Plani i Edi Ramës, e ndihmon Vuçiqin apo Albinin?

Opinione

Plani i Edi Ramës, e ndihmon Vuçiqin apo Albinin?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 11 qershor 2023 Në ora: 16:35
Edi Rama, Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq

U bë lajm në media dhe ngjalli reagime të forta, pro dhe kundër propozimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ky draf i është dërguar Kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe Presidentit francez, Emmanuel Macron.

Derisa nga vet BE nuk kanë pranuar të komentojnë përveç se kanë thënë se po e shqyrtojnë, sipas Ramës, drafti është dokument konfidencial dhe dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit.

Krejt kjo, sipas tij përfill të gjitha rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Gjithësesi nga shoqëria shqiptare dhe qeveria e Kosovës u kritikua shumë qasja e Ramës, mosnkrodinimi i tij me qeverinë e Kosovës për një gjë kaq të rëndësishme.

Shqipëria s’mund të jetë mbi palët dhe as ndërmjetësues në këtë proces, është palë dhe si e tillë duhet të vepronte. Edhe nga qeveria e Kosovës theksuan se nga Shqipëria presin mbështetje por jo ndërmjetësim “pasi ndërmjetësues tashmë janë bërë shumë“.

Për të theksuar se Asociacioni është çështje e funksionalitetit të shtetit të Kosovës. Derisa edhe nga Beografi dolën kundër, për tjera arsye, pasi ende drafti nuk është bërë publik.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se as kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe as ai i Kosovës, Albin Kurti nuk kanë të drejtë të bëjnë një propozim për statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

I kuptueshme reagimi i Vuçiqit, synimi i tij është Asociacioni me kompetenca ekzekutive, derisa nuk dihet plani Ramës që në mendimin tim do të dështojë, Asociacioni duhet të formihet vetëm si ndonjë model kroat apo ndonjë OJQ.

Edi Rama nëse vërtet ka synim me ndihmu Kosovën, e kundërta është dëshmuar deri tani, ka mundësi të shumta. Minimumi mos të mbështets Vuçiqin, rehabilitimi i të cilit e ka bërë atë faktor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat