Nuk ka ndërruar sjellja e Albin Kurtit ndaj ndërkombëtarëve, por ndërkombëtarët e kanë ndërruar qëndrimin ndaj Albin Kurtit

Opinione

Nuk ka ndërruar sjellja e Albin Kurtit ndaj ndërkombëtarëve, por ndërkombëtarët e kanë ndërruar qëndrimin ndaj Albin Kurtit

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 18 qershor 2023 Në ora: 17:07
Albin Kurti, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak

Barazimi i agresorit me viktimen, Serbinë me Dardaninë për interesa të gjeopolitikës në kurriz të Dardanisë, është e papranueshme

Borrel, Lajçak, Escbar dhe Hill, janë aleate të Serbisë

Kryeministri Albin Kurti, duke i mbrojtur interesat e Republikës së Dardanisë, i zbuloi politikat e këtyre të lartëpërmendurëve në bashkepunim të ngushtë me Edi Ramen dhe Vuçiqin, për fatëkeqësinë tonë, edhe opozitën e cila cilësohet se qendron ne të njejtat pozicione

Opozita e cila qendroi mbi 20 vite ne pushtet, e solli Republikën e Dardanisë nga një shtet sovran, në një republikë të nenshtruar, kontrolluar dhe dirigjuar nga Serbia, duke ua imponuar kërkesat e saj për ta defunkcionalizuar, për ta paraqitur para faktorit ndërkombëtar si jo shtet të plote sovran qe nga fusnota, shndërrimi i çeshtjës së asociacionit nga ajo e brendshme si problem ndërkombëtar, pastaj, kërkesa por edhe pajtimi i udheheqjës së atehershme për korrigjimin e kufijve, fatëkeqësisht edhe sot kemi deklarata publike nga disa individ të partive opozitare se qendrojnë në të njejtat pozicione me deklarata infantile sa edhe qesharake se, gjoja, do ta kthejme Luginen pa i dhenë Serbisë asgjë, që, në të vërtetë ishte në pyetje veriu me asetet vitale për Repunlikën e Dardanisë, minieren e Trepçës dhe liqenin e Ujmanit, aorta e ekonomisë dardane.

Sjelljet e Serbisë në këto momente të krizës së krijuar nga ajo e duke u shtyrë se angazhohet për paqe fatëkeqësisht e ndihmuar nga shtetet aleate të saj, në rend të parë Rusia, por edhe Franca me ndihmen e Shqipërisë së Edvin Kristaq Rames i cili në vendë se t’i dale zot Dardanisë, siç e kam quajtur në disa shkrime të mia me shprehje ofenduese në menyrë metaforike sikur ai “sharovi” i cili, në vend se t’i mbroje delet nga llava ujqërve të tërbuar, ai, iu bashkengjit ujqërve për të prerë sa me shume dele.

Siç e kam quajtur, ashtu mendoj edhe tani, ai praktikisht qendron në krye të kolonës së 5-ste në një fushatë të ashpër, tejesisht e pa ndershme kundër Kryeministrit Albin Kurti, bashkë me opozitën, listen serbe dhe Vuçiqin, sipas direktivave të Kremlinit.

Populli shqiptar i Dardanisë, por, edhe ai i pakicës serbe i cili është në një situatë të vështirë dhe i pa mbrojtur, në njërën anë nga Vuçiqi por, të pa siguruar as nga qeveria e Dardanisë sepse, çdo tentim të shtrirjës së sovranitetit në veri, i bashkohen teorisë së Vuçiqit, të Edi Rames dhe opozitës dardane se, serbet “janë të rrezikuar nga Albini”, duke mos e çarë kokën, as Evropa por edhe Amerika, të cilat, po i rrinë me shpatën e Demokliut mbi kokë rreth masave-sankcioneve në menyrë ultimative vetem ndaj tij, por jo edhe ndaj Vuçiqit, i cili përmes grupeve terroristo-banditeske, rrafen, policë të uniformuar, ushtarët e NATO-s, përfaqësues-gazetar te mjetet e informimit qe i bie se Serbia, jo vetem qe nuk i respekton, por me kërkesat e saj edhe po i shantazhon.

Gati pati edhe viktima ne mesin e ushtarëve të KFOR-it, të cilët, ne vend se t’i mbrojnë kufijte sipas Rezolutës 1244, ata përzihen në punët e sigurisë qe i perket organeve të rendit, të qytetarëve dhe pasurisë së tyre.

Si po sillet KFOR-i ndaj situatës me rastin e kidnapimit të tre policëve në territorin e një shteti sovrane duke hyrë në brendinë e tij mbi një kilometër e gjysëm, kur, forcat e KFOR-it, duke i pasur shenjat në terren, vrojtimi nga helikopterët dhe deshmet tjera ata, ende gjoja se ende nuk kanë të qartë se a kanë hyrë forcat serbe në teritorin e Dardanisë apo jo. Absurd.

Nga këto sjellje dhe qendrimet politike evro-amerikane, me shkon mendja se, në kuadër të një presioni të pa parë deri me tani, përpos atyre ekonomike, mund të jetë edhe sjellja inferiore dhe e pa interesuar, duke ia bashkangjitur edhe këtë një forme e shtuar në kuadër të shantazhimit të përgjithshme.

Një gjë duhet ta kenë të qartë, edhe Evropa por edhe miku ynë Amerika se, nese këto janë presione ndaj Kryeministrit Albin Kurti për deryruar që të dorëzohet ndaj këtij shantazhi me qellim qe përmes forcës, politike, diplomatike, ekonomike e ushtarake, me qellim të dorëzimit të veriut, duhet të jeni të vetëdijeshëm se, populli shqiptar, jo vetem i Dardanisë, por i gjithë shqiptarisë, kurrë një gjë të tillë, nuk do ta pranojë.

Ju, mund të impononi një zgjidhje të përkohëshme momentale, për juve si afatëgjate por, assesi si të përjetshme.

Ju, po i përcillni reagimet fillestare që janë vetem paralajmeruese ama, reagimet e vërteta, do t’i shihni në vazhdim.

Thënë, shkurt e shqip, deshet ju ose jo, shqiptarët do të bashkohen, nuk ka lidhje në një shtet apo në shume shtete, ata, do të reagojnë si një komb.

Numri i vërtetë e i saktë i shqiptarëve në botë por, ai sillet, prej 10 milion e me tepër, prandaj, duhet ta kuptoni se, shqiptarët nuk do ta pranojnë të tkurren sipas apetiteve ruso-serbe dhe disa aleatëve tjerë të tyre, qe shqiptarët i dinë me shekuj, nuk do të rrinë të qetë.

Prandaj, presioni ndaj Kryeministrit Kurti, që ne kupton edhe komplet udheheqjes aktuale të Dardanisë, është njëherit edhe presion mbi terë kombin shqiptar.

Nuk deshiroj që për këtë të bindëni sepse, do të jetë shume e rrezikshme për paqen dhe sigurinë, jo vetem në Ballkan por, në Evropë në rëndë të parë e edhe me gjerë.

Duhet ta kuptoni se, nuk duhet por edhe nuk mundeni që barrën e paqes në gjeopolitkën e terësishme ndërkombëtare, t’ia ngarkoni mbi kurrizin gjithë shqiptar.

Sjelljet e juaja me standarde të dyfishta ndaj agresorit e luftënxitësit, Serbisë dhe viktimes, Dardanisë, janë haptas nençmuese, diktatoriale dhe poshteruese, qe nuk mund, jo vetem të pranohet por, edhe të durohet.

I keni të gjitha metodat e presionit në duart e juaja, ama, siç thotë populli, “peri këputet prej se holli, e zullumi- shtypja, prej se trashi”.

Si shtetas amerikan, me mburrje e krenari, duke qenë qytetar lojal ndaj, sistemit demokratik, Kushtetutës dhe ligjeve amerikane por, edhe si njeri human si ndaj çdo populli të shtypur në rruzullin tokësor, veçmas kur bëhet fjalë për kombin dhe popullin tim të origjinës, është e pamundur të heshtësh për një padrejtësi arrogante.

Ajo qe me së shumti po me brengos është, sjelljet dhe qendrimet e KFOR-it, të cilët, pa ndihmen e askujt, vertetësinë e kidnapimit të tre policëve nga forcat pushtuese serbe, e kanë në dijeni por, edhe kjo sjellje është në kuadër të presionit për të cilin, nuk do t’a ndalin, por, qe ne vet përmbanë rreziqe të pa parapara.

Marrëveshja ruso-serbe qe, Edi Ramen ta bëjnë “kryetar të parë të një Shqipërie të bashkuar” me një Dardani të stërcunguar, qofsha i gabuar, me kufij në Gazimestan, është alarm qenuk e lenë të qetë asnjë shqiptar në rruzullin tokësor.

Qendresa e Kryeministrit Kurti dhe udheheqjës aktuale të Republikës së Dardanisë, i zbuloi lakuriq politikat ndërkombëtare, veçanerisht atyre evropiane, kundër interesave shqiptare në pëgjithësi e asaj dardane në veçanti.

Nuk kane pritur një qendrim dhe sjellje stoike e të pa lekundur të Kryeministrit krahasuar të ish udheheqjes e cila, ka bërë leshime të dëmshme dhe të rrezikshme sipas kërkesave të Vuqiqit, i cili, i befasuar me sjelljet e udheheqjes se është i frustuar, por me tepër i befasuar, pasi ishte llastuar me ish grupin për bisedime të cilët, as “tymin e duhanit nuk ia qartshin”, prandaj edhe po sillet sikur i qartur, kuptohet, edhe kur ledhatohet e tolerohet nga ata të cilët do të duheshin ta stoponin menjëhere, nëse duan paqe dhe marredhenie normale me shqiptarët.

Ata, ish pushteti, me “Amelikën” në gojë e me duart në xhepat e popullit, përmes korrupsionit enorm, dhe pasurimit të dyshimte, e kanë zgjedhur heshtjen si “pro amerikanist”. Jam shum i sigurt se Amerika shume mirë i njeh edhe pushtetin dhe opozitën.

Tani po e del e verteta e hidhur me pasoja shume të renda.

Pa dyshim, populli, ashtu siç e ka dhenë voten, është me Kryeministrin dhe udheheqjen aktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat