12 qeshror 1999, Ora e madhe e historisë - Dita e çlirimit të Kosovës!

Opinione

12 qeshror 1999, Ora e madhe e historisë - Dita e çlirimit të Kosovës!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 12 qershor 2023 Në ora: 00:05
Foto ilustrim

Dita e çlirimit, nuk përshkruhet, ajo përjetohët si udhërrëfim i aspiratave dhe përpjekjeve për liri, si rrugëtim i vuajtjëve dhe katrahurës deri në golgotë të popullit tonë, si një ëndërr e ndrydhur nder shekuj & breza, dhe tanimë e transformuar në përjetim real dhe t'prekshëm, e që quhet: LIRIA!

Orientimi ynë perëndimor, rreshtimi i në krahë të këtij qytetërimi, dhe në veqanti ; koordinimi dhe bashkërendimi me SHBA-të në krye të aleancës veri-atlantike (NATO), bëri të prekshme dhe t'realizuar aspiratën tonë shekullore për çlirimin e Kosovës me ndërhyrjën ushtarake dhe bombardimin e Serbisë armike, nga 24 marsi deri me 12 qeshor 1999, në ditën e çlirimit!

Falë sakrificës sonë ndër breza & ndër shekuj  vuajtjeve, përpjekjeve tona t'parreshtura...

Falë Levizjes sonë nacionale për liri & pavarësi të sublimuar me rezistencën e armatosur dhe luftës çlirimtare të UÇK-së!

Falë gjakut të deshmorëve, martirëve, të rënëve dhe viktimave të shkaktuara pa dallim moshe dhe gjinie nga armiku i egër & barbar, regjimi fashist dhe gjenocidal i Millosheviqit!

Falë vizionit, urtisë dhe largpamësisë se presidentit historik Rugova në krye të levizjes sonë nacionale për liri & pavarësi, sot kemi një Kosovë të lirë e sovrane.

Përjetësisht dhe tehllësisht mirënjohës :

Atit themeltar të shtetit të pavarur e demokratik të Kosovës, presidentit historik Rugova.

Sakrificës dhe kontributit të brezave në sherbim të kauzës së lirisë.

Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)

Amerikes si spozore e lirisë dhe shtetit tonë t'pavarur në krye të NATO-së dhe qytetërimit euro-perëndimor.

Zot, bekoje Kosovën dhe popullin e saj, si dhe deshmorët e lirisë dhe Amerikën në krye të NATO-së!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat