreth krizës aktuale në Ballkan, situatën në Bosnje dhe natyrisht në Kosovë. Prandaj nuk është befasuese se kriza aktuale në Evropë edhe kjo në Kosovë manifestohet kryesisht si kriza e brendshme ku paraqitet: mungesa e unitetit të brendshëm, mungesa e orientimit të qëllimit dhe deficite në mjete. Dhe, në të njëjtën kohë, kemi kriza sa përketë transformimit të thellë të sistemit ndërkombëtar që prekë vetë themelet e demokracive perëndimore.

Vitet e fundit, thekëson raporti, interesi strategjik i Turqisë dhe i shteteve arabe i cili u rrit ndjeshëm në Ballkan (shih investimet në Serbi) dhe shume pak në Shqipëri dhe aspak në Kosovë. Ky interes strategjik ka synimi afatgjatë i ndikimit politik dhe ka gjithmonë edhe një komponent ekonomik dhe militarist. Në një krahasim rajonal, shpenzimet e mbrojtjes serbe dhe përpjekjet serbe për mbrojtjen e tejkalojnë atë të Shqipërisë fqinje, Malin e Zi, Bosnjën, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut dhe gjithashtu gjithë Kroacinë në mënyrë të konsiderueshme.

Problemi kryesor në këtë kotenstellacion është Serbia e A. Vuçicit e cila i ka thithur investimet dhe kreditë e kinezëve dhe gasin rus por edhe armatimin dhe sistemin vetmbrojtës e cila ka përmirësuar dhe rritur sistematikisht Shpenzimet e mbrojtjes, të cilat midis 2015 dhe 2021 janë rritur me 70 për qind 1.4 miliardë dollarë në vit. Nga Rusia dhe Bjellorusia Serbia ka marrë dhjetë avionë MIG-29, 30 tanke dhe transportues të blinduar, dhe ka pranuar një sistem të mbrojtjes ajrore nga Rusia.

Në vitin 2019, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, sipas ketij raporti, ka lidhur një marrëveshje blerjeje nëpërmjet sistemeve franceze të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër veprimi Mistral 3+. Presidenti Vuçiq njoftoi për gazetën Jerusalem Post në vitin 2020 se Forcat e Armatosura Serbe do të blinin armë izraelite. Forcat e armatosura duhet të blejnë gjithashtu raketa antitank SPIKE LR2. Vuçiç dhe presidenti turk Erdogan arritën gjithashtu një marrëveshje mbi dorëzimin e dronëve Bayraktar TB2 në Forcën Ajrore Serbe.

Ndër të tjera, Serbia, ka blerë gjashtë dronë kinezë CH-92A, një dron i kombinuar luftarak dhe zbulim, i drejtuar me lazer, i cili mund të lëshojë raketa. Në të njëjtën kohë, Serbia ka vazhdimisht që nga viti 2016, masat e marra për ta bërë planifikimin e mbrojtjes kombëtare më pak të dukshme për vëzhguesit ndërkombëtarë. Me 28.500 ushtarë ushtria serbe është ende dukshëm më e madhe se ajo kroate. Serbia ka një partneritet strategjik me Kinën, marrëdhënie të mira me Rusinë dhe përpiqet - të paktën nominalisht - të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Në vitin 2007 Serbia e deklaroi neutralitetin e saj ushtarak, por e ruan atë si pjesë e marrëdhënieve formale të Partneritetit për Paqe me Aleanca e Atlantikut të Veriut. Natyrisht, përpjekjet për riarmatim dhe goditjet e vazhdueshme kundër Kroacisë dhe fqinjëve të tjerë kundërshtojnë qasjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore, thuhet në raport. Vuçic i ka kultivuar marrëdhëniet e mira me NATO-n që prej vitesh. Serbia ende nuk synon anëtarësimin në NATO, por iu bashkua Programit të Partneritetit për Paqe në vitin 2009. Bashkëpunimi me Aleancën e Atlantikut të Veriut zhvillohet në kuadër të Planeve të Veprimit të Partneritetit Individual (IPAP) dyvjeçare. Forcat e armatosura serbe po bashkëpunojnë me KFOR-in në kuadër të Marrëveshjes Teknike Ushtarake të Kumanovës. Në raport thuhet gjithashtu se marrëdhëniet e Serbisë me NATO janë sipas tij të rëndësishme, sepse aleanca është i vetmi aktor përgjegjës për sigurinë e vendit dhe NATO, sepse sipas Vuçic aleanca është i vetmi aktor përgjegjës për sigurinë e vendit dhe „për sigurinë e serbëve në Kosovë“.

Një nga tiparet e çuditshme të politikës serbe, thuhet tutje në raport, është se, nga njëra anë, Serbia synon rrugën drejt Evropës institucionale të ndjekur vazhdimisht vitet e fundit, e nga ana tjetër, kultivon lidhjet ekonomike dhe strategjike me Kinën dhe Rusinë. Që në vitin 2014, Këshilli Evropian vendosi të fillojë negociatat e anëtarësimit me Serbinë (janar 2014). Kësaj i ka paraprirë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, thekësohet ndër të tjerash në ketë raport.

Angazhimi i të gjitha shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor do të ishte, siç thekësuam, Procesi i Berlinit, i cili në paketë i ka të gjitha, edhe Ballkanin pa kufi, paqësor e të pajtuar, me lëvizje të lirë për njerëzit, mallrat dhe idetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat