Si në filmat e njohur Western ose Wyatt Earp!

Opinione

Si në filmat e njohur Western ose Wyatt Earp!

Nga: Agron Shabani Më: 9 korrik 2023 Në ora: 16:41
Autori Agron Shabani

Kemi vërejtur dhe konstatuar shpesh se nën parullat, sloganet, banderolat. ose recidivet tashmë të njohura pllakative, paushalle ose ataviste të "integrimit të Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve në NATO, BE-së, si dhe në organizatat tjera perëndimore ose veri-atlantike: Në Shqipëri dhe Kosovë, janë instaluar dhe akomoduar kërmat, fosilët ose klikat e egra të ekstremit të majtë "revolucionar", boleshevik, proletar, internacionalist, leninist, stalinist, udbist, jugokomunist ose komuno pansllvist. Mbase, njerëzit e pa fe, pa komb dhe pa atdhe, të cilët i kanë kapur, privatizuar, klanizuar, uzurpuar, relativizuar, monopolizuar dhe instrumentalizuar popullin, shtetin, pushtetin, nderin, moralin, edukatën, kulturën, arsimin, shkencën, politikën, diplomacinë, ushtrinë, policinë, intelegjencën, vlerat, resursët ose pasuritë e përgjithshme shtetrore dhe nacionale e kështu me radhë. E sidomos shumicën absolute të mediave të shkruara dhe elektronike në Kosovë dhe Shqipëri.

Kështu që në 'xhunglën e madhe" të atyre ligjëve të pashkelura, të panjohura dhe të pashkruara, ata me çdo kusht duan të jenë mbretër të xhunglës së përgjithshme në kulturën, informimin, publicistikën, zhurnalistikën, analitikën, politikën dhe diplomacinë e Kosovës dhe Shqipërisë.

Ata pra që në nepër gazeta, portale, agjensi lajmësh ose radio-televizionësh të "pavarura ose publike" në Kosovë dhe Shqipëri, të finansuara, dirigjuara, menaxhuara ose komanduara nga Serbia, Rusia dhe e majta ekstreme ose radikale në Europë ose SHBA-së, gjegjësisht nga i ashtuquajturi shteti i thellë ose dubioz: Përditë u mbajnë "ligjerata" të ndryshme, diturame, elegji, elozhe ose "liturgi" publikut ose opinionit të pakualifikuar, jo audicional, stupid, ne buloz ose mediokritë në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë mbi "famën dhe lavdinë e madhe të shokut Enver Hoxha, shokut Edvin Rama, shokut Fatos Nano, shokut Bedri Islami, dhe shokëve ose drugarëve të tjerë "bolshevik, proletar dhe internacionalist të tufës, kopesë ose koperativës së madhe marksist-leniniste ose stalinisto-rankoviçiste në Kosovë dhe Shqipëri.

Ndaj, Kosova dhe Shqipëria sot, sikur i ngjajnë Kolumbisë, Venezuelës, Kubës, apo Çikagos, "Moskës së vogël", Leningradit ose Stalingradit të viteve të njëzeta dhe tredhjeta të shekullit të kaluar.

Paradoksi tjetër (shqiptar ose kosovar) i radhës është ai se "borxhezët, feudalistët, skllavopronarët ose aristokratët e ri" pushtetmbajtës ose pollitik si Edvin Rama & Company, vazhdimisht i kërkojnë votat e tyre. Votat e njerëzve me të varfër ose shtresave (kategorive) me të ulëta dhe me skmanore që duhet të votojnë dhe punojnë për ta si në rendët ose sistemet e ndryshme skllavopronare, feudaliste, absulutiste, kameraliste, natyrore, ordinare, mesjetare, primitive ose arkaike.

Në të kundërten, bëmat dhe gjëmat e tyre ndaj shqiptarëve, gjithëmonë janë kobzeza ose ugurzeza.

Në instancë të fundit, sipas Orvelit dhe Kolakovskit, edhe shoqëria hierarkike, monarkiste, centraliste, anarkiste, anarkoliberaliste, anarkoindividualiste, konfuze ose kaotike, mund të ekzistojnë vetëm në saje të skamjes, robërisë, mediokritetit, shantazhit, komplotit, linçimit, cinizmit, injorancës, nebulozës, dogmatizmit, demagogjisë, hipokrizisë dhe patologjisë individuale dhe kolektive të një shteti, populli ose kombi të tërë.

Ndaj, sipas Hegelit:" Kafshët janë në zotërim të shpirtit ose instiktit, shpirti i tyre është në zotërim të trupit e jo të mendjes ose intelektit (intelegjencës) që nuk e kanë. Prandaj, nuk kanë të drejtë të jetojnë ose vendosin mbi jetën dhe trupin ose organizmin e tyre.

Në të kundërten, në një shtet, pushtet ose sistem jo të lirë, jo qytetarë, anti-njerëzore, kontra-kulturorë ose pseudodemokratik, ti mund të linçohesh, izolohësh, qortohesh, vritesh ose dënohesh edhe përmes humorit, hostenit, sarkazmës ose ironisë.

Në Kosovë dhe Shqipëri, ekstremi i majtë bolshevik, stalinist, udbist (rankoviçist), proletar, internacionalist, komunopansllavist ose jugokomunist, gjithëmonë ngelën të pranueshem, miqësor dhe analogjik mes veti, pasi që ata vazhdimisht aplikojnë ose praktikojnë mjetet ose metodat e njëjta linçuese, shantazhuese, komplotiste, mashtruese ose jodemokratike në realizimin e qëllimeve të tyre.

Kështu që e majta ekstreme, radikale, revolucionare ose neokomuniste edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, janë shëndoshë e mirë dhe në këmbë (paterica) të forta serbe, ruse, filojugosllave, neostaliniste etj.

E tërë kjo falë "kontributit kolosal dhe titanik" të popullit ose elektoratit shqiptar ose kosovar në veçanti, si dhe të Brukselit dhe Uashingtonit në anën tjetër, të cilëve vazhdun t'u meket zëri dhe stepët goja në "korin" ose "koncertin e madh" të "muzikës" ose "melodisë" makabre dhe tepër funebre të "delengjinjëve të vegjël" bolshevik, proletar, internacoinalist, kosmopolitik, udbist, rankoviçist, stalinist, jugokomunist ose komunopansllavist.

Falë atij morali te dyfishtë: "shtresa e lartë kullake e aristrokracisë ose borgjezisë së re shqiptare ose kosovare"-janë shpërngulur ose kanë emigruar në politikë, qeveri, parlament ose në parti politike, kurse, pjesa më e madhe e tyre, është shtresë e ulët që përbëhet nga punëtorët, bujqërit, blegtorët dhe tregtarët e vegjël ordiner ose ambulant.

Përderisa, ajo "pjesa tjetër", e mbi-quajtur si shtresa më stabile dhe rentabile për shtetin (ët), pushtetin dhe shoqërinë, përbëhet nga shtresa e mesme që përbëhet nga tregtarë të mesëm, nga administrata shtetërore ose publike, punonjësit e shëndetësisë, profesorët univerzitar, policia, ushtria, deri diku dhe arsimtarët etj.

Me fjalë tjera, politikanë e ndryshëm ditor ose periodik në Kosovë dhe Shqipëri (nga pozita dhe opozita) janë arketip ose prototip politikanësh jokurrizor ose të pa dinjitet dhe integritet, që i zhvaten, imponohen dhe nënshtrohen vazhdimisht llupës, diktatit dhe monopolit të jashtëm adminitrativ, juridik, politik, ushtarak, policor, financiar, tregtar, ekonomik etj. E sidomos "aristokracisë" ose "borxhezisë së lartë" të Beogradit, Moskës, Stambollit, Brukselit ose Ëashingtonit.

U mor vesh se me atë lukuni ose "armatë të madhe politikanësh, diplomatësh, intelektualësh, analistësh, publicistësh, kasnecësh" ose turrecësh e bedelësh të ndryshëm debil, stupid, nebuloz, analfabet, paranormal ose parapolitik: Serbia nuk do e njoh as pranojë kurrë Kosovën si shtet të pavarur, sovran, integral, autonom ose autentik.

Se këndejmi, me ndihmën e bedelëve, potragjelëve ose telallëve të mesipërm agjitues ose propagandistik, si macën në thes, Kosovës dhe shqiptarëve iu diktua ose imponua i ashtuquajturi "popullin i ri kosovarë", i "lindur ose dalur nga lufta" ose "revolucioni i domateve" së bashku me "pakon e Ahtisarit"...si dhe projektët dhe planimetritë tjera të popujve artificial ose johistorik" (lexo: "the people ëithout history") si në etapat ose periudhat e ndryshme të kusuritjeve ose baraspeshave imperiale ose kolonialiste " (lexo:" the people ëithout history and the colonial escquality") etj.

Se këndejmi, qarqet, strukturat ose rrethët e ndryshme vicioze ose biocenoze, në kuader të shtetit të thellë ose dubioz të oligarkisë ose masonerisë botërore: Vazhdimisht e akuzojnë, paragjykojnë, stigmatizojnë, demonizojnë ose satanizojnë njëri tjetrin për paradokset, anomalitë dhe patoligjitë e njohura reaksionare dhe anakronike që i kanë sjellur ose shkaktuar vet.Ndërkaq, u mekët zëri ose stepët goja para dosieve vuluminoze të "delengjinjëve të vegjël" udbist ose jugokomunist që kanë gjetur "strehë intelektuale, kulturore dhe patriotike"-tek gazetat ose portalet e ndryshme shqiptare ose kosovare e kështu me radhë. Apo, tek shtresat ose kategoritë me të dyshimëta, me të pazhvilluara ose prapambetura në Kosovë dhe Shqipëri.

Kështu që në Shqipëri dhe në Kosovë pakica puroshqiptare, neoshqiptare, pornoshqiptare

osezjoshqiptare, sundojnë ose qeverisin me shumicën shqiptare. Dhe, kjo është shumë e padrejtë.

Apo?!

Sidoqoftë, njerëzit normal dhe racional, më në fund, do jenë të detyruar patjetër të zbresin spiralën e dhunës, terrorit, komplotit, shantazhit, terrorit, luftërave ose konfilkteve të ndryshme, duke iu kthyer raciinalitetit, normalitetit, intelektit dhe humanitetit të njohur njerëzorë ose qytetarë.

Ndryshe nga kjo, përsa kohë që elita e njohur shkencore, intelektuale, kulturore, politike, diplomatike, gazetareske ose publicistike, vazhdojnë të kridhen e ç'kridhen në gjumin e diktuar ose imponuar formumian ose kabinetik nga politikanët dhe politikat e ndryshme ditore ose periodike. Anonimusët, diletantët ose njerëzit e ndryshëm pa traditë, pa+ edukatë, pa kulturë, pa histori, si dhe pa njohuri themelore ose elementare në "fahun" ose "profesionin e tyre", do vazhdojnë të bëjnë ligjin dhe policin. Duke e lozur "mjeshtërisht" rolin e "mbretërve të xhungles" në Kosovë dhe Shqipëri.

Kjo për faktin se elita ose intelegjenca e njohur shkencore, intelektuale, kulturore, politike, diplomatike, gazetareske ose publicistike e Kosovës, nuk janë më aktivë ose prezent si dikur në skenën ose "panoramën e re" shkencore, intelektuale, kulturore, politike, diplomatike, gazetareske, publicistike, akademike ose pedagogjike të Kosovës.

Sepse, ose kanë vdekur dhe nuk ndodhën më në jetë, ose kanë emiguruar në presidencë, qeveri, parlament, diplomaci, polici dhe parti të ndryshme politike, ose janë të pënguar nga "etërit" ose "baballarët" e ndryshëm vendor ose ndërkombtar, të cilët e vënë dorën në brez, apo e censurojnë, shpifin, linçojnë, kriminalizojnë, stigmatizojnë, skizmatizojnë, demonizojnë (satanizojnë), e leçitin, izolojnë ose censurojnë, sapo e degjojnë, lexojnë ose mësojnë emrin dhe mbiemrin e një profesionisti ose intelektuali të lartë kulturor, politik, diplomatik, informativ, gazetaresk ose publicistik.

Se këndejmi, për bindjen ose mendimin tim, ka shumë çështje dhe aspekte të njohura determinante dhe paradigmatike të cilat vazhdojnë t'i sfidojnë, eklipsojnë, dominojnë ose ambivalojnë politikën, diplomacinë, fenë, religjionin, artin, kulturën, letërsinë, arsimin, informimin si dhe fushat (sferat) tjera të jetës në Kosovën e pasluftës. E sidomos luftërat ose përballjet e vazhdueshme në mes vlerave dhe antivlerave.

Kështu që akoma nuk dihet me saktësi a ka qenë Adem Jashari themelues dhe komandant legjendar i UÇK-s, apo disa "gjeneral marshall" ose "gjeneral komisar" që e kanë pa luftën e UÇK-s në gazeta ose televizor?!

E vërteta dhe intelegjenca, janë rrënja katrore e humanizmit, moralitetit dhe racionalitetit njerëzorë.

Ndërkaq, nderi, morali, arsyeja, ndërgjegia, vetëdija, intelekti, shpirti dhe intuita, sipas filozofëve, sociopsikologëve ose socioantropologëve të shumtë, janë hyjnia kryesore brenda njeriut.

Në instancë të fundit, gjithçka që është e bukur, e dashur, e mençur dhe fisnike, është frutë (frytë) i vetëdijes, ndërgjegjës, arsyes, arsimimit, kulturës dhe edukatës.

Ndaj, edhe debati, dialogu, diskutimi, dyshimi, replika, polemika, censura ose mediokracia, janë një çështje poaq e vjetër dhe komplekse sa edhe vetë paraqitja e shkrimit të njohur letrar, shkencor, kulturor, gazetaresk ose publicistik në këtë botë.

Madje ato janë edhe përcjellese ose bashkëshoqëruese të tyre në të gjitha rendet shoqërore, qytetare, politike ose diplomatike, si dhe në të gjitha fushat ose formacionet letrare, kulturore, fetare, politike etj. Nejse, edhe sot veç fola (shkrova) palidhje!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat