Erden Atiq kryetari i parë shqiptar në veri, Lista Serbe me gishta në gojë

Opinione

Erden Atiq kryetari i parë shqiptar në veri, Lista Serbe me gishta në gojë

Nga: Faton Mehmeti Më: 21 maj 2023 Në ora: 16:13
Faton Mehmeti

Dështoi blofi i Vuçiqit, tani në pjesën veriore të vendit po konsolidohen insitucionet e reja të dala nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit. Një shqiptar, konkretisht Erden Atiq është kryetari i ri i Mitrovicës veriore. As në ëndrrën më të keqe një gjë të tillë sdo të mund ta imagjinonte dot Aleksandër Vuçiq.

Presidneti serb i mësuar keq nga ledhatimet e vazhdushme nga ndërkombëtarët dhe përfaqësuesit e Kosovës, veriun ka kohë që e përdor si pronë private të tij për ta përdorur pastaj si mjete për të arritur qëllimet e tija politike. Por, kjo kohë tanimë ka klauar. Pas Mitrovicës veriore, edhe Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku do të kenë kryetarët e tyre të zgjedhur me votë të lirë nga qytetarët me 23 prill.

Edhe flamuri i Kosovës i vendosur në komunën e Mitrovicës veriore dëshmon për sovranitet të vendit edhe në atë pjesë të Kosovës. Kështu që, të gjitha ata serbë që me 5 nëntor u larguan nga insitucionet e Kosovës me urdhër të Vuçiqit kanë mbetur në rrugë, me armën e drejtuar insitucioneve të Koosvës Vuçiqi bëri vetëvrasje politike. Me të drejtë pezmi ndaj Vuçiqit vetëm sa po shtohet në Serbi, vegla e tij që është Lista Serbe, kurrë nuk ka qenë në gjendje më të keqe, ndikimi i tyre kurrë s’ka qenë më i ulët.

Dikur ishin ata, pra Lista Serbe, që përcaktonin kush do të udhëheq në qendër, sot nuk vendosin as kush do të udhëheq në veri. Kështu ndodh kur ke njerëz që nuk bëjnë pazare me ata, por mbrojnë vendin nga ata që nuk duan të mirën as të vet serbeve për interesa të tyre politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat