“Mua më rrahin e popin jo, popi hidhërohet e unë jo”

Opinione

“Mua më rrahin e popin jo, popi hidhërohet e unë jo”

Nga: Hafiz Shala Më: 13 qershor 2023 Në ora: 23:31
Autori Hafiz Shala

“Sharovi në krye të Qeverisë së Tiranës, nuk e ndal sulmin ndaj “bagëtive” të sulmuara nga ujqërit, prandaj, Qeveria e Dardanisë, t’ia ndalojë hyrjen në territorin e Republikës, qoftë edhe si qytetar i thjeshtë.

Ta shpjegoj thënien e këtij titulli. Një hajdut serb duke ikur nga policia për një vjedhje që e kishin zënë në flagrancë, gjatë ikjes e shef popin dhe, gjoja për t’i shpëtuar policisë ose për të pasur në konsideratë si klerik, i afrohet dhe i bashkëngjitet dhe e kapë, përdorë.

Policet iu afruan duke e larguar nga popi dhe filluan ta rrahin brutalisht.

Duke e parë këtë skenë brutale të policëve, ai filloj të reagojë ashpër në frymën fetare dhe u brengos shumë. Në ndërkohë, masës së tubuar hajni iu drejtua: Mua me rrahën e popin jo, popi po hidhërohet dhe unë jo.

Tani “kryesharovi” i Tiranës, gjoja, më shumë po brengosët se sa vetë Qeveria e Dardanisë. Pajtohem dhe e përkrahu Kryeministrin Kurti kur i drejtohet se, pse një draft të tillë nuk ia propozoj Vuçiqit rreth pakicës shqiptare në Dardaninë Lindore.

Po, si ta bëjë ky “tradhtar” me damkë të kombit në përgjithësi i cili, me siguri se nga marrëveshjet e fshehta më Vuçiqin për ndarjen e veriut, nuk e ka guximin qe ta marrë një hap të tillë sepse, Vuçiqi sikur të ish pushtetarët e Dardanisë qe i shantazhonte, edhe këtë e mbanë nen kontrolle totale.

Sharovi, për hirë të personifikimit si “një person me peshë”, ky, sikur ajo bushtra, e cila është në gjendje që edhe këlyshët e vetë t’i hajë po qe se është nevoja.

Ky, është një njeri me emër shqiptar në kuadër të kombit, po del aq idiot i cili nuk meriton as emrin t’i përmendet në asnjë media.

Shqiptarët e Dardanisë, assesi nuk duhet nënkuptuar se një mercenar i llojit të këtillë, e paraqet qëndrimin, vullnetin dhe përkrahjen e vëllezërve shqiptarë nga toka e jonë e bekuar dhe e larë me gjak me shekuj.

I thërras vëllezërit tanë përtej kufirit që, të reagojnë përmes demonstratave masive gjithë popullorë kundër tentim ndarjes tani shpirtërorë në mes vëllezërve të një njeriu i cili, përpos shantazhimit nga Vuçiqi të cilit nuk e ka guximin t’i kundërvihet, si konsumues i drogës, duhet urgjentisht të dërgohet të mjeku dhe psikiatri.

Vëllezër të nderuar nga nëna Shqipëri, mos keni kurrfarë brenge se, ne e dimë që ju absolutisht nuk pajtoheni më ketë veprim antikombëtar prandaj, ju mirëpresim dhe iu mirëkuptojmë për brengën. Ne, sigurisht që llogarisim në juve më plotë sinqeritet dhe dashuri, ndërsa, sharovi i juaj, nuk do të shkojë larg sepse, sipas veprave të tij narko-korruptive dhe blerje dhe manipulimeve me votat e qytetarëve, po të vepronte Departamenti i Shtetit në mënyrë principiele e pa ndikuar nga Soroset, është mendim personal si shtetas i këtij vendi, do të duhej të shpallej person nongrata, qe i bie se do të jetë në përputhje me propozimin, jo veten timin por edhe të qytetarëve të Dardanisë.

Opozita e afërt më ketë monstrum dhe me Vuçiqin, pas këtij vendimi antikombëtar të sharovit të Tiranës, ua rritin shpresat, së “Kurtit po i numrin ditët e fundit”. E kam cekë edhe në një shkrim timin, sikur dhelpra pas dashit duke pritur mos po i bien.

Kryeministër i nderuar në kuadër kombëtar, mos hiq dorë nga hapat të cilat i kë marrë në shtrirjen e sovranitetit, respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi sepse, kjo është forma e vetme për të pasur një shtet i cili do të bazohet në shtyllat e demokracisë botërore e posaçërisht asaj amerikane e cila, mu në ditën e sotme, për herë të parë në historinë e këtij shteti, e solli para gjyqit Federal ish Kryetarin e SHBA-ve, Presidentin Donald Trump.

Tani, sa i përket Evropës, ajo ka qenë njerk për shqiptarët apo ashtu siç e ka quajt i Madhi Fishta, “Evropa lavire” e cila me shekuj jo vetëm që i ka dëmtuar shqiptarët por edhe i ka mbyllur sytë para veprimeve gjenocidale serbo-ruse, duke i përzërë nga trojet e tyre stërgjyshore shekullore.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë obligim që në këto momente të vështira kur shtetit të Dardanisë iu kanë vlerësuar armiqtë shekullor, në ketë rast edhe Evropa, e cila, ende, duke u rreshtuar dhe duke e përkëdhelur Serbinë mike e Rusisë po i kërkon Dardanisë që të falë territore duke e mashtruar përsëri sikur atëherë kur na mashtruat se po që se doni liberalizimin e vizave, falni 8200 hektar Malit të Zi.

Zotëri, euro-amerikan, në krye të qeverisë është njeriu i cili nuk thyhet, nuk përkulet dhe nuk dorëzohet para asnjë presioni sepse, është në të drejtën dhe karshi vullnetit dhe dëshirës së popullit.

Tani, dy kontinentet, keni has në një njeri të dijshëm, të guximshëm, të vendosur, të pastër dhe të pa shantazhuar.

Pasi, qëllimi i dikujt është që veriu t’i dhurohet Serbisë, duhet të na kuptoni se, fqinjët tanë, Serbi e Greqi u rritën duke e gllabëruar toka shqiptare gjithmonë kur në pushtet ishin tipat e sharovit të Tiranës.

Prandaj, sikur të ishim sa Kina më një popullate prej 1 miliard e 413 milion banor dhe më një sipërfaqe prej 9.6 milion kilometrave katrore, atëherë, për t’i zgjidhur problemet gjeopolitike, po i kërkoni Dardanisë që ta bëjë në kurrizin e sajë të kërrusur dhe stër-rënduar. Nuk mundemi qe ta pranojmë sepse, nuk mundemi. Na kuptoni nëse doni ose….

Zotëri, nga Evropa dhe Amerika, nëse mendoni qe përmes presioneve politike, ekonomike, ushtarake dhe të tjera, ta detyroni popullin e shtypur më shekuj nga i njëjti armik nga i cili ende plagët nuk janë shëruar ndërsa, gjaku ende i pa tharë nga gjenocidit fundit, pa marrë parasysh premtimet e juaja se, nuk ka republikë serbe se, nuk ka pengesa që Serbia të përzihet në punët e brendshme, janë ëndrra të cilat nuk po i kuptoni por edhe pse vërtetë ju nuk e njihni Serbinë sepse, zotëri, kur juve iu shantazhojnë, rrahin e për pak edhe nuk iu vranë, e nuk jeni në gjendje qe ta detyroni Serbinë qe mos t’i ndërsej grupet terroriste-kriminale e lëre ma ta njeh Republikën e Dardanisë, as kjo Qeveri e as ky popull nuk mund të jetë konfidente në qëndrimet e juaja.

Ndërsa, kur e ndërsyet “sharovin” që t’i vërsulet popullit të vetë sipas emrit qe mbanë, atëherë, nuk mbetet asgjë tjetër qe mbi 20 milion shqiptar në gjithë rruzullin tokësor kudo qe jetojnë ata, të identifikohen edhe aty kur kjo iu ndalohet, për t’u bashkuar pa a me pëlqimin tuaj për ta mbrojtur qenien shqiptare duke u mbrojtur, pa zgjedhe forma dhe metoda të duhura për të mbijetuar.

Mua, kohëve të fundit, shumë shpesh po me dëftohet në ëndërr, heroi dhe nderi i kombit, Avni Rrustemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat