Bredhësit e politikës

Opinione

Bredhësit e politikës

Nga: Nue Oroshi Më: 9 korrik 2023 Në ora: 16:45
Nue Oroshi

Bredhja prej një vendi në vendin tjetër nuk është një çështje e vonshme. Ajo historikisht është përcjellur prej një gjenerate në gjeneratën tjetër.Shpeshherë bredhësve ju kanë thënë: “Shko e eja si Adem Peja!“, apo edhe ajo shprehja tjetër se politikanët shqiptar në të shumtën e rasteve nëpër konferenca ndërkombëtare “Kanë shku për lesh e janë kthyer të qethur“… Bredhësit në botën shqiptare qoftë atë politike, shkencore, publicistike, kulturore e ekonomike fatkeqësisht janë shtuar shumë. Ata këtë bredhje e bëjnë për dy çështje.

Për tu dukur dikushi, kur në të vërtetë janë askushi, dhe për të përfituar miliona euro nga fondet e dyshimta të shtetëve që historikisht kanë qenë dhe mbetën armiqtë më të mëdhenj të shqiptarizmës, në mënyrë që më këto mjete ti vendosin në veprim më pas për nevojat e shefave të tyre që disa dihen se ku i kanë shefat e disa nuk dihen fare sepse shefat e tyre fshehën në sketerrat më të errta por që nuk e lënë fare shqiptarizmën të ecë përpara. Në të shumtën e rasteve bredhësit e humbin rrugën. Atyre shpeshherë ju humbë rruga në oborr se nuk munden ta kryen punën me përkushtim ashtu siç ju kanë premtuar zotërinjëve të tyre që i kontrollojnë.

Moskryerja e punëve ata i vëndos në levizje dhe shpeshherë fillojnë bredhjet rrugëve të ndryshme për ta arritur qëllimin e caktuar nga detyrat dhe obligimet që kanë marrë në dëm të çështjes shtetërore dhe kombëtare shqiptare.Kur bredhësve fillon t´iu bie popullariteti ata apo ato bëhën shumë agresiv.Kjo ma kujton një letërkembim në mes të dy atdhetarve nacionalistë që e bëjnë në mes vete dhe kur flasin për politikanët bredhës dhe që në faktë dëshirojnë të jenë të zotët por që nuk janë fare dhe nuk janë të aftë për punët që i marrin për ti kryer ata thonë se janë një pjesë e politikanëve shqiptarë që mendojnë se janë të njohur por në faktë ata nuk i njohin as pulat e shtëpisë. Bredhësit në gjuhën popullore shpesh  janë quajtur edhe rrugaq.

Rrugaqëria politike dhe mos bashkëpunimi në mes të politikanëve i ka sjellur dëme të mëdha kombit shqiptarë. Kjo ndodhë se politikanët tanë shitën e blehën shumë lirë.Ata bredhin rrugëve, ecin pa krye dhe nuk shikojnë fare për dëmet që i shkaktojnë shtetit dhe kombit. Shpeshherë tek bredhësit një faj e ka edhe rënia e popullaritetit.Më të rëndësishme bredhësit politikë e konsiderojnë rënien e popullaritetit të tyre se sa rënien e shtetit. Bota e bredhësve është që ata apo ato të mbesin në histori si personaltetet të mëdha por shpeshherë ka ndodhur e kundërta.Ata janë hedhur në koshin e plehrave dhe historia pas vdekjës se tyre nuk është marrë fare me ta përpos ndonjë militanti të qorruar ku në kokën e tij e ka mbështjellur një mur ideologjik që nuk mund ta sherojnë asnjë klinikë evropiane e as amerikane.

Bredhësit që ju humbët rruga ata nuk punojnë që shtetin dhe popullin ta dërgojnë përpara.Ata mendojnë për vetveten.Ata dashurohen në vetveten.Kjo me kujton një dialog te një plaku fshati apo kmet Katuni siç i kanë thënë më herët.

Plakun para se të vdes e pyetin se apo te dhimet jeta se po vdes?Ai përgjigjet nuk po me dhimbset jeta që po vdes por po me dhimbset katundi që po mbetët në terr.

Më  një fjalë ai ka menduar se është i pazëvëndësueshëm. Dhe gjatë gjithë atyre vitëve që ishte ky kmet katuni apo plak i atij fshati,ai fshat nuk kishte pasur energji elektrike.Me vdekjen e kryeplakut pas dy viteve përmes një kërkese që kishte bërë një i ri i shkolluar  i atij fshati më në fund fshati u ndriçua.E më këtë dua të iu them se edhe nëse ikin politikanët e sotëm, do të vjen një elitë e shkolluar dhe përgjegjëse për drejtimin e shtetit ku shtetet tona do të ecin përpara. Bredhësit shpeshherë pas humbjes se rrugës ata bëhen agresiv.

Më tu bërë agresiv ata aktivizojnë militantët partiak apo militantë të ndryshem që i përdorin për nevojat e tyre që të bëjnë veprime te pahishme. Shpeshherë nëve shqiptareve na ka ra fati i zi që i patëm shumë hasem kojshi. E në të shumtën e rasteve në historinë tonë shqiptare politikanët tanë u përgaditën nga projektet antishqiptare.Por shumica prej tyre aq me besnikëri i qëndruan projekteve antikombëtare për ta rrënuar shqiptarizmën sa që është objekt që të studiohet shumë kohë dhe të bëhen shumë analiza politike dhe historike.

E deri sa çështja shqiptare ka mbetur në një udhëkryeq të madh ku fare nuk funksionojnë semaforat dhe është përzier lamshi ku duhet shumë kohë për t´iu gjetur fija drejtuese këtyre bredhësve politikë që ju ka humbur rruga në oborr dhe janë të kapluar nga një mjegullë e madhe që e kanë krijuar vetë për nevojat  e tyre politike duhet të zgjohët djalëria dhe vajzëria shqiptare përmes një koncepti arbëror që të aktivizon sa më shpejtë çështjen e bashkimit të trojeve shqiptare në një shtet të përbashket.Bredhësit politikë si kanë ardhur ashtu edhe do të ikin.E mbas tyre do të mbetët vetëm dëmet që ja kanë shkaktuar kombit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat